Vujadinoviç: Ora e dhuruar? Për mua vlen 1 milionë dollarë
Portieri i Vllaznisë Miroslav Vujadinoviç është prekur shumë nga gjesti i trajnerit Rudi Vata pas ndeshjes së fundit me Apoloninë teksa e ka vlerësuar atë si njeriun e ndeshjes dhe për rrjedhojë i ka dhuruar atij një orë dore. Malazezi nga Pogdorica e konsideron një dhuratë të çmuar atë dhe përveçse e mban vazhdimisht në dorë, e vlerëson shumë këtë gjest. "Për mua kjo orë vlen 1 milionë dollarë kaq të çmuar e quaj. E falenderoj shumë trajnerin Vata për këtë veprim dhe gjëra të tilla natyrisht që më shtyjnë të bëj më të mirën sërish për këtë skuadër"-ka thënë ai.
“Juban Danja”- Ada, të hënën e ardhshme në “Loro Boriçi”
Supersfida e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave, ajo mes ekipeve të "Juban Danjës" dhe Adës, do të zhvillohet në stadiumin "Loro Boriçi" të hënën e ardhshme. Lajmi konfirmohet nga presidenti i ekipit të "Juban Danjës", Ferdinand Jaku. "Meqë është një ndeshje e rëndësishme, por për më tepër që luajnë përballë njëra-tjetrës dy skuadrat më të mira të kampionatit, menduam se për t'i dhënë bukuri edhe më tepër kësaj ndeshje, ta zhvillojmë atë në stadiumin "Loro Boriçi".
Vata: Skënderbeu, prova e së vërtetës për Vllazninë
Për trajnerin e Vllaznisë Rudi Vata, fitorja në ndeshjen me Apoloninë ka një rëndësi të madhe sepse mbi të gjitha u morën pikët e para në transfertë. Në konferencën e sotme për shtyp ai ka lavdëruar paraqitjen e elementit të ri duke thënë se tani e tutje, edhe konkurrenca do jetë më e madhe në skuadër. Po ashtu, Vata ka folur me superlativa për Karakaçin, 19 vjeçarin që luajti si titullar dhe shënoi golin e parë në Fier por nga ana tjetër, ka deklaruar se atij I duhet shumë punë për të ardhmen.
“Prapaskenat” për trajner të Vllaznisë: Bushati refuzoi, Muçën e refuzuan
Edhe pse kanë kaluar pak javë, nga shkarkimi i Mirel Josës si trajneri i Vllaznisë dhe emërimi në krye të kuqebluve të shkodranit Rudi Vata, përsëri në qarqe të ndryshme ka diskutime, apo dalin fakte të reja çdo ditë nga kandidaturat, që ishin në atë kohë, për të pasuar teknikun tiranas në krye të shkodranëve. Dihet tashmë, se menjëherë pas humbjes së Vllaznisë në Vlorë, 1-0, përballë Flamurtarit, erdhi dhe shkarkimi i Mirel Josës. Në fakt përpara se të zhvillohej kjo ndeshje, ishin marrë masat nga drejtuesit e klubit të futbollit “Vllaznia sh.a.”, që nëse nuk fitohej ky takim nga shkodranët, tekniku Josa të shkarkohej, sidomos nëse do të humbej, siç edhe ndodhi.
Vllaznia “spiunon” Skënderbeun
Vllaznia fiton thellësisht 4-1 në Fier
Nga Smajli e Vujadinoviç dhe deri tek te rinjtë, sa lajme të mira për...
Opinion
Nga Pjerin Mirdita
Padyshim që ishte surpriza më e këndshme e takimit, Dritan Smajli. Ai i cili gabimin e dy javëve më parë në ndeshjen kunder Bylisit, e shpërbleu me një takim ne kufinjtë e perfektes në Fier. Gol me kokë, asist për golin e Sukajt, iniciator i golit te Vajushit dhe galopimet karakteristike në krah, praktikisht bëri gjithçka sot. Spostimi taktik i trajnerit Vata, i cili shtyu Smajlin para dhe tërhoqi Gocajn në mbrojtje në krahun e djathtë, i dha më së miri frytet e veta.
Vllaznia, duhet të kënaqet me barazimin në Fier
Nga Roland Çomo
Sfida e rradhës në Fier mund të kosiderohet një ndeshje shumë e vështirë për ekipin shkodran që për të dyja skuadrat është një ndeshje shumë e rëndësishme sidomos në aspektin psikologjik e cila ka ndikim të drejtëpërdrejtë e ecurinë e kampionatit pasi humbja në këtë ndeshje absolutisht do të jetë një humnerë në aspektin psikologjik si për Apoloninë dhe për Vllazninë dhe në të kundërt patjetër do të jetë një ogur i mirë për momentin që po kalojnë të dy ekipet që padiskutim nuk është i mirë.
Bashkia Shkodër, 100 milionë lekë për merkaton
Sukaj “mohon” veten: S’kam patur probleme me klubin
Zhurma e krijuar ditët e fundit në lidhje me disa komente në emër të sulmuesit shkodran Xhevahir Sukaj, është shoqëruar mesditën e sotme me një prononcim të këtij lojtari për shtyp. Ai ka mohuar gjithçka mund të jetë thënë e shkruar për të por në fakt, jashtë kamerave sulmuesi ka shprehur sërish mendime ndryshe. Megjithate duke iu referuar fjaleve te tij, e rendesishme është të thuhet që të drejtat e tij, Sukaj i kërkon në ballafaqimin direkt me njerëzit përkatës dhe jo përmes medias apo faqeve të ndryshme sociale.