Edi Martini del përkrah Rudi Vatës. Më vjen keq vetëm për të

0

Vetë trajneri aktual i Vllaznisë Rudi Vata ndoshta e ka parë si një kundërshtar. Ndoshta edhe si sfidant për t'i marrë postin e trajnerit tek Vllaznia. Megjithatë Edi Martini duket se nuk e ka ndër mend këtë gjë për momentin. Nuk e ka patur ambicje dhe nuk do ta ketë edhe për një kohë tjetër. Por ndonjë intervistë e tij gati 3 javë më parë kur skuadra shkodrane ishte në Ulqin duke u stërvitur, u keqkuptua nga trajneri që drejton për momentin atë.

Nikoll Gjergji: Teoria e Rudi Vatës është larg praktikës

0

Ai nuk ka asgjë me trajnerin aktual të Vllaznisë. E admiron si futbollist por sigurisht që pret shumë edhe si trajner. Nikoll Gjergji, ish-futbollisti i Vllaznisë së viteve '60, pranon të flasë për skuadrën aktuale shkodrane dhe për mënyrën si po e drejton Rudi Vata atë."Personalisht kam patur dhe kam simpati për Rudi Vatën. Një karrierë e shkëlqyer si sportist dhe prandaj kam patur besim se do të bëj gjëra të mira edhe si trajner. Por ajo çfarë konstatoj unë është se Vata në teori i ka të qarta shumë mirë ato çfarë ka ndër mend të bëjë por në praktikë nuk po ia del dot. Ndoshta nuk është faji i tij sepse këtë brum lojtarësh ka në skuadër megjithatë në Shkodër tifozët dhe gjithë njerëzit janë shumë kërkues. Prandaj mendoj se Rudi ndoshta duhet të jetë më elastik në idetë e tij. Ai nuk duhet të kërkojë t'i fusë këto ide perëndimore menjëherë tek Vllaznia  por gradualisht. Futja e ideve të tilla përnjëherë krijon të pakënaqur, nuk ke lojtarët e duhur në dispozicion etj dhe mbase gradualisht duhen bërë këto gjëra. Ajo çfarë konstatojmë ne është se Vllaznia nuk prodhon lojë.

Vllaznia “harron” problemet. Mendon vetëm për Skënderbeun

0

Në Shkodër kanë filluar të mendojnë tashmë për ndeshjen e së mërkurës me Skënderbeun. Ajo konsiderohet më e rëndësishmja për ekipin e Vllaznisë ndoshta në ecurinë e mëtejshme të saj në këtë sezon. Në rast fitoreje ndaj korçarëve,  shpresat e kuqebluve për të kaluar në gjysmëfinale të kupës janë ende në lojë. Në rast të ndonjë rezultati tjetër, gjërat bëhen më të vështira. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë vendosur që skuadra të përgatitet në heshtje. Për këtë qëllim e kanë dërguar atë në Ulqin në mënyrë që të qëndrojë e qetë gjatë këtyre tre ditëve të përgatitjes për këtë ndeshje.

Vllaznia në Ulqin deri të mërkurën para ndeshjes

0

Skuadra shkodrane ka udhëtuar mesditën e sotme drejt Ulqinit ku është vendosur sërish në ambjentet e hotel “Dajti” ku qëndroi edhe gjatë fazës përgatitore. Edhe stërvitjet do t’I kryejë në të njëjtën fushë. Me shumë mundësi kuqeblutë do qëndrojnë në qytetin bregdetar të shtetit fqinj deri paradreken e ditës së mërkurë kur do luhet ndeshja ndaj Skënderbeut për kupë. Të paktën kështu është menduar ndonëse ekziston mundësia që të kthehet edhe një natë më përpara. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë vendosur që skuadra të përgatitet në heshtje.

“Dimër” I ftohtë për Rudi Vatën dhe Vllazninë

0

Dëborë ka kudo nëpër Shkodër. Temperaturat janë të ulëta.  I ftohti ka zbritur këmbëkryq tek gjithë shkodranët. Por më shumë se kudo tjetër, duket tek trajneri I Vllaznisë Rudi Vata. Për të, po mban “dimër” I ftohtë. Pavarësisht entuziasmit të punës së tij, pavarësisht moshës së re, vështirësitë për të janë të mëdha. Më së shumti nga “I ftohti” I situatës që ai po kalon në krye të skuadrës. Me shumë mundësi e ka menduar ndryshe në fund të tetorit kur vendosi t’I hyjë kësaj aventure. Sot pas 3 muajsh e gjysëm punë në krye të Vllaznisë, nuk është se gëzon ndonjë reputacion të madh tek tifozët e kësaj skuadre. Madje, në faqe të ndryshme internet apo edhe në lokale e kafene të Shkodrës, pyetja që shtrohet tashmë është ajo: “A dha dorëheqjen Vata”? Dikush tjetër mendon se ai mund të shkarkohet nëse Vllaznia nuk fiton në takimin e rradhës me Skënderbeun për kupë.

Vllaznia në Ulqin përgatitjet për Skënderbeun

0

Skuadra shkodranë do të udhëtojë nesër me shumë mundësi drejt Ulqinit për të qëndruar atje deri të mërkurën, ditën kur mendohet të luhet ndeshja me Skënderbeun, e vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Ky është një takim shumë i rëndësishëm dhe prandaj kërkon përgatitje maksimale, gjë që nuk mund të bëhet dot në Shkodër. Në qytetin verior të Shqipërisë, ka ditë që mbizotëron dëbora kudo dhe prandaj është shumë e vështirë të gjesh një terren për të zhvilluar normalisht stërvitje. Në kushte të tilla, drejtuesit e klubit shkodran po mendojnë që ta dërgojnë ekipin në Ulqin për t'u stërvitur krejt normalisht për këtë ndeshje.

Nenad Bërnoviç, 45 minuta të dobëta në Krujë

0

Një nga blerjet e Vllaznisë në merkaton e janarit është dhe malazezi Nenad Brnoviç. Ai është aktivizuar për herë të parë, në një ndeshje zyrtare me fanellën kuqeblu, të premten, në stadiumin e Krujës, përballë Laçit, vetëm në pjesën e dytë. Është pritur me interes në fakt një aktivizim i tillë, pasi sportëdashëve shkodranë, por edhe teë tjerëve, qofshin këta gazetarë apo specialist, nuk u ishte dhënë mundësia më përpara, që ta shihnin të luante ky futbollist dhe për të parë se çfarë vlerash kishte, pasi ka qenë i dëmtuar. Për hir të së vërtetës Brnoviç nuk ka dhënë asgjë në 45 minutat e dyta, që u aktivizua ndaj kurbinasve, duke treguar se është ende larg atyre vlerave, që duhet për t’i shërbyer Vllazninë këtë pjesë të mbetur të sezonit.

Rudi Vata: Vllaznia I beson Shabës dhe jo mua!

0

Ai vetë tashmë e ka kuptuar se nuk ka më të ardhme tek Vllaznia pas këtij sezoni. Marëdhëniet me ndonjërin prej drejtuesve të klubit nuk janë të mira dhe për më tepër, pikëpamjet e tyre për futbollin janë krejt të kundërta. Rudi Vata për këtë arsye, e ka të qartë se më 31 maj, do zbresë nga “anija” ku ka hipur. Do zbresë në tokë, për të shkuar në një destinacion tjetër. Fakti që klubi shkodran ka filluar të firmosë kontratat me futbollistët e sezonit të ardhshëm dhe ai nuk pyetet, tregon se “krisja” tashmë ka filluar me klubin. Nuk pyetet trajneri por njerëz të tjerë dhe Vata mendon se ky nuk është profesionalizëm. Megjithatë, trajneri aktual I kuqebluve mendon ta vazhdojë punën e tij me të njëjtën linjë si deri tani. Në mënyrë që në fund të majit të lërë një Vllazni sa më të shëndetshme. Por sipas tij, operacioni nuk përfundon aty. “ai duhet të vazhdojë edhe më tej sepse po mbeti me aq, plagët do shtohen dhe skuadra nuk do shërohet asnjëherë”-thotë Rudi. Në një rrëfim për gazetën online www.shkodrasport.com, trajneri I skuadrës shkodrane ka folur hapur, pa doreza, duke anatemuar direkt edhe njerëzit me të cilët ai nuk ka marëdhënie aspak të mira.

Vllaznia, synimet për të mbrojtur titullin kampion

0

 

Ekipi i Vllaznisë në peshëngritje për të rritur, do të synojë mbrojtjen e titullit kampion sërish edhe në kampionatin e rradhës. Ai do të zhvillohet në datat 3-4 mars në qytetin e Durrësit. Pallati i sportit "Ramazan Njala" i këtij qyteti do presë shtangistët më të mirë të vendit, përfaqësues të klubeve sportive të cilët do konkurrojnë për shpalljen kampion si në aspektin individual ashtu edhe atë ekipor. Shtangistët e Vllaznisë dhe trajnerët e tyre Muhamet Tuzi, Genc Barkiçi dhe Artur Lagja, kanë objektiv kryesor të dyja këto. Pra nxjerrjen e sa më shumë kampionëve si individ dhe ajo çka është më e rëndësishmja, shpalljen e Vllaznisë kampion si ekip.

Vata: Laçi, provë serioze para ndeshjes me Skënderbeun

0

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata e konsideron ndeshjen e nesërme me Laçin si një test i mirë i skuadrës së tij edhe para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Skënderbeut për kupë.Ai e vlerëson shumë kundërshtarin e nesërm, dëshirën e tij për të marrë pikë dhe është i mendimit se do jetë një ndeshje e hapur. "Ashtu si dhe ne, e kemi të qartë që edhe Laçi do kërkojë fitoren për pozitat e vështira ku ndodhet. Ai ka një ekip të mirë dhe mendoj se do jetë ndeshje e hapur. Edhe Vllaznia do hyjë në fushë për ta fituar ndeshjen dhe kuptohet do fitojë ai ekip që do tregohet më i saktë. Kjo ndeshje do të na shërbejë për të parë edhe veten se ku jemi para ndeshjes tjetër, shumë të rëndësishme që do luajmë mesjavën e ardhshme në Shkodër ndaj Skënderbeut për kupë"-ka thënë Vata për gazetën online www.shkodrasport.com para nisjes për në Fushë Krujë ku dhe ka kaluar natën sonte ekipi shkodran.