Ramazan Rragami: Kuzhen e rrëzojnë rezultatet

0

Temën ndoshta më të përfolurën ditët e fundit në futbollin shqiptar për trajnerin e kombëtares shqiptare Josip Kuzhe e ka komentuar edhe specialisti i futbollit Ramazan Rragami. Tema “Kuzhe” ka ngjallur debate e diskutime të shumta në opinionin e gjërë sportive, më të fundit edhe në emisionin “Arena Sport” në Tv Rozafa. Të ftuarit kanë prekur ëdhe çështjen “Kuzhe”. Specialisti Rragami ka deklaruar se një trajner janë rezultatet që e rrëzojnë apo që i japin të drejtë. “Një trajneri profesionin e tij nuk ia merr askush pavarësisht emërimeve apo shkarkimeve. Por ajo që e bën të dështojë apo të jetë i suksesshëm një trajner janë vetëm rezultatet që arrin me ekipin.

Josa: Unë s’kam frikë as Liverpulin jo më Tiranën

0

Trajneri i Vllaznisë Mirel Josa i ftuar në emisionin “Arena Sport” në televizionin Rozafa mbrëmjen e djeshme e ka shprehur qartë optimizmin e tij për ndeshjen e rradhës, atë me Tiranën kryesuese të kampionatit. I pyetur nëse e tremb kjo skuadër, ai është përgjigjur: “Mua s’më tremb Liverpuli nëse do luanim me të dhe jo më Tirana”. Një deklaratë që flet qartë se tekniku i shkodranëve ka besim tek skuadra që ai drejton.

Bashkia Shkodër, nesër edhe 100 milionë të tjera për Vllazninë

0

Financimet për shoqërinë aksionere Vllaznia nga Bashkia Shkodër duket se nuk do të mungojnë. Pas 60 milionë lekëve që Këshilli Bashkiak akordoi pak ditë më parë në mbledhjen e tij të fundit, nesër pritet të miratohet edhe një tjetër fond për klubin e futbollit, të shndërruar në shoqëri aksionere dhe me pronare 100 për qind të aksioneve Bashkinë.

Shkodrani Gilman Lika më i miri i Shtatorit

0

Shoqata sportive “Sporti na bashkon” edhe këtë sezon po organizon anketat për futbollistët më të mirë të kampionatit shqiptar për çdo muaj. Në bashkëpunim edhe me katër gazetat e përditshme kombëtare që dalin në vendin tonë, bëhet një anketim, si rrjedhojë e së cilës vlerësohet edhe futbollisti më i mirë i muajit. Për muajin shtator, është vlerësuar si futbollisti më i mirë mesfushor shkodran i Tiranës Gilman Lika.

Veleçiku barazon 0-0 në Rrogozhinë me Egnatian

0

LAJMI I FUNDIT: Veleçiku i Koplikut ka barazuar 0-0 në ndeshjen e luajtur sot pasdite në Rrogozhinë ndaj Egnatias vendase. Loja ka qenë e dominuar tërësisht nga koplikasit ndonëse ata luanin në transfertë po lojtarët e saj kanë humbur shumë raste të pastra shënimi.

20 vjet pas ndeshjes Francë – Shqipëri Gjithçka në optikën e ish-kapitenit të kombëtares...

0

Në këtë intervistë ekskluzive për www.shkodrasport.com, ish-kapiteni i kombëtares sonë dhe tani menaxher i FIFA-s, flet se i u largua për herë të parë nga Shqipëria. Ai tregon gjithashtu nëpërmjet një retrospektive personale se si nisi karriera e tij dhe si përfundoi në një nga klubet më të njohur të Europës, pikërisht atëherë kur Shqipëria kishte hyrë në listën e zezë të vendeve të kontinentit plak.

Futbollistët shkodranë “pushtojnë” ekipet kombëtare

0

Tre ekipet Kombëtare të Shqipërisë kanë në përbërje 9 futbollistë shkodranë që luajnë me Vllazninë por edhe me skuadra të tjera brenda e jashtë vendit. Ditët e fundit në listën zyrtare në Kombëtares U-17 është përzgjedhur i vetmi nga Shkodra e zona e veriut 15 vjeçari Arlind Kalaja për eleminatoret e “Euro 2012” që kjo skuadër do të zhvillojë. Pas grumbullimit dyjavor në Durrës 17 vjeçarët do të nisen ditën e marte drejt Estonisë dhe më pas me 13 tetor do të luajnë sfidën e parë me Sllovakinë.

Lici fiton gjyqin. Klubi Vllaznia i detyrohet 31 mijë dollarë

0

Pak minuta më parë ka përfunduar në Federatën Shqiptare të Futbollit gjyqi mes ish-futbollistit Suad Lici dhe klubit të futbollit Vllaznia. Lici pretendonte për një kontratë të pazbatuar nga ana e klubit që nga viti  2006 dhe për rrjedhojë kërkonte dëmshpërblimin prej  31 mijë e 200 dollarësh. Juristët e Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së kanë dëgjuar palët dhe në fund kanë marrë vendimin: Klubi i futbollit Vllaznia i detyrohet Suad Licit pagimin e shumës prej 31200 dollarësh për kontratën e pazbatuar prej vitesh.

Pesë shkodranë grumbullohen me Shpresat

0

Armando Vajushi, Bekim Bala, Antonio Marku, Erjon Vucaj, Alic Baci janë pesë futbollistët shkodranë që janë grumbulluar me kombëtaren Shpresa për ndeshjen eliminatore të kampionatit Europian ndaj Polonisë që do luhet më datë 11 tetor.

Josa: Tirana e para por ne nuk na tremb

0

Trajneri i Vllaznisë Mirel Josa nuk trembet nga fakti që ndeshjen e rradhës me ekipin e tij do ta luajë pikërisht ndaj njërës prej skuadrave që kryesojnë kampionatin e Superligës- Tiranës. Aq më tepër që këtë skuadër dhe atë ambjent e njeh mjaft mirë ngaqë është rritur aty. Prandaj dhe ka shumë besim se do ia dali me sukses në sfidën e rradhës që do luhet fundjavën e ardhshme.