100 Vjet të Shqipërisë sportive

0

Nga Besnik Dizdari

Themelimet dhe simbolet e mëdha

Shaban Sejdiu, Shaban Tërstena, Azis Salihu, Pirro Dhima, Luan Shabani, Leonidha Goga, Agim Xhelili, Viktor Mitru, Luan Krasniqi, Mirela Manjani – të gjithë këta shqiptarë kanë fituar medalje olimpike të arta, të argjendta ose të bronzta.

Gëzuar ditëlindjen Vllaznia e Shkodrës!

0
16 shkurt 1919- 16 shkurt 2013, 94 vjet Vllazni

Gazeta “Shkodra Sport” uron: Gëzuar Vitin e Ri 2013!

0

Sonte është momenti të festojmë. Lëmë pas vitin 2012 dhe kuptohet që nga ky vit duhet kujtuar ajo çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë keq. Për këtë të fundit, mjafton të marrim klubin e futbollit Vllaznia dhe kujtohesh menjëherë se vetëm në atë mënyrë nuk mund të drejtohet ai. Përpos kësaj, lëmë pas një vit pa shumë financa për basketbollin e volejbollin, dy sporte këto që me pak më shumë lekë, do të ishin ndoshta kampionë.

Shkodra Sport vazhdon me rekordet. 600 mijë klikime në 14 muaj!

0
Rekordet e gazetës online www.shkodrasport.com vazhdojnë. Numri i klikimeve ka shkuar mëngjesin e sotëm në shifrën 600 mijë. Një REKORD! E kemi arritur në...

Kur nisën sportet në Shqipëri?

0

Nga Besnik DIZDARI

Më vjen mirë që botimi i dy shkrimeve rreth Kolonelit Dayrell Oakley –Hill dhe kujtimeve të tij të shkurtëra edhe për sportin shqiptar të viteve ’30 prej librit “An Englishman in Albania” (“Një anglez në Shqipëri”), të paktën ka ngjallë kërshëri te disa njerëz të cilët kanë një kuptim atdhetar dhe dituror për sportet në Shqipëri. Këtë e përjetova nga bisedat me disa prej tyre. Natyrisht ata janë pak, sepse kësisoj atdhetarësh e njerëz të kulturës nuk ka shumë në Shqipëri. Kështu, ata më nxitën t’i kthehem edhe një herë Kolonelit me këte Post scriptum.

Me Boriçin, nga Helsinki në Budapest

0

Nga Skifter Këlliçi

“E di Loro se kur të kam parë për herë të parë në stadium”?…
Këtë pyetje i drejtova  Boriçit atë pasdite të vonë të datës 20 qershor të vitit 1972, kur  avioni sapo  u ngrit  nga pista e hirtë e aeroportit të Helsinkit, për të  shpënë përfaqësuesen tonë, që unë e shoqëroja si gazetar, në Budapest, nga ku me tren do të arrinte në Beograd dhe pastaj që andej  me autobus  në Tiranë.

Historia e stadiumit kombëtar “Loro Boriçi”

0

Nga BESNIK DIZDARI
I them “Kombëtar”, sepse edhe ky stadium kështu u emërtua më 29 mars 2003, kur për herë të parë në histori aty u zhvillua një ndeshje e madhe e Kampionatit Evropian, Shqipëri– Rusi 3-1. Edhe vetëm për këtë ngjarje të papërsëritshme të futbollit shqiptar, stadiumi kombëtar “Loro Boriçi” nuk mund të ketë rival për të qenë ai i pari prej të gjithë stadiumeve të qyteteve të Shqipërisë për të zëvendësuar stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” për ndeshjet e Kombëtares përderisa ky të ndërtohet i ri, siç është marrë vendimi.

70 vjet të Kupës së “shuar” të Shqipërisë…

0

Nga Besnik Dizdari

Qé pra, ndodh që një gazetar, i cili është autori i këtushëm, t’i “zbulojë” dhe t’i konfirmojë vendit të tij një Kupë Kombëtare të “panjohur”. E them këte duke e përjashtuar për një çast modestinë, sepse e shoh që një tufë njerëzish, të rinj e të vjetër, gazetar të vetdeklaruar e shkruesa të pafund që kanë hyrë në gazeta edhe pse nuk dijnë të shkruajnë, kryeredaktorë të emëruar prej pronarësh shtypi, të cilët nuk e njohin dhe as që duan ta njohin përsëmbari këte fushën tonë së cilës i kushtuam jetën, harrojnë, injorojnë, në fund të fundit ahistorizojnë.

Lindja, zhdukja dhe rilindja e Olimpizmit Shqiptar

0

Nga Besnik Dizdari

IV.

Pak kuj mund t’i shkonte nëpërmend, në atë 1972 të paharrueshëm, me Ymer Pampurin e Lojërave Olimpike të Mynihut, Rekordmen Olimpik dhe Kampion i Botës, se ndërsa për Shqipërinë ishte dhënë starti i shndërrimit të sportit të peshëngritjes në sportin simbol të olimpizmit të saj, do të mbërrinte izolimi i madh.

Tre kampionatet “e panjohura” të luftës

0

Nga Besnik DIZDARI

Kapitulli i Tretë: SK Tirana - Kampione dhe do të përfshihet Kosova!

Më 6 gusht Durrësi dhe Ismail Qemali dalin në Shallvare dhe ndeshja shtesë është po aq dramë. Eshtë një 3-2 për skuadrën durrsake. Për gazetari shënojmë se ndeshja transmetohet nga Radio Tirana prej Anton Mazrekut.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI