Nesër nisin ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra

Kreshnik Krepi rikthehet si trajner tek “Juban Danja”

Një sezon më parë ka fituar Kupën e Shqipërisë në krye të këtij ekipi dhe pikërisht kjo përvojë positive por edhe ambicjet e drejtuesve të klubit për të fituar të dy trofetë e këtij sezoni, kanë bërë që Kreshnik Krepi të rikthehet sërish në krye të “Juban Danjës”. Ky ekip pretendon të fitojë gjithçka sivjet në futbollin e femrave dhe prandaj kanë zgjedhur këtë trajner për t’I drejtuar. Lajmi konfirmohet për gazetën “Shkodra Sport” nga presidenti I këtij ekipi Ferdinand Jaku I cili do thoshte: “Deri më tani ekipi është drejtuar nga trajneria- lojtare Emanuela Jaku por kuptohet që tashmë përgjegjësia rritet dhe duhej një trajner më me përvojë. Në kushte të tilla zgjodhëm rikthimin sërish në pankinë për Kreshnik Krepin dhe me të do të tentojmë të fitojmë të tjerë trofe”.
Të shtunën mbyllet faza e parë e kampionatit të futbollit të femrave

Faza e parë e kampionatit të katërt kombëtar të futbollit të femrave gradualisht po shkon drejt fundit. Pikërisht të shtunën, do të luhen ndeshjet e javës së shtatë, që është e fundit e kësaj faze. Ada kryesuese e deritanishme, do të luajë në transfertë me ekipin e vendit të fundit në renditje- Dardaninë, e cila deri më tani nuk ka arritur të marrë qoftë edhe një pikë të vetme. Duke qenë kështu, parashikohet një ndeshje e lehtë për kryesuesen aktuale dhe kampionen në fuqi të vendit. Ndeshja Dardania- Ada do të luhet të shtunën në orën 14.00 në fushën e kompleksit të ekipeve kombëtare në Kamëz.
Nesër ndeshje spektakli. Aktorët e teatrit “Migjeni”- Juban Danja

Do jetë ndeshje futbolli femrash por jo vetëm. Nuk do jetë e vlefshme për kampionatin kombëtar por do jetë një ndeshje spektakli. Juban Danja nesër do ketë një kundërshtar shumë të fortë përballë, ekipin e aktorëve të teatrit "Migjeni" në një përballje shumë interesante. Një takim që do luhet pikërisht me 28 nëntor në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" në orën 11.00, në kuadrin e festimeve për 100 Vjetorin e Pavarësisë. Vajzat e Juban Danjës do kenë përballë kundërshtarë shumë të fortë të drejtuar me mjeshtri nga Besnik Çinari.
Juban Danja mund 6-0 Kamzën dhe ruan vendin e dytë në renditje

Kampionati i femrave, ndeshje të lehta për Adën dhe Juban Danjën

Ada e Juban Danja fitojnë, diferenca në krye mbetet dy pikë

Debatet për të mirë të Vllaznisë, jo e kundërta

Ada- Juban Danja barazim 1-1. Lufta për titull mbetet e hapur

Ada- Juban Danja, finalja e parakohshme e femrave
