Juban Danja mbyll merkaton me tre futbolliste të kombëtares
Të shtunën fillon kampionati kombëtar i futbollit të femrave
“Juban Danja” ikën trajneri Kreshnik Krepi, vjen Emanuela Jaku

Në prag të nisjes së kampionatit të katërt kombëtar të futbollit të femrave, në pankinën e "Juban Danjës" ka patur një rrokadë trajnerësh. Kështu, Kreshnik Krepi që e drejtoi këtë skuadër sezonin e kaluar, madje fitoi edhe Kupën e Shqipërisë me të, nuk do jetë më trajner i saj. Ai ka preferuar të nisë punën me ekipin e 19 vjeçarëve të Tërbunit të Pukës. Vendi i lënë bosh nga largimi i Krepit nuk ka zgjatur shumë. Presidenti i këtij ekipi Ferdinand Jaku ka vendosur që t'ia besojë pankinën Emanuela Jakut, futbollistes kryesore të këtij ekipi. Ajo tashmë do të bëjë edhe detyrën e trajneres por edhe të futbollistes.
U trashëgofshi Ela dhe Anton!

Ajo është futbolliste. Ai është gazetar sportiv. Të dy i bashkon fusha e sportit, por më së shumti, i bashkon nesër paradite unaza e martesës. Emanuela Jaku dhe Anton Zalli pikërisht paraditen e nesërme do vënë kurorë në kishë për të nisur kështu një jetë të re sëbashku. Emanuela luan prej vitesh futboll duke qenë ndër të parat futbolliste femra në Shqipëri.