Leka: Vllaznia e tregoi veten edhe në turneun e Greqisë

0

Trajneri Nikolin Leka i ekipit të femrave të Vllaznisë pas triumfit në Ballkaniadën e zhvilluar në Greqi para dy ditësh ku vajzat shkodrane dolën fituese të tuneut ndalet dhe analizon sezonin e kaluar si edhe të ardhmen e ekipit në kupat e Europës. Nder të tjera trajneri Leka shprehet edhe për Ballkaniadën e fituar , ardhjet e reja në ekipin e femrave si edhe ndeshjet e Champions League ku premton se do japë maksimumin për të arritur një sukses të mundshëm por duke mos vënë objektiva për ekipin e femrave.

Vllaznia-femra i mund të gjithë. Fiton turneun e Greqisë

0

Vllaznia në futboll për femra është shpallur fituese e turnout ballkanik të zhvilluar për tre ditë me rradhë në Aleksandropoulis të Greqisë me pjesmarrjen e katër ekipeve, ndër të cilat edhe ato kampione të Malit të Zi, të Maqedonisë dhe skuadra e qytetit organizator. Ky turne, I cili është organizuar nga Bashkia e qytetit të Aleksandropoulisit në bashkëpunim me Federatën greke të futbollit si dhe me aprovimin e FIFA-s dhe UEFA-s, ka shënuar dominimin e vajzave kampione të Shqipërisë.

Vllaznia mund edhe kampionen e Malit të Zi. Nesër në finale

0

Vjen fitorja e dytë për ekipin e Vllaznisë në futboll për femra, në turneun ballkanik në të cilin është duke marrë pjesë në Greqi. Në ndeshjen e pasdites së sotme, vajzat shkodrane kanë patur përballë kampionen e Malit të Zi, Fk Breznica dhe në fund të saj është vulosur rezultati 1-0 për kampionen e Shqipërisë. Për arritjen e kësaj fitoreje, ka mjaftuar goli i Megi Doçit.

Vllaznia e femrave përballë PAOK e Beshiktash në një turne në Greqi

0

Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, paraditen e sotme është nisur drejt Greqisë për të marrë pjesë në një turne të rëndësishëm futbolli që zhvillohet atje me pjesmarrjen e ekipeve kampione të Ballkanit. Sipas shortit paraprak të hedhur nga organizatorët, kampionet kuqezi do të jenë në të njëjtin grup me skuadrën kampione të Greqisë- PAOK dhe atë të Turqisë- Beshiktash.

Kapitenia e kombëtares Rrahmani dhe dy malazeze tek Vllaznia

0

Nisja e përgatitjeve të rradhës për edicionin e sivjetëm të Ligës së Kampioneve, ka bërë që presidenti i Vllaznisë së femrave të ndërhyjë në merkato për ta plotësuar skuadrën me lojtare cilësore ku ajo ka patur nevojë. Ditët e fundit ai ka kryer tri goditje të rëndësishme duke marrë kapitenen e kombëtares shqiptare Albina Rrahmani dhe dy futbolliste të kombëtares malazeze.

Starton kampionati i femrave. Vllaznia synon titullin e katërt

0

Do të startojë më në fund kampionati kombëtar i futbollit të femrave. Kjo gjë do të ndodhë këtë të shtunë. Kështu ka vendosur Federata Shqiptare e Futbollit e cila ka përcaktuar edhe kalendarin e tij tashmë. Kampionati i sivjetëm është i teti për këtë kategori teksa kampionatin e parë e ka fituar ekipi Tirana AS, më pas, tre tituj i ka marrë Ada e Velipojës, që më pas mori emrin Vllaznia dhe me këtë emër, ka fituar edhe tre tituj të tjerë.

Alma Hilaj nga JUban Danja, kapitene tek Fiorentina

0

Kanë nisur edhe lëvizjet e para të futbollisteve femra të Shqipërisë drejt kampionateve më të forta të Europës. Alma Hilaj, vetëm 16 vjeçe, ka pak kohë që ka lënë ekipin e saj që e ka formuar, "Juban Danjen" dhe ka udhëtuar drejt Italisë bashkë me familjarët e saj. Kësaj futbollisteje të talentuar i kanë mjaftuar vetëm pak kohë që të njihet me ambjentin dhe njerëz të ndryshëm i kanë rekomanduar aktivizimin me ekipin e futbollit të femrave të Fiorentinës. Ajo ka nisur stërvitjen me ekipin U-17 dhe trajnerit të tij, i kanë mjaftuar vetëm pak ditë stërvitje për të parë tek Hilaj vlerat dhe autoritetin e një lojtareje me shumë cilësi e për këtë arsye, i ka dhënë edhe shiritin e kapitenes.

Historike: Juban Danja, 10 vjet më parë krijohej ekipi i parë i femrave

0

Sot bëhen plot 10 vjet. Pikërisht nga momenti kur Ferdinand Jaku, ideuesi dhe themeluesi i këtij ekipi, bashkë me një të afërm të tij, Marin Jakun, do të krijonin të parin ekip të futbollit të femrave në Shqipëri. Ishte 6 shtatori i vitit 2005, një datë që do të hynte në historinë e këtij futbolli në vendin tonë. Atëherë nisi thjesht si pasion por që më pas do kthehej në "sëmundje" për Fredin dhe shumë të tjerë. Dhe jo më kot, sot në Shqipëri ekzistojnë plot 12 ekipe femrash. Por para 10 vitesh ishte një tabu që femrat të luanin futboll. Ferdinand Jaku, një njeri i apasionuar pas sportit dhe një tifoz i zjarrtë i Vllaznisë, ndonëse punonte në Spitalin Rajonal të Shkodrës si kryeinfermier, nuk mund të hiqte nga sporti dhe pranë shtëpisë së tij në fshatin Juban, vetëm 5 km larg qytetit, do të ndërtonte një fushë kalçetoje.

Vllaznia e femrave merr edhe portieren e kombëtares së Maqedonisë

0

Vjet mori portieren e kombëtares së Greqisë ndërsa sivjet, kampionia e Shqipërisë në futbollin e femrave- Vllaznia, ka zgjedhur të marrë portieren e kombëtares së Maqedonisë si përforcim për ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Presidenti i këtij ekipi Lazer Matija ka bërë kësisoj realitet edhe përforcimin e pestë në prag të këtyre përballjeve shumë të rëndësishme. Ajo është Frosko Kostova. Dje ajo ka mbërritur në Shkodër dhe është bashkuar me ekipin në stërvitje duke u konsideruar kësisoj një përforcim shumë i rëndësishëm për Vllazninë ngaqë ajo kishte nevojë për një portiere cilësore. Me marrjen edhe të kësaj portiereje, skuadra tashmë është kompletuar në të gjitha repartet dhe duket më e vendosur se kurrë për arritjen e objektivit historik, kalimit të turit të parë të Ligës së Kampioneve.

Vllaznia për femra tjetër fitore. Titulli tashmë vetëm formalitet

0

Vllaznia në futboll për femra është shumë pranë shpalljes zyrtarisht kampione e Shqipërisë për sezonin 2014- 2015. Ajo pret vetëm sigurimin nga ana matematike të këtij titulli. Mesditën e së shtunës vajzat kuqeblu kanë fituar ndeshjen e rradhës ndaj ekipit të Kinostudios me rezultatin 4-1. Autore të golave për ekipin shkodran kanë qenë Megi Doçi që ka shënuar tre gola si dhe Esmeralda Franja.Trajneri i këtij ekipi Selami Pepaj në një intervistë për televizionin Rozafa ka thënë se fitorja duhej të ishte edhe më e thellë megjithatë e rëndësishme është që titulli kampion tashmë është një formalitet.