Kthehet ideja për ndërtimin e stadiumit “Loro Boriçi”
Tek drejtuesit e Bashkisë Shkodër, dëshira e marrjes me sportin tashmë duket se po shtohet çdo ditë e më tepër. Pas marrjes 100 për qind në pronësi të aksioneve të Klubit të futbollit Vllaznia, drejtuesit e këtij institucioni I kanë hyrë seriozisht punës për ndërtimin e plotë të stadiumit “Loro Boriçi” por edhe të kompleksit të ri sportiv në dalje të qytetit. Pikërisht për këto dy arsye, mësohet se paradreken e sotme , kryebashkiaku I Shkodrës Lorenc Luka ka qenë në Federatën Shqiptare të Futbollit për t’u takuar me presidentin e saj Armando Duka.
UEFA, hetim për ndeshjen Kastrioti- Vllaznia
Për Vllaznine, telashet nuk kanë të sosur. Ecuria jo e mirë në gjashtë javët e para të kampionatit e largimi i trajnerit Josa jane shoqëruar nga kërkesa e fundit e UEFA-s për Federatën Shqiptare të Futbollit për hetimin e ndeshjes Kastrioti- Vllaznia të luajtur vetëm pak kohë më parë. Ky është skandali i radhës në futbollin shqiptar. Po nëse herët e tjera është kaluar disi në heshtje apo duke mos gjetur prova, duket se këtë radhë organizmi më i lartë i futbollit në Europë, UEFA, e ka seriozisht me Shqipërinë, duke i lëshuar ultimatum FSHF-së dhe dërguar dosjen për ndeshjen e javës së katërt Kastrioti-Vllaznia, e përfunduar në shifrat 2-1.
Rudi Vata, një tjetër kandidaturë për trajner i Vllaznisë
Përveç Sulejman Starovës që mbetet kandidatura më e fortë për postin e trajnerit të Vllaznisë, një tjetër emër ka dalë mbrëmë në skenë. Ai është Rudi Vata, ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë dhe i kapitenes kombëtare të futbollit. Drejtues të klubit shkodran janë takuar dje me të dhe i kanë propozuar postin e trajnerit. Rudi ndodhet prej ditësh në Shkodër për arsye familjare dhe kjo ka rastisur me ofertën e marrë nga ish-skuadra e tij.
Humor shkodran apo e vërtetë? Ilir Meta ndërhyn për të emëruar Zmijanin trajner të...
Vendimi për Josën shtyhet për nesër
Klubi Vllaznia në mbledhje: Të shkarkohet trajneri Josa!
Drejtuesit e Vllaznisë kanë vendosur ta largojnë trajnerin Mirel Josa nga posti që mban. Vendimi duket se eshte marre ne mbledhjen e bordit drejtues te klubit shkodran qe eshte zhvilluar ne oren 17.00 ne ambjentet e Bashkise Shkoder. Por para se te shpallin kete vendim, kreret kuqeblu kane thirrur pak minuta me pare ne takim vete trajnerin Josa te cilit duket se do t’i komunikohet vendimi qe ata kane marre per largimin e tij.
Josa shkarkohet sot, Starova zëvendësuesi më I mundshëm
Ndonëse është lënë për sot paradite vendimi që do merret, drejtuesit e Vllaznisë nga sa duket kanë mbyllur punë me Mirel Josën. Ata kanë vendosur ta shkarkojnë atë për mungesë rezultatesh dhe kjo duket qartë nga fakti se krerët kuqeblu kanë filluar të mendojnë për zëvendësimin e tij. Emri më I lakuar është ai I Sulejman Starovës. Sula në fakt shpeshherë është përfolur si kandidaturë për postin e trajnerit të Vllaznisë por asnjëherë një lëvizje e tillë nuk është bërë realitet.
A rrezikon Mirel Josa?
Humbja në Vlorë mund t’I ketë rënduar pozitat e tij por vetë Mirel Josa duket I qetë në këtë drejtim. Skuadra e tij ende nuk ka marrë asnjë pikë në ndeshjet jashtë këtë kampionat dhe I pyetur për këtë gjë, ai është shprehur: “Unë kam një kontratë me klubin Vllaznia dhe e respektoj atë. Në kontratën që unë kam të firmosur, nuk e kam të shkruar që duhet të fitoj në transfertë për të mbetur trajner I Vllaznisë.
Vllaznia humbet 0-1 në Vlorë me Flamurtarin
Skuadra shkodrane është mundur në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Vlorë nga Flamurtari me rezultatin 0-1. Goli i Prognit në minutën e tretë të ndeshjes, u ka mjaftuar vlonjatëve të marrin tre pikët e fitores. Shkodranët nga ana e tyre kanë bërë një ndeshje të dobët, ndoshta në këtë mes kanë ndikuar edhe mungesat e shumta që kanë patur në rradhët e tyre.
Vllaznia, ja formacioni sot në Vlorë
Në takimin e sotëm të Vllaznisë në Vlorë ndaj Flamurtarit trajneri Mirel Josa ka menduar të hedhë në fushë një formacion të përzier, ku bie në sy edhe aktivizimi i disa lojtarëve të rinj, mosha e të cilëve natyrisht që premton shumë për të ardhmen. Kjo ka qenë në fakt e detyruar ngaqë mungojnë disa titullarë për arsye kartonash apo dëmtimesh. Kështu, në portë do jetë sërish malazezi Vujadinoviç që ka deklaruar se do të bëjë më të mirën e tij në këtë takim për të larguar edhe kritikat që kanë vërshuar në adresë të tij javët e fundit.