Vata futi idetë perëndimore vetëm në media, jo në ekip

0

Opinion nga Roland ÇOMO

Idetë perëndimore janë shumë të nevojshme për futbollin Shqiptar, por ato duhet të dish ti implementosh në realitetin e ndyrë që është në futbollin Shqiptar dhe normalisht duhet kohë dhe nuk mund të bëhen nga një person i vetëm por ndryshimi fillon në legjislacionin për sportin dhe ky implementim duhet të nisë nga FSHF-ja që më pas të reflektohet në klube.

O Bashki, mendo për këtë tifozeri

0

 

Pak rreshta nga grupi "Thumbi"

 

VLLAZNI ty mbas doret të kanë lan

i  bane me zemër pleq e të ri

a ka mbetur ndonjë shkodran

që të mendojnë për këtë Vllazni?!

Ku do ta ketë fundin kjo Vllazni?

0

Opinion nga Gjergj KOLA

 

Këtë pyetje ndoshta nuk e shtroj vetëm unë. Mund ta shtrojnë edhe shumë të tjerë tifozë, sportdashës por edhe dashamirës të Vllaznisë. Kjo skuadër, ndonëse pa bërë një "operacion" të lehtë në merkaton e janarit dhe ndonëse trajneri i saj thotë se si skuadër e ka më të mirë se deri në fund të dhjetorit, ende nuk po jep rezultat. Vetë Vata kërkon kohë por në fakt shumëkush pyet edhe sa kohë.

Rragami duhet të flasë ose si specialist ose si pjestar i stafit

0

Opinion nga Roland LUÇI


Redaksisë suaj të nderuar i kam pas bërë një vërejtje dhe po e përsëris: Në shkrimet, analizat dhe opinionet tuaja, merreni më shpesh se sa duhet me të kaluarën e personazheve që janë aktualisht aktivë në pozicione të ndryshme dhe me emrin e mirë që kanë lënë këta personazhe, por nga pozicione të ndryshme nga të sotmit. Bile e theksoj, nga pozicionet e paguara të sotme. U nis me Vatën, vazhdon me Vatën dhe tani dhe me Ramazan Ragamin.

Futbolli shqiptar duhet t’i thotë “jo” dhunës njëherë e mirë

0

Opinion nga Ernest GJOKA

Për mendimin tim kupa tregoi edhe një herë interesin e madh të ekipive konkurrente, por sipas shikimit tim gjykoj se ekipet si Skënderbeu, Flamurtari, Tirana, Kastrioti, ndoshta dhe Vllaznia e Bylis, do të luftojnë për 4 vendet e gjysmëfinaleve. Në të dyja javët e kupës ka pasur ndeshje shumë të forta por edhe me nivel profesional. Këto ndeshje ndihmuan edhe për një qëllim tjetër ekipet: për t'i përgatitur edhe për fillimin e kampionatit duke bërë dhe testet për lojtarët e ardhur gjatë merkatos së dimrit, sepse kjo kohë e shkurtër që patën në dispozicion, ekipet e shfrytëzuan edhe për afrime e largime lojtarësh.

Vllaznia “fut ujë” nga të gjitha anët

0

Opinion nga Blendi DIBRA

Sot pasdite ne qytetin e Vlores Flamurtari u ndeshen ndermjet tyre Flamurtari dhe Vllaznia takim i vlefshem per ndeshjet ne grupe per Kupen e Republikes. Flamurtari vinte nga humbja e thelle 4-1 ne Pogradec ndaj ekipit Korcare ndersa Vllaznia pas fitore 2-0 te arritur ne stadiumin Loro Borici ne Shkoder. Ne kete takim per ekipin shkodrane do te luanin per here te pare edhe dy blerjet e reja mbrojtesi kroat Gordan Vuk si dhe mesfushori i ekipit kombetare te Andorres Sergi Moreno.

Bashkia duhet ta lëshojë Vllazninë sa më parë

0

Opinion nga Senad NIKSHIQI

"Janar, janar, janar", kjo ishte fjala e vetme që kishin në gojë pronarët e rinj të Vllaznisë në momentin kur morën në odrë skuadrën e Vllaznisë pa dorëheqjes së Presidentit të atëhershëm Valter Fushaj. "Janar" ishte përgjigja e vetme kur gazetarët e çdo kush tjetër pyeste Presidencën e re, Bashkinë Shkodër. Me atë shprehje i referoheshin muajit janar se aty do ndodhte mrekullia.

Turp të nëpërkëmbet puna e trajnerëve të Akademisë

0

Opinion nga Alban HASANI

Kam ndjekur me interes kohët e fundit shumë deklarata të trajnerit të Vllaznisë Rudi Vata që flet indirekt ndoshta për mangësi të theksuara në elementët teknikë, taktikë apo të përgatitjes fizike për lojtarët e ardhur nga Akademia tek ekipi i parë. Unë mendoj se është një gjykim jo i drejtë. E kam më të lehtë të flas sepse nuk jam pjesë e asaj Akademie megjithatë mendoj se për trajnerët që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë aty, është turp të flasësh për ta.

Profesor Rragami, fol të vërtetën!

0

Opinion nga Roland ÇOMO

E dëgjoj me shumë interes në çdo emision apo çdo intervistë kur flet për Vllazninë apo dhe futbollin shqiptar. Askush nuk mund ta mohojë përvojën e profesor Rragamit dhe ideja që ai të jetë këshilltari i Vatës është pozitive. Por asnjëherë nuk e kemi dëgjuar profesorin të vërë pikat mbi "i" se kush është fajtori për gjendjen që është tek Vllaznia sepse nuk e ndihmojmë Vllazninë duke folur vetëm fjalë të mira.

Vata- gazetarët, duhet më shumë përmbajtje nga palët

0

Opinion nga Roland LUÇI

Me sa duket spiralja e "dialogut" gazetare- Vata po degjeneron dalëngadalë në konflikt. Vata duhet të përqendrohet në anën teknike të ekipit dhe jo të merret me verifikime apo përgenjështrime publike rrogash, transfertash apo ku di unë se çfarë thashethemesh duke u futur kështu në një rrugë stresuese pa krye. Për këto gjëra ka për t'u marrë sepse për këtë paguhet një staf i tërë nga Bashkia.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI