Kjo është një pjesë e atletikës shkodrane

0
Ne foto, kampionët Tonin Sokoli, Arben Mlloja dhe trajneri Rrok Hila

Kampionet e Adës në pritje të shortit të Ligës së Kampioneve

0

Dalja kampion natyrisht që ka Brenda kënaqësinë e madhe të vlerësimit si skuadra më e mirë por kur merr pjesë në Ligën e Kampioneve, sigurisht që emocionet rriten edhe më shumë. Pikërisht për këtë arsye, vajzat futbolliste dhe stafi drejtues I ekipit të Adës së Velipojës në futbollin e femrave, po e prêt me mjaft interes marrjen pjesë në një kompeticion të tillë. Nëse verën e kaluar ishte hera e parë që ajo mori pjesë, sivjet natyrisht që është më e përgatitur për të bërë gjëra të miraa. Për këtë arsye, edhe drejtuesit e klubit kanë ditë që kanë nisur përpjekjet për të sjellë në skuadër lojtare cilësorë në mënyrë që të rritet forca e skuadrës për t’u përfaqësuar denjësisht në një kompeticion të tillë.

Astrit Premçi dhe Ismet Hoxha trajnerë të ekipeve U-19 dhe U-17

0

Ndryshime në krye të ekipeve të Akademisë Vllaznia. Që nga dita e djeshme, Ilir Dibra, Alban Noga dhe Entri Çaku nuk do të jenë më në krye të ekipeve U-19 dhe U-17 të Vllaznisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Trajnerëve. Ata pasi kanë analizuar punën e bërë në këto ekipe, kanë vendosur për ndryshimet e emrave. Në fakt kishte kohë që përflitej një gjë e tillë për dy trajnerët e 19 vjeçarëve Dibra e Noga por paksa e çuditshme duket largimi nga posti i trajnerit të 17 vjeçarëve i Entri Çakut ndonëse ky i fundit në dy sezonet e fundit e ka nxjerrë kampion këtë ekip.

Nis në Shkodër kupa “100 Vjetori i Pavarësisë në futboll për femra

0

Ditën e sotme ka nisur në Shkodër një turne i titulluar "100 Vjetori i Pavarësisë" me pjesmarrjen e katër ekipeve tëfutbollit të femrave.  Këto ekipe janë pikërisht The Door, Kamza, Breshia dhe Kaçaniku i Kosovës. Sipas një shorti të hedhur direkt në një studio televizive të TV Rozafa paraditen e sotme, ekipi italian i Breshias është ndeshur me ekipin kosovar të Kaçanikut. Vajzat e ardhura nga Italia kanë fituar thellësisht 5-0 duke fituar të drejtën për të dalë në finale. Në ndeshjen tjetër, ekipi The Door ka mundur atë të Kamzës me rezultatin 3-0. Në këtë mënyrë, dy finalistët e këtij turneu do jenë ekipi vendas The Door dhe ai italian i Breshia i ardhur posaçërisht për pjesmarrjen në këtë turne të rëndësishëm ndërkombëtar të futbollit të femrave.

A duhet hequr 9-ta e Sinanit?

0

Opinion nga Roland LUÇI

Nuk kam arritur kurrë të kuptoj një veprim të tillë, të mospërdorjes më të fanellës me një numër të caktuar në shpinë, ide e shpikur kushedi se di se në çfarë laboratori idiot dhe kopjohet majmunërisht tani dhe në Shkodër. Sinqerisht nuk arrij të krijoj asnjë lidhje me mospasjen më në dispozicion të numrit 9 te Vllaznia me figurën e një lojtari të caktuar, kushdo qoftë ky.

Vllaznia U-17, sot zyrtarisht Kampione

0

Vllaznia U-17 sot eshte shpallur zyrtarisht kampion e Shqiperise per edicionin 2011-12.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI