Rrok Bardeli, kampioni i madh i mundjes

0

Ne foto, kampioni dhe Mjeshtri i Merituar i Sportit ne mundje, i mirenjohuri Rrok Bardeli.

Juban Danja shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë

0

Speciale nga Mejdan ZHIVANI

Futbolli i femrave për sezonin futbollistik 2011-2012, ditën e djeshme ka zyrtarizuar dhe ka njohur tashmë ekipin fitues të njërit prej trofeve. Bëhet fjalë pikërisht për Kupën e Shqipërisë, të cilën këtë ecidion e ka merituar skuadra e Juban Danjës, duke mundur në finale ekipin e Kinostudios me rezultatin e thellë 4-1. Njoftimi i FSHF-së, fillimisht ka qenë që kjo finale do të luhej, po dje, porn ë stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në orën 11.00, por në çastet e fundit gjithçka ka ndryshuar destinacion.

Ferdinand Jaku: Më në fund erdhi suksesi i Juban Danjës

0

Suksesi I sotëm I ekipit të Juban Danjës në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Kinostudios, në fakt ka qenë I pritshëm sepse ky ekip është më I kompletuar me lojtare cilësore. Por në fakt, presidenti I këtij ekipi Ferdinand Jaku ka qenë në tension deri në fundin e ndeshjes deri kur ka dëgjuar vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit të takimit. Në fund pastaj është ndjerë I lehtësuar. Njëkohësisht edhe I lumtur sepse më në fund bëri realitet marrjen e një trofeu.

Juban Danja, fiton Kupën e Shqipërisë në futbollin e femrave

0

Shkodranet e Juban Danjës kanë fituar 4-1 sot në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj ekipit të Kinostudios duke merituar kështu trofeun e fituesit. Dy golat e kosovares Advije Veliu dhe dy të tjerët e Emanuela Jakut dhe Klaudia Rrotanit, I kanë dhënë një fitore të merituar Juban Danjës në ndeshjen e sotme. Ajo është luajtur në finalen e zhvilluar në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz. Ndeshja ka nisur me gol për jubanset që kalojnë në avantazh në minutën e katërt të ndeshjes me anë të kosovares Veliu që ekzekuton saktë një 11-metërsh dhënë për skuadrën e saj.

Juban Danja- Kinostudio, spostohet për në “Qemal Stafa” nesër

0

Ka ndryshuar sërish vendi i zhvillimit të ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë në futboll për femra këtë edicion. Në fillim në "Selman Stërmasi", pastaj në kompleksin e ekipeve kombëtare dhe së fundi, e treta e vërteta, në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Lajmi bëhet i ditur për gazetën tonë nga vetë presidenti i ekipit "Juban Danja" Ferdinand Jaku i cili do thoshte: "Nga Federata jemi njoftuar se vendi i zhvillimit të finales ka ndryshuar sërish. Ndeshja do luhet në stadiumin "Qemal Stafa". Fakti që do luhet në këtë stadium tregon se vetë Federata kërkon t'i japë një rëndësi gjithnjë e më të madhe futbollit të femrave në vendin tonë dhe shpresojmë që ajo të vazhdojë ta shohë gjithnjë e më me interes këtë lloj futbolli".

Vllaznia- fituese e Kupës së Republikë-1978

0

Ne foto, ekipi i mundjes se lire te Vllaznise fitues i Kupes se Republikes ne vitin 1978 ne garat e zhvilluara ne Korçe.

Finalja e kupës Juban Danja- Kinostudio, të dielën në Kamëz

0

Kanë ndryshuar data, ora dhe vendi i zhvillimit të ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë në futbollin e femrave për këtë edicion. Nuk kanë ndryshuar vetëm emrat e dy ekipeve finaliste që janë Juban Danja dhe Kinostudio. Ndonëse kishte ndonjë shpresë se mund të kishte ndonjë vendim të Komisionit të Disiplinës për një parregullsi të vërejtur në takimin Kinostudio- The Door, nuk ka ndodhur kështu dhe ekipi kryeqytetas është në finale.Ishte menduar të luhej ditën e shtunë në stadiumin "Selman Stërmasi" në orën 12.00 por njoftimi zyrtar është se kjo ndeshje do luhet ditën e dielë, datë 12 shkurt 2012, në orën 11.00 në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz. Sigurisht që vajzat e Juban Danjës janë pretendente për ta fituar këtë kupë, që do ishte edhe shpërblimi më i mirë për presidentin e këtij ekipi Ferdinand Jaku që më në fund do bënte realitet marrjen e të parit trofe zyrtar në futbollin e femrave në Shqipëri.

In Memoriam- Xhelal Juka

0

Klubi i futbollit Vllaznia dhe futbolli shkodran kane humbur nje nga emrat me te shquar te historise se tij- Xhelal Juken.

Krepi: Juban Danja pranë fitores së kupës por duhet kujdes

0

Juban Danja është një hap pranë fitimit të Kupës së Shqipërisë së këtij edicioni në futbollin e femrave. Ajo ka arritur të sfidojë rivalen e saj kryesore- Adën e Velipojës me të cilën është ndeshur në gjysmëfinale dhe pasi e ka mundur atë, tashmë ka edhe finalen me Kinostudion. Shumëkush e mendon të lehtë ndoshta këtë ndeshje por trajneri i Juban Danjës Kreshnik Krepi mendon ndryshe teksa për gazetën online www.shkodrasport.com do të shprehej: "Sigurisht që Ada ka qenë rivalja më e fortë për ne. Ada ka qenë skuadra për t'u mundur sepse është kampionia dhe fituesja e kupës në fuqi. Ne e mundëm atë dhe tashmë do ndeshemi me Kinostudion. Ndoshta për nga fortësia, kemi të bëjmë me një kundërshtar më të lehtë por kurrsesi unë nuk mendoj se e kemi marrë kupën. Jemi favoritë ndoshta por janë edhe 80 minuta futboll për t'u luajtur. Ashtu siç bëri surprizë The Door që eliminoi Tirana AS, një pretendente edhe kjo për fitimin e kupës, ashtu mund të ketë edhe ndonjë surprizë tjetër të pakëndshme për ne prandaj dhe duhet t'i ruhemi asaj".

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI