Futbollistët takojnë administratorin. Sot marrin përgjigje për lekët

0

Ashtu siç ishte paralajmëruar, një grup I futbollistëve të Vllaznisë paraditen e djeshme kanë zbritur tek zyrat e klubit shkodran për të kërkuar lekët që u takon në bazë të kontratave që kanë të nënshkruara, si për rrogat e prapambetura ashtu edhe për këstet e kontratave. Ata janë takuar me administratorin e klubit Fatos Gjyrezi dhe ia kanë bërë të ditur shqetësimin e tyre madje duke dalë hapur me pretendimin e tyre se nëse nuk likujdohen financiarisht, ata nuk do nisen të dielën për në Ulqin ku ekipi do shkojë për stërvitje.

Artan Bushati emërohet trajneri i ri i ekipit të Vllaznisë

0

Artan Bushati emërohet trajner i ri i Vllaznisë. Ai pak çaste më parë ka firmosur kontratën përkatëse me administratorin e këtij klubi Fatos Gjyrezi. Kjo  bëhet e ditur nga vetë klubi shkodran që njofton se me Bushatin është firmosur një kontratë prej një sezoni e gjysëm. Po ashtu bëhet e ditur se prezantimi zyrtar i këtij trajneri do të bëhet në orën 17.00 në zyrat e klubit. Artan Bushati nuk është një emër i panjohur në futbollin shkodran dhe atë shqiptar.

Artan Bushati: Marrja e Vllaznisë, përgjegjësi e madhe për mua

0

Sot pasdite në orën 17.00 është bërë në zyrat e klubit shkodran prezantimi para medias por edhe para skuadrës i trajnerit të ri të Vllaznisë Artan Bushati. Ai që e ka bërë një prezantim të tillë ka qenë administratori i klubit Fatos Gjyrezi i cili në lidhje me këtë ka thënë: “Po bëjmë prezantimin zyrtar të trajnerit të ri Artan Bushati. Unë si administrator ligjor I klubit Vllaznia kam firmosur pak orë më parë kontratën me të, pikërisht pas ndërprerjes me mirëkuptim të kontratës me ish- trajnerin Shpëtim Duro.

Vllaznia vazhdon stërvitjet. Klubi ende i paqartë për të ardhmen

0

Skuadra shkodrane ka vazhduar edhe sot me seancat stërvitore në kuadrin e përgatitjeve për fazën e dytë të kampionatit. Ajo që të bën përshtypje është se ndonëse kemi të bëjmë me fazë përgatitore, prej 10 ditësh tek Vllaznia ende nuk ka qenë një ditë me dy seanca stërvitore. Trajneri Shpëtim Duro aplikon çdo ditë vetëm një stërvitje, kryesisht në orën 11.00 të paradites dhe pas përfundimit të saj, futbollistët lihen të lirë. Nga drejtuesit e klubit është menduar që të dielën ekipi të udhëtojë drejt Ulqinit për të zhvilluar atje dy javë stërvitje intensive por deri në këto momente askush nuk e ka të qartë nëse do bëhet nisja apo jo.

“Juban Danja” të shtunën miqësore me Suharekën e Kosovës

0

Ekipi i futbollit të femrave të "Juban Danjës" do të zhvillojë një tjetër miqësore këtë fundjavë në prag të nisjes së ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë. Për këtë arsye, ditën e shtunë në orën 13.00 në fushën sportive "Reshit Rusi" do të luhet një miqësore teksa përballë ekipit shkodran do të jetë ai i Suharekës së Kosovës. Lajmi eshte bere i ditur per gazeten tone nga presidenti i kesaj skuadre Ferdinand Jaku. Kjo miqësore do t'i shërbejë trajneres Emanuela Jaku dhe stafit të saj për të parë edhe njëherë tjetër gjendjen e skuadrës.

“Nxehet” Duro: Unë dhe lojtarët duam lekët e kontratave!

0

Ditën e dielë ishte menduar që Vllaznia të nisej drejt Ulqinit për të zhvilluar fazën më intensive të përgatitjeve për fazën e dytë të kampionatit, por kjo gjë vështirë të ndodhë. Kjo është konfirmuar ditën e djeshme nga vetë trajneri I kësaj skuadre Shpëtim Duro. Ai, I pyetur nga “Shkodra Sport” se deri kur skuadra do të vazhdojë të stërvitet në Shkodër, ka nxjerrë në dritë shqetësimin kryesor të skuadrës në këto momente. Madje, atij dashje pa dashje, buza I ka shkuar në gaz lidhur me pyetjen e bërë. Jo se kishte gjë me gazetarin por sepse gjykonte se nuk ishte pyetja e duhur në këto momente.

Artan Bushati edhe dje i pranishëm në miqësore e Vllaznisë

0

Kandidati për trajner I Vllaznisë Artan Bushati edhe dje ka qenë I pranishëm në fushën sportive “Reshit Rusi” për të ndjekur ndeshjen miqësore të skuadrës shkodrane ndaj Tërbunit. Këtë herë nuk ka qenë I shoqëruar nga biznesmeni Agron Çela por nga një tjetër biznesmen- Ylvi Mashi, një nga ata që pat shprehur dëshirën të ishte pjesë e grupit që do merrte në përdorim Vllazninë por që me kalimin e kohës u tërhoq.

Futbollistët e Vllaznisë: Lekët ose nuk nisemi për në Ulqin!

0

Tek skuadra shkodrane jo vetëm trajneri Shpëtim Duro e ka mendjen tek paratë e kontratës që ka për të marrë deri më 20 janar. Këtë kërkojnë edhe disa prej futbollistëve titullarë të Vllaznisë. Janë 7-8 lojtarë që kanë për të marrë këstet e kontratave brenda dy ditësh të ardhshme, gjithnjë sipas asaj çfarë kanë të shkruar në kontratë. Këta futbollistë mësohet se ditën e djeshme I kanë kërkuar administratorit të klubit Fatos Gjyrezi një takim. Takim ky që do të zhvillohet ditën e sotme. Në këtë takim pritet të jenë disa prej futbollistëve që kanë për të marrë këste kontratash në këtë periudhë dhe pikërisht Beqiri, Smajli, Belisha, Hajdari, Shtubina, Nallbani, Begaj e Deliç. Bashkë me ta pritet të jetë edhe trajneri Shpëtim Duro.

Vllaznia barazon 3-3 në miqësoren e sotme me Tërbunin

0

Skuadra shkodrane ka barazuar 3-3 në miqësoren e luajtur sot pasdite me Tërbunin e Pukës në fushën sportive "Reshit Rusi".Vllaznia e nisi ndeshjen me portierin Gjokoviç, për të vazhduar me Seminën, Milan Markoviç, Belishën dhe Bardullën në mbrojtje, me Dragoin, Demën, Darko Markoviç e Hajdarin ndërsa në sulm përkrah Rexhës ka luajtur sërish malazezi Deliç. Madje ka qenë ky I fundit që ka zhbllokur rezultatin që në minutën e 7-të me një gjuajtje në hyrje të zonës. Në minutën e 27-të, portieri Gjokoviç ka penguar në mënyrë të parregullt një sulmues të Tërbunit dhe gjyqtari Elidon Qerimaj që ndodhej fare pranë aksionit ka akorduar 11-metërsh.

Çela e Bushati ndjekin Vllazninë. Shtyhet sërish mbledhja

0

Më në fund kanë dalë zyrtarisht sëbashku. Kandidati për president I Vllaznisë Agron Çela ditën e djeshme ka ndjekur ndeshjen miqësore të kësaj skuadre me Adën. Bashkë me të, ka qenë edhe kandidati për trajner Artan Bushati. Ata kanë preferuar të mos jenë tek tribuna e vogël e fushës sportive “Reshit Rusi” (ngaqë ende zyrtarisht nuk janë pjesë e Vllaznisë) por kanë kanë qëndruar tek shkallët e tifozëve. Gjatë gjithë ndeshjes kanë rënë reshje të shumta shiu megjithatë dyshja Çela- Bushati ka qëndruar gati deri në fund të saj duke ndjekur me vëmendje gjithçka ndodhte në fushën e lojës.