Shqipëria mund sërish Malin e Zi. Këtë herë 4-3 në “Loro Boriçi”

Shqipëria ka fituar sërish ndaj Malit të Zi, këtë herë me rezultatin 4-3. E kemi fjalën për kombëtaret e futbollit të femrave të dy vendeve. Ndeshja e zhvilluar dje në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës është dominuar nga vajzat tona të cilat kanë arritur një tjetër fitore. Tre ditë më parë, ekipi shqiptar kishte fituar edhe në Tivar me rezultatin 4-2. Ka qenë një fitore e bukur për ekipin tonë. Ndeshja ka filluar e shpejtë dhe sulmuesja shkodrane që luan në Australi Elvana Curo ka shënuar me kokë në minutën e 14-të të ndeshjes ndërsa Memedov po me kokë e ka çuar rezultatin në 2-0 në minutën e 26-të. U duk se do kishim një fitore të lehtë për ekipin tonë kombëtar por nuk ndodh kështu.
Vllaznia- fituese e Kupës së Shqipërisë 2012
Vllaznia në xhudo- kampione për vitin 2012

Luka: Eh, ç’më gjeti me këtë Vllazni!

Më 18 maj në Shkodër, miqësore Shqipëri- Mali i Zi për femrat

Shkodra do të jetë qyteti mikëpritës i një ndeshje futbolli që do zhvillohet mes ekipeve kombëtare të femrave të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kjo gjë është vendosur pikërisht ditën e sotme. Njëkohësisht është caktuar edhe data, e cila do jetë 18 maji. Mes dy federatave ka kohë që ka kontakte për këtë miqësore dhe tashmë është ajo rregulluar. Sigurisht që ndikimin e vet për ta luajtur në Shkodër këtë miqësore e ka patur edhe fakti që në këtë qytet është edhe ekipi kampion i Shqipërisë- Ada e Velipojës, në rradhët e së cilës luajnë disa futbolliste të kombëtares.
Luka: Shkodra krenare për Qerimajn!

Erkand Qerimaj: Krenar që jam shqiptar
