Vajushi në Shkodër, takohet me shokët e ish-skuadrës

Ka mbërritur paraditen e djeshme në Shkodër për të qëndruar me lejen e drejtuesve të Liteksit vetëm tre ditë dhe menjëherë ka nxituar të marrë vesh se ku bën stërvitje ekipi I Vllaznisë. Armando Vajushi, ish-futbollisti I saj deri para një muaji, ka patur jo pak mall të takojë ish-shokët e tij të skuadrës dhe prandaj ka nxituar të shkonte tek pallati I sportit “Qazim Dervishi” ku kuqeblutë ishin në stërvitje. Lojtari I Liteksit tashmë, nuk do të mungojë madje të jetë present edhe në ndeshjen miqësore që Vllaznia do zhvillojë sot në Velipojë.
Klubi Vllaznia 6 muaj pa faqen zyrtare të internetit!!!
Ideja: Një stadium modern për 100 vjetorin e Vllaznisë
Shitja e aksioneve, në mbledhjen e rradhës të Këshillit Bashkiak

Hysen Zmijani: Prisja më shumë nga Vata por është i vetëm

Njëra prej figurave më të njohura të Vllaznisë, pikërisht Hysen Zmijani e ndjek me shumë vëmendjen ecurinë e skuadrës shkodrane në sezonin e fundit. Ai kuptohet që si shumë të tjerë është i shqetësuar për ecurinë e saj. Mbrojtësi i njohur i Vllaznisë dhe i ekipit kombëtar flet edhe për trajnerin Vata me të cilin ka luajtur bashkë futboll dhe thotë se prej tij priste pak më shumë megjithatë nga ana tjetër e justifikon sepse sipas tij, këtë brum ka në dispozicion.
Sipas “Wikipedia”-s, Valter Fushaj është ende president i Vllaznisë!!!

Kuqeblutë analizojnë humbjen me Laçin. “Gjenden” fajtorët

Absurde që Vllaznia të luajë me 5 të huaj
Kohë ditëlindjes tek Vllaznia. Rudi Vata mbush 43 vjeç

Trajneri I Vllaznisë Rudi Vata dje ka festuar ditëlindjen. Ai ka mbushur 43 vjeç dhe kuptohet që ka festuar bashkë me stafin e tij dhe futbollistët në Ulqin , aty ku janë të grumbulluar. Ky përvjetor I lindjes së tij vjen në një moment kur ai ndodhet larg familjes së tij të cilën e ka në Skoci. Por ai ka zgjedhur të punojë me Vllazninë, skuadrën e qytetit të tij duke sakrifikuar jo pak për familjen. Megjithatë një ditëlindje e festuar si ajo e mbrëmshmja në Ulqin, sërish ka emocionet e veta. Me këtë rast edhe gazeta online www.shkodrasport.com, i uron Vatës edhe 100 vite të tjera të lumtura.
Edi Martini del përkrah Rudi Vatës. Më vjen keq vetëm për të

Vetë trajneri aktual i Vllaznisë Rudi Vata ndoshta e ka parë si një kundërshtar. Ndoshta edhe si sfidant për t'i marrë postin e trajnerit tek Vllaznia. Megjithatë Edi Martini duket se nuk e ka ndër mend këtë gjë për momentin. Nuk e ka patur ambicje dhe nuk do ta ketë edhe për një kohë tjetër. Por ndonjë intervistë e tij gati 3 javë më parë kur skuadra shkodrane ishte në Ulqin duke u stërvitur, u keqkuptua nga trajneri që drejton për momentin atë.