Vllaznia në Ulqin përgatitjet për Skënderbeun

Nenad Bërnoviç, 45 minuta të dobëta në Krujë

Rudi Vata: Vllaznia I beson Shabës dhe jo mua!

Ai vetë tashmë e ka kuptuar se nuk ka më të ardhme tek Vllaznia pas këtij sezoni. Marëdhëniet me ndonjërin prej drejtuesve të klubit nuk janë të mira dhe për më tepër, pikëpamjet e tyre për futbollin janë krejt të kundërta. Rudi Vata për këtë arsye, e ka të qartë se më 31 maj, do zbresë nga “anija” ku ka hipur. Do zbresë në tokë, për të shkuar në një destinacion tjetër. Fakti që klubi shkodran ka filluar të firmosë kontratat me futbollistët e sezonit të ardhshëm dhe ai nuk pyetet, tregon se “krisja” tashmë ka filluar me klubin. Nuk pyetet trajneri por njerëz të tjerë dhe Vata mendon se ky nuk është profesionalizëm. Megjithatë, trajneri aktual I kuqebluve mendon ta vazhdojë punën e tij me të njëjtën linjë si deri tani. Në mënyrë që në fund të majit të lërë një Vllazni sa më të shëndetshme. Por sipas tij, operacioni nuk përfundon aty. “ai duhet të vazhdojë edhe më tej sepse po mbeti me aq, plagët do shtohen dhe skuadra nuk do shërohet asnjëherë”-thotë Rudi. Në një rrëfim për gazetën online www.shkodrasport.com, trajneri I skuadrës shkodrane ka folur hapur, pa doreza, duke anatemuar direkt edhe njerëzit me të cilët ai nuk ka marëdhënie aspak të mira.
Vllaznia, synimet për të mbrojtur titullin kampion
Ekipi i Vllaznisë në peshëngritje për të rritur, do të synojë mbrojtjen e titullit kampion sërish edhe në kampionatin e rradhës. Ai do të zhvillohet në datat 3-4 mars në qytetin e Durrësit. Pallati i sportit "Ramazan Njala" i këtij qyteti do presë shtangistët më të mirë të vendit, përfaqësues të klubeve sportive të cilët do konkurrojnë për shpalljen kampion si në aspektin individual ashtu edhe atë ekipor. Shtangistët e Vllaznisë dhe trajnerët e tyre Muhamet Tuzi, Genc Barkiçi dhe Artur Lagja, kanë objektiv kryesor të dyja këto. Pra nxjerrjen e sa më shumë kampionëve si individ dhe ajo çka është më e rëndësishmja, shpalljen e Vllaznisë kampion si ekip.
Vata: Laçi, provë serioze para ndeshjes me Skënderbeun

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata e konsideron ndeshjen e nesërme me Laçin si një test i mirë i skuadrës së tij edhe para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Skënderbeut për kupë.Ai e vlerëson shumë kundërshtarin e nesërm, dëshirën e tij për të marrë pikë dhe është i mendimit se do jetë një ndeshje e hapur. "Ashtu si dhe ne, e kemi të qartë që edhe Laçi do kërkojë fitoren për pozitat e vështira ku ndodhet. Ai ka një ekip të mirë dhe mendoj se do jetë ndeshje e hapur. Edhe Vllaznia do hyjë në fushë për ta fituar ndeshjen dhe kuptohet do fitojë ai ekip që do tregohet më i saktë. Kjo ndeshje do të na shërbejë për të parë edhe veten se ku jemi para ndeshjes tjetër, shumë të rëndësishme që do luajmë mesjavën e ardhshme në Shkodër ndaj Skënderbeut për kupë"-ka thënë Vata për gazetën online www.shkodrasport.com para nisjes për në Fushë Krujë ku dhe ka kaluar natën sonte ekipi shkodran.
Elvin Beqiri: Një ditë do kthehem tek Vllaznia, por jo tani
Speciale
Nga Senad NIKSHIQI
Do ta niste lojën e bukur të futbollit që para 12 vitesh, teksa do të aktivizohej me skuadrën e Vllaznisë. Shumë shpejt u bë ndër të preferuarit e trajnerëve duke fituar vendin e titullarit në qendrën e mbrojtjes tek kuqeblutë. Menjëherë do binte në sy për sigurinë që jepte në prapavijë, qetësinë në fushën e lojës duke e zhvilluar kështu më tej pasionin për futbollin. Si i tillë nuk do vononte shumë për tu grumbulluar edhe në Kombëtaren e Shqipërisë duke qenë një nga futbollistët kryesor të skuadrës. Shkodranin Elvin Beqiri e mbajmë mend të gjithë në ndeshjen e mrekullueshme përballë Rusisë në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës.Lajmi i fundit: Dritan Smajli firmos me Vllazninë edhe për sezonin 2012-13

Smajli: Ende s’kam firmosur! Rinovimi me kushte

Vllaznia e bindur, humbja u ndikua nga gjykimi

Vllaznia, ankesë në FSHF për gjyqtarët
