Shkodranët kundër zhvillimit të ndeshjes me Tomorin në Kuçovë
Kryebashkiaku Luka- këshilltarëve: Mos u merrni me stadiumin “Loro Boriçi!
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, debati më i nxehtë ka qenë ai i sportit pikërisht kalimi i fushës sportive "Reshit Rusi" si kapital i shoqërisë aksionere "Vllaznia". Debatet kanë qenë të nxehta dhe diskutimet e këshilltarëve i kanë dhënë pamjen e një rrëmuje të vërtetë kësaj seance. Njëri thoshte "pse duhet t'i kalojë futbollit kjo fushë", tjetri "A mund të ndërtohen pallate në atë tokë".
Sinani: Vllaznia duhet të fillojë të mendojë pa Sukajn tashmë
Vajushi vulos fitoren e Vllaznisë 5-2 ndaj Dinamos
Vllaznia ka arritur një fitore të thellë 5-2 ndaj Dinamos në ndeshjen e sotme të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në pamje të parë duket një fitore e lehtë megjithatë nuk ka qenë e tillë. Pjesa e parë e ndeshjes është dominuar nga dinamovitët e rinj ndërkohë që Vllaznia ka treguar shumë dobësi në lojën e saj. Jo më kot, ky 45 minutësh është mbyllur me fitoren e Dinamos 2-1.
Vllaznia hidhet në sulm për Bekim Balën
Rudi Vata: Kam ndërhyrë për ta çuar Sukajn në kombëtare
Debati i lindur së fundi në mes trajnerit të Vllaznisë Rudi Vata dhe sulmuesit të saj Xhevahir Sukaj, natyrisht që ka nxjerrë në pah edhe ndonjë problem që mund të ketë patur mes palëve. Lojtari thotë që kam dashur të luajë pas momentit të parë kur refuzova dhe trajneri përgjigjet se "ai nuk më kërkoi falje" e ndërkohë kishte futur tjetër futbollist në fushë në vend të tij.
Në Shkodër të gjithë pyesin: A do falet Sukaj?
Të dielën është marrë vendimi për pezullimin katër mujor të tij, gjobitjen me 50 për qind të kontratës dhe vendimin tjetër për t'u stërvitur me të rinjtë gjatë kësaj periudhe.Xhevahir Sukaj për 4 muaj nuk do veshë fanellën e Vllaznisë. Madje drejtues të Bashkisë, institucion që ka në varësi edhe futbollin në Shkodër, deklarojnë se ai edhe për disa vite të tjera të mira, nuk do ta veshë më fanellën kuqeblu.
Xhevahir Sukaj pezullohet 4 muaj nga klubi Vllaznia
Veprimi i bërë ne prag te ndeshjes me Skenderbeun, do t'i kushtoje shume futbollistit te Vllaznise Xhevahir Sukaj. Ai eshte pezulluar 4 muaj per te mos luajtur dhe njekohesisht me 50 per qind te vleres se kontrates. Gjate periudhes se pezullimit lojtari duhet te stervitet me ekipin e te rinjve. Ky eshte vendimi i marre nga ana e klubi shkodran pas mbledhjes se zhvilluar keto momente ne fund te se ciles eshte shperndare edhe kjo deklarate per shtyp:
Vllaznia- Skënderbeu, dyshime për “pazare” të korçarëve
Nëse nuk ka luajtur Sukaj apo nëse në media ditën e ndeshjes ka dalë lajmi se Vajushi në janar shkon tek Skënderbeu, sigurisht që të gjitha dyshimet të çojnë tek drejtuesit e lartë korçarë për përzierje me dashje në këto çështje. Fakti që Vllaznia më së shumti ishte e bazuar tek këta dy lojtarë, e bën më të mundshme ndërhyrjen e Zeqos apo pjestarëve të stafit të tij në këtë drejtim.