“Juban Danja” lëviz në merkato, pretendente në sezonin e ri

0

Një nga ekipet e futbollit të femrave të Shkodrës, pikërisht Juban Danja duket se do jetë një nga pretendentet kryesore për titullin kampion në sezonin e ri futbollistik 2011-12. Presidenti i këtij ekipi, Ferdinand Jaku ka bërë realitet ditët e fundit edhe marrjen e dy lojtareve shumë cilësore në merkato, çka e ka forcuar edhe më shumë skuadrën e tij.