Martini: Drejtuesit e klubit s’po tregohen profesionistë

0

Edi Martini në kritikat e tij për situatën aktuale tek Vllaznia është ndalur edhe në një problem tjetër, atë të ndërtimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Pikërisht atë të fillimit të mendimit për sezonin e ardhshëm. Kritika e ish-trajnerit të skuadrës shkodrane shkon në dy drejtime për drejtuesit e klubit prandaj ai thotë:

Ndryshon sërish. Vllaznia- Skënderbeu luhet të enjten

0

Ndeshja me Skënderbeun kthehet në një telenovelë të vërtetë për Vllazninë. E planifikuar fillimisht për më 15 shkurt, ajo u shty për shkak të kushteve atmosferike bashkë me ndeshjet e tjera çerekfinale të kupës për më 23 shkurt. Drejtuesit e Vllaznisë ndërkohë duke dashur që fusha e stadiumit “Loro Boriçi” të ishte në kushte sa më optimale, bënë një kërkesë në Federatën Shqiptare të Futbollit që ajo të shtyhej për 24 orë dhe prandaj u vendos që takimi Vllaznia- Skënderbeu të luhej ditën e premte në orën 14.00. Ekipi shkodran filloi të mendonte kështu në këtë mënyrë se do të kishte edhe një ditë më tepër në dispozicion për stërvitje ndërkohë që mesditën e sotme, nga Tirana ka mbërritur një lajm tjetër.

Troshani: S’ka vend për polemika. Na intereson Vllaznia

0

Mbrëmjen e së dielës trajneri Rudi Vata është shfaqur sërish në media. Duke folur në një lidhje direkte nga Shkodra për emision sportiv në televizionin “Ora News” në kryeqytet, ai sërish ka lëshuar akuza. Më së shumti ndaj disa prej drejtuesve të klubit të cilët sipas tij, nuk ndajnë të njëjtat mendime me të për punën që bëhet dhe atë që duhet bërë tek Vllaznia. Thënë ndryshe, nëse deri dje ka patur akuza direkte në drejtim të administratorit Shaba, tashmë spektri I tyre përfshin më shumë njerëz.

Vllaznia kërkon mbështetjen e të gjithëve

0

Opinion nga Blendi Dibra

Sapo ka filluar faza e dyte e kampionatit shqiptare dhe ekipi i Vllaznise se Shkodres se traditave te hershme sportive, aty ku futbolli filloi te flase shqip, tashme ndodhet ne nje situate kritike. Ne keto momente te gjithe ndihen te shqetesuar por edhe perballe nje situate konfuze, duke mos qene te qarte se cfare po ndodh, kur situata duket sikur po precipiton ne renie te lire.

Në Shkodër më e pranueshme është thënia” Si ke kenë, sesa si je”

0

Opinion nga RAMADAN BIGZA*


Jo radhë përdoret shprehja figurative “pesha e rëndë e fanelës”. E ka pra edhe kjo domethënien e saj. Sigurisht jo gjithkush mund ta gëzojë këtë privilegj.

Vllaznia drejt dështimit? Shkak ndërrimi i presidencës!

0

Figura të njohura që kanë kontribuar apo vijojnë jenë në funksion tek Vllaznia si dhe specialistë, sportdashës e gazetarë, japin mendimet e tyre pse kuqelbutë janë në nivele kaq të dobëta

Nga ANTON ZALLI
“Ndryshimi i presidencës, mungesa e harmonisë në ekip, mungesa e bashkëpunimit lojtarë-staf teknik-drejtues, humba ndaj Thunit si dhe mungesa e një brezi lojtarësh cilësorë shkodranë duke i shtuar këtu gabimet e trajnerit aktual duke ndryshuar boshtin e skuadrës”, janë arsyet për të cilat Vllaznia është në nivele shumë të dobëta si asnjëherë në historinë e saj.

Vllazni më të dobët se tani, s’kam parë asnjëherë

0
Opinion nga Valter Fushaj* “Të gjithë këto rezultate të Vllaznisë për mendimin tim janë si shkak i ndërrimit të presidencës. Këtë nuk e them se kam qenë unë president i skuadrër por ajo që e mori drejtimin e saj...

Në fund të sezonit, nxirren përgjegjësitë

0
Opinion nga Mirel Josa* Është normale që lëvizjet e shumta nuk bëjnë mirë qoftë nga ana e  presindencës apo e stafeve teknike. Çdo ndryshim që bëhet sidomos të stafit teknik bëhet me qëllimin për të arritur objektivat që për...

Fajtore për gjendjen aktuale, humbja me Thunin

0

Opinion nga Kujtim Shaba*
“ Mendoj që rezultatet e skuadrës e kanë thelbin e problemit që tek ndeshja me Thunin. Pra humbja me Thunin solli një ndryshim psikologjik total të skuadrës duke e future në një atmosferë apska të këndëshme.

Vllaznia, ja si mund të luajë ndaj Skënderbeut

0

Ballafaqimi me korçarët ditën e enjte konsiderohet shumë I rëndësishëm për Vllazninë. Kjo ndeshje mund të vendosë shumë gjëra për pretendimet e saj të mëtejshme në kupë. Në kushte të tilla, trajnerit Vata nuk I mbetet gjë tjetër veçse të bëjë gati skuadrën për këtë ndeshje. Pavarësisht kushteve të vështira për stërvitje, kuqeblutë janë munduar të mbajnë ritmin megjithëse problem tashmë kanë dalë dëmtimet e disa lojtarëve. Këto natyrisht që I kanë prishur jo pak punë stafit drejtues që megjithatë është duke marrë masat për të luajtur pa to.