Vllaznia s’mund të jetë pretendente se gjyqtarët nuk mund t’i ketë miq!

0

Opinion nga Simon SHKRELI

Java futbollistike që lamë pas u karakterizua me dhunë dhe me arbitrim të kontestuar. Një ngjarje tashmë e zakonshme në futbollin shqiptar, I cili nuk po arrin të bëhet profesionist, duke prodhuar sportist të vërtetë të cilët kanë rrespekt ndaj kundështarit dhe ndaj humbjes. Vllaznia humbi ndaj Tomorit, dy gola të anulluar nga arbitrat të cilët janë të kontestueshem, lejim I një loje të rëndë të skuadres pritëse, tregojnë se futbolli ynë ka probleme serioze.

Një qytet i tërë: Xhevo, nuk ta patëm borxh!

0

Opinion
Nga Pjerin MIRDITA

Vllaznia, ekipi më  i vjeter në Shqipëri, natyrisht që na ka dhuruar gjithçka gjatë historisë se saj; gola, spektakël, fitore tenistike, humbje dramatike, anektoda e shumë e shumë gjëra të tjera. Na ka bërë të qajmë, por edhe të g2zojmë, kemi mbushur shkallët dhe tribunat, ashtu siç i kemi lënë edhe bosh kur e ka merituar. Na ka dhuruar njerëz të jashtëzakonshem në rrallë te parë, pastaj edhe futbollista të shkëlqyer.

Mos na prekni dinjitetin !

0

Opinion
Nga Senad NIKSHIQI

Ndeshja Vllaznia - Skënderbeu si shumë herë në Shkodër edhe kësaj here prodhoi ngjarje nga më të veçantat që ishin e nuk ishin dëgjuar më parë. Çështja "Sukaj" apo çështja "Gocaj" bënë jehonë anë e kënd stadiumit. Përballë një Skënderbeu më me eksperiencë çunakët e Vllaznisë e patën të pamundur të triumfonin. E për gjithë këtë situatë të vështirë të krijuar që nga dorëheqja e ish-presidentit Fushaj më pas rrodhën një sërë ngjarjesh për të mbërritur tek kjo Vllazni që kemi sot, që më shumë se pretedente siç Bashkia e do nuk është çudi të listohet në skuadrat që mund të rrezikojë vendet e fundit.

Dënimi i Sukajt, pak i më i gjatë sesa duhet

0

Opinion nga Roland ÇOMO
Nese eshte e vertete qe arsyet e mosparaqitjes ne ndeshje jane keshtu si na serviren ne media,atehere normalisht xhesti i futbollistit eshte absolutisht i denueshem.Por kam mendimin se koha e pezullimit eshte pak e gjate duke pasur parasysh se Sukaj eshte padyshim lojetari kryesor i ekipit dhe kjo mund t'i kushtoj shume skuadres pa sherbimet e Sukajt do ta kete shume te veshtire shenimin e golit.

Përgatitja fizike, ajo që mungon tek futbolli shqiptar

0

Një futbollist që ëndërron kombëtaren duhet me patjeter të aktivizohet në ekipet jashtë Shqipërisë. Në përballjet e ekipeve shqiptare në kompeticionet europiane quhet sukses kalimi i një turi. Një ekip si Dinamo me 10 ditë stërvitje përballon me sukses ekipin kampion. Këta shembuj që nuk janë të vetmit në njëfarë mënyrë janë përgjigja më e mirë se çfarë niveli ka futbolli shqiptar.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI