Vllaznia, ankesë në FSHF për gjyqtarët

0

Vllaznia është mërzitur nga gjykimet kundër tashmë dhe ka ndër mend të reagojë. Ato çfarë  ndodhën në ndeshjen Flamurtari- Vllaznia sa I takon gjykimit të ndeshjes, kanë irrituar drejtuesit e klubit shkodran. Pas trajnerit Vata që ka ngritur zërin menjëherë pas përfundimit të ndeshjes të së dielës, dje edhe drejtuesit e klubit shkodran kanë shfaqur pretendimet e tyre për gjykimet e arbitrave. Sipas tyre, të dy golat e pësuar në Vlorë, edhe 11-metërshi I dhënë për vlonjatët nuk ka qenë I rregullt por dhe goli I dytë është I shënuar nga në pozicion jashtë loje.

Rragami: Vllaznia tregoi se ka ende probleme

0

E ka pranuar edhe vetë ai. Specialisti i mirënjohur i futbollit shkodran Ramazan Rragami është shfaqur kritik ndaj paraqitjes së Vllaznisë në ndeshjen e Vlorës me Flamurtarin, për pjesën e parë shumë të dobët, për gabimet në mbrojtje dhe gjëra të tjera që kanë të bëjnë me paraqitjen e skuadrës në këtë ndeshje. "Mendoj se nuk ka qenë një paraqitje e mirë e Vllaznisë ajo në Vlorë. Jo se Flamurtari e dominoi ndeshjen madje mund të themi se po t'u referohemi rasteve të krijuara, Vllaznia ka patur më shumë raste, madje edhe të pastra por prapë ka dalë e humbur. Pse? Dy janë arsyet mendoj unë. E para , arbitrimi që ndikoi në njëfarë mënyre tek futbollistët dhe e dyta, Vllaznia po gabon sërish në qendër të mbrojtjes. Nuk lejohen gabime të tilla në këtë repart.

Laçi- Vllaznia luhet të dielën. Ende nuk dihet ku

0

Ndeshja e parë e fazës së dytë e kampionatit kombëtar të futbollit, ajo mes Laçit dhe Vllaznisë, do të luhet ditën e dielë. Kështu është vendosur nga Federata dhe drejtuesit e klubit shkodran janë lajmëruar për këtë tashmë. Ajo që mbetet për t'u saktësuar përveç orarit, është edhe vendi ku do luhet. Ekziston mundësia që të luhet në "Selman Stërmasi" ashtu si u luajt dy ditë më parë edhe ndeshja e kupës mes skuadrës laçiane dhe Skënderbeut. Në fakt, para ndërrimit të viteve, atëherë kur drejtuesit e Vllaznisë i hapën dyert Laçit për ta zhvilluar ndeshjen me Flamurtarin në "Loro Boriçi", u diskutua që edhe ndeshja ndaj Vllaznisë do luhej po në Shkodër, me kusht që Laçi të gjitha ndeshjet e mbetura të kampionatit, t'i luajë në stadiumin "Loro Boriçi" pa paguar asnjë gjë.

O Vllaznia, ty dikush të ka ba mni

0

Vjershë nga Grupi humoristik "Thumbi"

O Vllazni e mjera Vllazni

dikush ty të ka ba mni

përherë ke kenë e para

në beteja edhe gara

Vllaznia, kampione e krosit kombëtar për meshkuj

0

Tradita e titujve kampionë për ekipin e meshkujve të Vllaznisë në garat e krosit kombëtar, vazhdon. Edhe në garat e këtij viti që janë zhvilluar në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, ka rënë në sy dominimi i atletëve shkodranë. Kështu, në garën e të rriturve, Vllaznia si ekip i ka lënë pas gjithë ekipet e tjera dhe ka zënë vendin e parë duke u shpallur kampione edhe për këtë vit. Si individ ndërkohë, Bledar Mesi ka zënë vendin e dytë, ndërsa Xhaneto Zefi të tretin në garën e 12 km. Por ajo që spikat është edhe paraqitja e Griselda Krymit në garën e të rriturave 8 km, teksa është renditur në vend të dytë duke u shpallur nënkampione e vendit.

Formacioni: Vuk në qendër të mbrojtjes, Belisha në të majtë

0

Marrja e kroatit Vuk do sjellë edhe një spostim të kapitenit Belisha nga pozicioni I mbrojtësit të qendrës ku luajti në ndeshjen e kaluar, në atë të lojtarit të krahut të majtë të këtij reparti. Trajneri Vata I beson më shumë mesa duket aftësive të kroatit në qendër, aq më tepër që ai e njeh shumë mirë lojën në vijë të drejtë ndërkohë që për Belishën ka thënë: “Belisha do kthehet në pozicionin e tij natyral, atë të mbrojtësit të majtë ku ka luajtur gjithmonë”.

Komisioni i Disiplines i FSHF dhe roli i tij ne ngritjen apo zhytjen e...

0

Opinion nga Roland LUÇI*

Ne nje debat qe pata me z.Arsen Hoxha para disa ditesh ne faqet e "Panorama Sport" pikerisht per nivelin e arbitrimit dhe konseguencat e ketij niveli sipas meje te dobet,dhe sidomos per mekanizmin e atrofizuar te quajtur Komisioni i Disiplines (KD) i FSHF,ngrija pikerisht keto probleme te cilat u evidentuan perseri me vendimet e ketij Komisioni mbas ndeshjes Skenderbeu-Flamurtari.

Vllaznia: S’ndikohemi nga Disiplina. Duam pikë në Vlorë

0

Ndodh edhe kështu. Përplasen Skënderbeu dhe Flamurtari dhe përfiton Vllaznia. Kështu mund të cilësohet ajo çfarë po ndodh aktualisht në futbollin shqiptar. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së i mbledhur dje në drekë për të analizuar ndeshjen Skënderbeu- Flamurtari të luajtur ditën e martë dhe të shoqëruar me shumë incidente, ka vendosur të dënojë fushën e korçarëve dhe njëkohësisht t'i zbresë 3 pikë vlonjatëve.

Vllaznia me fat. Flamurtari -3 nga Disiplina

0

Përplasen Skënderbeu dhe Flamurtari dhe përfiton Vllaznia. Kështu mund të cilësohet ajo çfarë po ndodh aktualisht në futbollin shqiptar. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së i mbledhur sot në drekë për të analizuar ndeshjen Skënderbeu- Flamurtari të luajtur ditën e martë dhe të shoqëruar me shumë incidente, ka vendosur të dënojë fushën e korçarëve dhe njëkohësisht t'i zbresë 3 pikë vlonjatëve. Këto dy ekipe janë rivalet e mëdha të Vllaznisë në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë dhe prandaj shkodranët janë të favorizuar së tepërmi për të kaluar në turin tjetër të kupës. Para ndeshjes së të dielës që do luhet në Vlorë, Flamurtari ka minus 3 pikë në renditje dhe mjafton një barazim i Vllaznisë në këtë ndeshje për t'i dhënë fund ndoshta gjithçkaje.

Dëborë në Shkodër, Vllaznia mbyllet në kalçeto

0

Në Shkodër rrallë bie borë por kur bie, çdo gjë sa I takon sportit thuajse paralizohet. Ekipet e futbollit sidomos e vuajnë shumë mungesën e ambjenteve sportive të mbuluara dhe shumica e ekipeve të moshave, dje ose e ka bërë pushim, ose është sistemuar në ndonjë sallë force sa për të thënë se bëmë stërvitje. I njejti problem thuajse edhe për ekipin e parë. Trajneri Vata nuk e ka parë të arsyeshme ta dërgojë ekipin në pallatin e sportit ngaqë sipas tij lagështira e parketit mund të ndikojë për keq tek sportistët. Për rrjedhojë, kuqeblutë dje pasdite kanë zhvilluar fushën e kalçetos të kompleksit sportive “Te 10-ta” për të zhvilluar seancën e rradhës. Kuptohet që përmasat e kësaj fushe nuk janë shumë normale për një ekip futbolli, aq më tepër në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo që do luajë Vllaznia ditën e dielë në Vlorë ndaj Flamurtarit.