Vllaznia fiton në Elbasan 4-2
Takimi mes Elbasanit dhe Vllaznisë, i vlefshëm për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë i luajtur sot pasdite në "Ruzhdi Bizhuta", është fituar nga skuadra shkodrane me rezultatin 4-2 duke marrë kësisoj fitoren e parë në grupin D. Pjesa e parë e ndeshjes ka mbaruar 1-0 për Vllazninë me golin e shënuar nga Vajushi në minutën e 39-të me një 11-metërsh të fituar nga vetë ai. Në të dytën kemi dy gola të njëpasnjëshëm të Vllaznisë me të njëjtin autor Xhevahir Sukajn.
Vllaznia sot për kupë në Elbasan
Xhevahir Sukaj me foton e Ardian Arrës në fanellë
Në ndeshjen e fundit, atë të kampionatit me Tiranën, futbollisti i Vllaznisë Xhevahir Sukaj ka luajtur me një fanellë tjetër poshtë asaj kuqeblu të ndeshjes. Arsyeja ka qenë se ai i kishte dedikuar diçka ish-trajnerit të tij Ardian Arra, të ndarë nga jeta pak ditë më parë. Por nuk qe e thënë se ajo fanellë të ngrihej dhe lojtari t’ia dedikonte golin e dytë ish-trajnerit që ia mësoi këtë lojë të bukur. Kjo ngaqë në minutat shtesë të ndeshjes, Sukaj ndonëse doli vetëm për vetëm me portierin Lika, nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë dhe t’i jepte fitoren skuadrës së tij. Për rrjedhojë, edhe dedikimi për profesor Ardianin nuk ka shkuar deri në fund. Sukaj e pranon vetë se në rast se do kishte shënuar do ta kishte hequr krejt fanellën kuqeblu për t’u treguar të gjithëve dedikimin e tij.
Klubi Vllaznia harron të nderojë Ardian Arrën
Ajo që ka rënë në sy në ndeshjen e djeshme në mes Vllaznisë dhe Tiranës ka qenë “harresa” për të nderuar ish-futbollin e njohur shkodran Ardian Arra. Në raste të tilla, zakonisht përpara ndeshjes së rradhës, mbahet një minutë heshtje në respekt të këtyre figurave që ndahen nga jeta. Por klubi Vllaznia nuk e ka bërë një gjë të tillë dje. Përpara ndeshjes, askush nuk është kujtuar nga ana e drejtuesve të klubit për ta bërë një ceremoni të tillë shumë domethënëse.
Sukaj: Më kapi ngërçi në momentin e fundit të ndeshjes
Mund të jetë e vërtetë sepse në fund të fundit e thotë vetë ai. Xhevahir Sukaj është penguar nga ngërçi që e ka kapur në këmbë pikërisht në momentin para se të gjuajë topin drejt portës në minutën e 91-të atëherë kur të gjithë menduan se ai do shënonte dhe do t’i jepte fitoren skuadrës së tij. Por numri 10 i Vllaznisë duket se nuk ka ndër mend të shënojë gola “të lehtë”.
Presidenti Topi sot në Shkodër. Kush do ta presë në “Loro Boriçi”?
Është lajmëruar tashmë që presidenti i Republikës z. Bamir Topi do jetë pasditen e sotme në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës për të ndjekur ndeshjen Vllaznia- Tirana. Presidenti Topi njihet si një tifoz i zjarrtë i skuadrës bardheblu dhe ka shfrytëzuar ndeshjen e sotme për të ndarë edhe disa tituj për figura të shquara të sportit dhe artit shkodran. Por pyetja që lind është kjo: Kush do jetë në krah të tij në tribunën e stadiumit sot? Kjo ka një dilemë të madhe brenda sepse në lojë ka hyrë edhe politika.
Vllaznia vetem barazim 2-2 me Tiranën
Vllaznia ka barazuar 2-2 pasditen e se shtunes ndaj Tiranes duke çuar dem avantazhin e dy golave te shenuar ne minutat e para te pjeses se dyte. Nje gabim i lojtareve te saj dhe nje kryeveper e Klodian Duros kane sjelle barazimin dhe per rrjedhoje zhgenjimin tek tifozet e shumte shkodrane qe ishin ne shkallet e “Loro Boriçit”.
Të Pranishëm Topi e Duka mungojnë krerët e Vllaznisë
Sot në stadiumin “Loro Boriçi’, si rradhë herë këto vitet e fundit ka qënë I pranishëm për të shijuar takimit mes Vllaznisë dhe Tiranës edhe Presidenti I Republikës z.Bamir Topi. Ai është shoqëruar nga një eskortë e madhe personash, por ndër më kryesorët ka qenë edhe numri një I FSHF-së.
Sukaj: Kush është Pisha?! Unë s’njoh as Tiranën, veç golat e mi
Ditë më parë, mbrojtësi i Tiranës, Arjan Pisha, një ndër lojtarët më me eksperiencë në kampionatin shqiptar, u mundua që të ironizonte dyshen sulmues të Vllaznisë, që cilësohet si më e mira e kampionatit shqiptar, Xhevahir Sukajn dhe Armando Vajushin, duke cituar faktin se ai i trembej vetëm Vioresin Sinanit, i cili, ky i fundit, e ka nisur këtë sezon futbollistik nga stoli i rezervave, për arsye që dihen.
Klubi Vllaznia, 400 milionë lekë shpenzimet deri në janar
Shpenzimet e llogaritura nga drejtuesit e shoqërisë aksionere Vllaznia nga muaji gusht kur është krijuar ajo dhe deri në fund të dhjetorit të këtij viti janë afro 400 milionë lekë të vjetra. Ose më saktë, 388.586.000 lekë të vjetra. Një shifër kjo e konsiderueshme e cila natyrisht që do pasohet edhe nga po aq në janar të vitit të ardhshëm dhe buxheti i Vllaznisë për një sezon futbollistik, logjikshëm do të shkojë rreth 800 milionë lekë. Kuptohet pa bërë “marrëzira” në merkaton e janarit por thjesht duke ecur me këtë ritëm dhe me shpenzimet aktuale.