Rudi Vata: Vllaznia I beson Shabës dhe jo mua!

0

Ai vetë tashmë e ka kuptuar se nuk ka më të ardhme tek Vllaznia pas këtij sezoni. Marëdhëniet me ndonjërin prej drejtuesve të klubit nuk janë të mira dhe për më tepër, pikëpamjet e tyre për futbollin janë krejt të kundërta. Rudi Vata për këtë arsye, e ka të qartë se më 31 maj, do zbresë nga “anija” ku ka hipur. Do zbresë në tokë, për të shkuar në një destinacion tjetër. Fakti që klubi shkodran ka filluar të firmosë kontratat me futbollistët e sezonit të ardhshëm dhe ai nuk pyetet, tregon se “krisja” tashmë ka filluar me klubin. Nuk pyetet trajneri por njerëz të tjerë dhe Vata mendon se ky nuk është profesionalizëm. Megjithatë, trajneri aktual I kuqebluve mendon ta vazhdojë punën e tij me të njëjtën linjë si deri tani. Në mënyrë që në fund të majit të lërë një Vllazni sa më të shëndetshme. Por sipas tij, operacioni nuk përfundon aty. “ai duhet të vazhdojë edhe më tej sepse po mbeti me aq, plagët do shtohen dhe skuadra nuk do shërohet asnjëherë”-thotë Rudi. Në një rrëfim për gazetën online www.shkodrasport.com, trajneri I skuadrës shkodrane ka folur hapur, pa doreza, duke anatemuar direkt edhe njerëzit me të cilët ai nuk ka marëdhënie aspak të mira.

Vllaznia, synimet për të mbrojtur titullin kampion

0

 

Ekipi i Vllaznisë në peshëngritje për të rritur, do të synojë mbrojtjen e titullit kampion sërish edhe në kampionatin e rradhës. Ai do të zhvillohet në datat 3-4 mars në qytetin e Durrësit. Pallati i sportit "Ramazan Njala" i këtij qyteti do presë shtangistët më të mirë të vendit, përfaqësues të klubeve sportive të cilët do konkurrojnë për shpalljen kampion si në aspektin individual ashtu edhe atë ekipor. Shtangistët e Vllaznisë dhe trajnerët e tyre Muhamet Tuzi, Genc Barkiçi dhe Artur Lagja, kanë objektiv kryesor të dyja këto. Pra nxjerrjen e sa më shumë kampionëve si individ dhe ajo çka është më e rëndësishmja, shpalljen e Vllaznisë kampion si ekip.

Vata: Laçi, provë serioze para ndeshjes me Skënderbeun

0

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata e konsideron ndeshjen e nesërme me Laçin si një test i mirë i skuadrës së tij edhe para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Skënderbeut për kupë.Ai e vlerëson shumë kundërshtarin e nesërm, dëshirën e tij për të marrë pikë dhe është i mendimit se do jetë një ndeshje e hapur. "Ashtu si dhe ne, e kemi të qartë që edhe Laçi do kërkojë fitoren për pozitat e vështira ku ndodhet. Ai ka një ekip të mirë dhe mendoj se do jetë ndeshje e hapur. Edhe Vllaznia do hyjë në fushë për ta fituar ndeshjen dhe kuptohet do fitojë ai ekip që do tregohet më i saktë. Kjo ndeshje do të na shërbejë për të parë edhe veten se ku jemi para ndeshjes tjetër, shumë të rëndësishme që do luajmë mesjavën e ardhshme në Shkodër ndaj Skënderbeut për kupë"-ka thënë Vata për gazetën online www.shkodrasport.com para nisjes për në Fushë Krujë ku dhe ka kaluar natën sonte ekipi shkodran.

Elvin Beqiri: Një ditë do kthehem tek Vllaznia, por jo tani

0

Speciale

Nga Senad NIKSHIQI

Do ta niste lojën e bukur të futbollit që para 12 vitesh, teksa do të aktivizohej me skuadrën e Vllaznisë. Shumë shpejt u bë ndër të preferuarit e trajnerëve duke fituar vendin e titullarit në qendrën e mbrojtjes tek kuqeblutë. Menjëherë do binte në sy për sigurinë që jepte në prapavijë, qetësinë në fushën e lojës duke e zhvilluar kështu më tej pasionin për futbollin. Si i tillë nuk do vononte shumë për tu grumbulluar edhe në Kombëtaren e Shqipërisë duke qenë një nga futbollistët kryesor të skuadrës. Shkodranin Elvin Beqiri e mbajmë mend të gjithë në ndeshjen e mrekullueshme përballë Rusisë në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës.

Lajmi i fundit: Dritan Smajli firmos me Vllazninë edhe për sezonin 2012-13

0

Merr fund edhe dilema për futbollistin lezhjan të Vllaznisë Dritan Smajli. Ai do jetë pjesë e kësaj skuadre edhe në sezonin e ardhshëm 2012-13. Pak minuta më parë është hedhur firma në kontratë ku kanë firmosur lojtari dhe administratori i klubit Kujtim Shaba. Të dyja palët janë dukur të kënaqura me akordin e arritur dhe e rëndësishme është që ky lojtar do jetë pjesë e kuqebluve edhe sezonin e ardhshëm. Pas portierit Vujadinoviç që ka rinovuar pak ditë më parë, tashmë ajo e Smajlit është firma e dytë që hidhet. Për më tepër, ajo që ka rëndësi është se në kontratën e re që është firmosur ka rënë poshtë kushti i kërkuar nga lojtari për të patur një klauzolë largimi nëse i del ndonjë ofertë për jashtë vendit.

Smajli: Ende s’kam firmosur! Rinovimi me kushte

0

Pa diskutim, që është një ndër futbollistët më të mirë, jo vetëm të Vllaznisë, por edhe në kampionatin shqiptar. Sidomos në dy ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë, në fazën e grupeve, Dritan Smajli, ka qenë absolutisht më i miri për kuqeblutë. Jo më kot drejtuesit e klubit shkodran prej një muaji kanë kërkuar që me mbrojtësin lezhjan të rinovojnë kontratën edhe për një vit e gjysmë, ashtu siç bënë javën e kaluar me portierin Mirosllav Vujadinoviç. Madje, ditët e fundit, u fol, edhe sikur Smajli kishte firmosur kontratën e re, por kjo nuk qenka e vërtetë. Ka qenë po vetë ai, se ende nuk ka firmosur kontratën e re me Vllazninë, por nuk ka mohuar faktin se është biseduar gjerësisht për këtë çështje, me drejtuesit e klubit shkodran.

Vllaznia e bindur, humbja u ndikua nga gjykimi

0

Skuadra e Vllaznisë dhe drejtuesit e saj janë të bindur se humbja ndaj Flamurtarit ka patur një ndikim të drejtpërdrejtë nga gjyqtarët e ndeshjes. Për këtë ndeshje dhe gjykimin e saj ka folur administratori i klubit, Kujtim Shaba. “Nuk është hera e parë që gjyqtarët na ndëshkojnë si skuadër apo ndikojnë në rezultat. E kam parë ndeshjen me vemendje dhe sigurisht ishte një gjykim i dobët, kundër nesh. Me vjen keq që gjërat shkojnë në këtë mënyrë pasi Vllaznia nuk duhet të ndëshkohet në këtë mënyrë”, ka thënë i bindur ai. Duke u ndalur tek skuadra dhe loja që zhvilloi ajo, Shaba ka rezervat e tij. Duke mos mohuar një pjesë të parë aspak të mirë, ai vë theksin tek dëshira e skuadrës për të përmbysur çdo gjë në pjesën e dytë.

Vllaznia, ankesë në FSHF për gjyqtarët

0

Vllaznia është mërzitur nga gjykimet kundër tashmë dhe ka ndër mend të reagojë. Ato çfarë  ndodhën në ndeshjen Flamurtari- Vllaznia sa I takon gjykimit të ndeshjes, kanë irrituar drejtuesit e klubit shkodran. Pas trajnerit Vata që ka ngritur zërin menjëherë pas përfundimit të ndeshjes të së dielës, dje edhe drejtuesit e klubit shkodran kanë shfaqur pretendimet e tyre për gjykimet e arbitrave. Sipas tyre, të dy golat e pësuar në Vlorë, edhe 11-metërshi I dhënë për vlonjatët nuk ka qenë I rregullt por dhe goli I dytë është I shënuar nga në pozicion jashtë loje.

Rragami: Vllaznia tregoi se ka ende probleme

0

E ka pranuar edhe vetë ai. Specialisti i mirënjohur i futbollit shkodran Ramazan Rragami është shfaqur kritik ndaj paraqitjes së Vllaznisë në ndeshjen e Vlorës me Flamurtarin, për pjesën e parë shumë të dobët, për gabimet në mbrojtje dhe gjëra të tjera që kanë të bëjnë me paraqitjen e skuadrës në këtë ndeshje. "Mendoj se nuk ka qenë një paraqitje e mirë e Vllaznisë ajo në Vlorë. Jo se Flamurtari e dominoi ndeshjen madje mund të themi se po t'u referohemi rasteve të krijuara, Vllaznia ka patur më shumë raste, madje edhe të pastra por prapë ka dalë e humbur. Pse? Dy janë arsyet mendoj unë. E para , arbitrimi që ndikoi në njëfarë mënyre tek futbollistët dhe e dyta, Vllaznia po gabon sërish në qendër të mbrojtjes. Nuk lejohen gabime të tilla në këtë repart.

Laçi- Vllaznia luhet të dielën. Ende nuk dihet ku

0

Ndeshja e parë e fazës së dytë e kampionatit kombëtar të futbollit, ajo mes Laçit dhe Vllaznisë, do të luhet ditën e dielë. Kështu është vendosur nga Federata dhe drejtuesit e klubit shkodran janë lajmëruar për këtë tashmë. Ajo që mbetet për t'u saktësuar përveç orarit, është edhe vendi ku do luhet. Ekziston mundësia që të luhet në "Selman Stërmasi" ashtu si u luajt dy ditë më parë edhe ndeshja e kupës mes skuadrës laçiane dhe Skënderbeut. Në fakt, para ndërrimit të viteve, atëherë kur drejtuesit e Vllaznisë i hapën dyert Laçit për ta zhvilluar ndeshjen me Flamurtarin në "Loro Boriçi", u diskutua që edhe ndeshja ndaj Vllaznisë do luhej po në Shkodër, me kusht që Laçi të gjitha ndeshjet e mbetura të kampionatit, t'i luajë në stadiumin "Loro Boriçi" pa paguar asnjë gjë.