Vllaznia e dyta në renditjen e fair-play sipas FSHF-së

0

Federata Shqiptare e Futbollit përveç renditjes së kampionatit të Superligës, ka edhe një renditje tjetër të ekipeve. Bëhet fjalë për renditjen sipas fair-play-it. Që do të thotë sipas lojës së pastër, korrekte dhe të ndershme. Nëse në renditjen me pikë në bazë të rezultateve, Vllaznia aktualisht mban vendin e tetë duke qenë shumë larg pretendimeve të saj, në renditjen sipas fair-play skuadra shkodrane mban vendin e dytë. Në të parin, është Teuta e cila është një skuadër model si në fushë ashtu edhe në sjelljen e saj dhe pas saj vjen menjëherë skuadra shkodrane. Durrsakët kanë 111.071 pikë të grumbulluara sipas kritereve të vendosura nga Federata ndërsa Vllaznia ka 106.286 pikë e pas saj vjen Tirana me 104.821 pikë, Dinamo e katërta me 102.071 e me rradhë Flamurtari, Bylis, Skënderbeu etj.

Vajushi: U zhgënjeva nga Vllaznia që pashë ndaj Adës

0

Në dy ditët e qëndrimit në Shkodër, e ka ndjekur Vllazninë në stërvitje të enjten ndërkohë që dje ka udhëtuar drejt Velipojës për ta ndjekur atë edhe në ndeshjen miqësore ndaj Adës. Armando Vajushi nuk mundet dot të qëndrojë larg Shkodrës dhe Vllaznisë. Megjithatë, ajo që e ka dëshpëruar më tepër atë, ka qenë paraqitja e kuqebluve në ndeshjen ndaj Adës. “Ishte turp të shihje atë Vllazni. Në fakt, unë nuk po e kuptoja mirë nëse ishte Vllaznia apo ndonjë ekip serb a malazez se nuk po shihja shumë shkodranë në skuadër”-ka thënë ndër të tjera në intervistën e mbrëmshme për “shkodrasport.com” sulmuesi shkodran Armando Vajushi. Ja intervista e tij:

Vajushi në Shkodër, takohet me shokët e ish-skuadrës

0

Ka mbërritur paraditen e djeshme në Shkodër për të qëndruar me lejen e drejtuesve të Liteksit vetëm tre ditë dhe menjëherë ka nxituar të marrë vesh se ku bën stërvitje ekipi I Vllaznisë. Armando Vajushi, ish-futbollisti I saj deri para një muaji, ka patur jo pak mall të takojë ish-shokët e tij të skuadrës dhe prandaj ka nxituar të shkonte tek pallati I sportit “Qazim Dervishi” ku kuqeblutë ishin në stërvitje. Lojtari I Liteksit tashmë, nuk do të mungojë madje të jetë present edhe në ndeshjen miqësore që Vllaznia do zhvillojë sot në Velipojë.

Klubi Vllaznia 6 muaj pa faqen zyrtare të internetit!!!

0
  Logjika e drejtuesve të klubit Vllaznia për të mos i kushtuar shumë rëndësi këtij fakti vazhdon. Ndonëse sot, interneti është mënyra më e mirë e komunikimit me mediat dhe tifozët e zjarrtë anë e mbanë botës, në klubin...

Ideja: Një stadium modern për 100 vjetorin e Vllaznisë

0
Opinion nga Armando LOHJA Meqenese Federata Shqiptare e Futbollit nuk ishte në gjendje të finalizonte ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar në jubileun e 100-të të Pavarësisë së vendit tonë, mendoj se është shumë interesante të nisnim nga...

Shitja e aksioneve, në mbledhjen e rradhës të Këshillit Bashkiak

0

Në mbledhjen e janarit nuk u fut në rendin e ditës por duket se do ndodhë në mbledhjen e shkurtit të Këshillit Bashkiak. Bëhet fjalë për vlerën e aksioneve të Vllaznisë që Bashkia Shkodër do të nxjerrë në shitje. Ky institucion po e sheh përditë e më tepër se e ka të vështirë ta menaxhojë këtë klub dhe për rrjedhojë, do kërkojë futjen si aksionerë të investitorëve privat. Pikërisht, në mbledhjen e rradhës, pritet të përcaktohet sa aksione do nxjerrë në shitja Bashkia dhe sa do mbajë për vete. Vlera aktuale e kësaj shoqërie aksionere është 2.8 milionë dollar ndërkohë që ende nuk është bërë vlerësimi I lojtarëve dhe stafit apo dhe detaje të tjera që do ta rrisin dhe më tepër vlerën e këtij klubi.

Hysen Zmijani: Prisja më shumë nga Vata por është i vetëm

0

Njëra prej figurave më të njohura të Vllaznisë, pikërisht Hysen Zmijani e ndjek me shumë vëmendjen ecurinë e skuadrës shkodrane në sezonin e fundit. Ai kuptohet që si shumë të tjerë është i shqetësuar për ecurinë e saj. Mbrojtësi i njohur i Vllaznisë dhe i ekipit kombëtar flet edhe për trajnerin Vata me të cilin ka luajtur bashkë futboll dhe thotë se prej tij priste pak më shumë megjithatë nga ana tjetër e justifikon sepse sipas tij, këtë brum ka në dispozicion.

Sipas “Wikipedia”-s, Valter Fushaj është ende president i Vllaznisë!!!

0

Në shumë raste, i referohemi kësaj faqeje shumë të njohur sot në botën e internetit për të marrë informacione. Bëhet fjalë për Wikipedian, faqen enciklopedike më të madhe sot në botë. Nëse kërkon sot në të me emrin Vllaznia, ajo çfarë të shfaqet para syve të habit disi. Thuasje të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me këtë skuadër të futbollit, janë të sakta. Duke filluar nga data e themelimit, stadiumi ku luan, ngjyra tgradicionale, trofetë e fituara, trajneri aktual që e drejton dhe shumë gjëra të tjera. Por ai që të bën përshtypje është emri i presidentit të klubit. Emri i tij është ai i Valter Fushajt. Ky i fundit ka 6 muaj që ka dhënë dorëheqjen nga ky post por mesa duket, për Wikipedian ky ndryshim ende nuk është marrë vesh. Në vend të tij duhej të ishte emri i Lorenc Lukës, kryebashkiakut të Shkodrës.

Kuqeblutë analizojnë humbjen me Laçin. “Gjenden” fajtorët

0

Skuadra shkodrane dhe stafi I saj dy ditë më parë kanë analizuar edhe ndeshjen e fundit, atë të humbur me Laçin në transfertën e Krujës. Trajneri Vata natyrisht që ka patur shumë kritika për lojën e skuadrës dhe sidomos për pjestartë të veçantë të saj. Sipas njerëzve pranë tij, të gjitha këto probleme u janë bërë të ditura vetë lojtarëve në këtë analizë të zhvilluar. “Disa prej futbollistëve duket se e kishin marrë të lehtë ndeshjen. Kanë hyrë në fushë ndaj Laçit pa atë mobilizmin e duhur dhe kjo u reflektua në fushë. Ka qenë e papranueshme paraqitja e skuadrës në atë mënyrë. Krysisht përgjegjësia më e madhe ka rënë mbi lojtarët e mesit të fushës dhe ndonjë element në repartin e mbrojtjes”-ka thënë një burim pranë trajnerit Vata.

Absurde që Vllaznia të luajë me 5 të huaj

0
Opinion nga Besnik Dizdari   Më duket e papranueshme, që një ndër skuadrat më të shquara shqiptare, Vllaznia e Shkodrës, në ndeshjen e së premtes me KF Laçin aktivizoi 5 lojtarë të huaj. Dhe 1-0 për Laçin. E kush?...