Juban Danja në finale të Kupës, Disiplina vendos për finalisten tjetër: The Door apo...

0

Skuadra e Juban-Danjës është finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë, në futbollin e femrave për këtë edicion, ndërsa finalistja tjetër do të vendoset nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, nëse do të jetë The-Door apo Kinostudio. Takimet gjysmëfinale, janë zhvilluar dje, në kompleksin sportive të ekipeve tona kombëtare në Kamzës, ku Juban-Danja ka fituar 3-2, derbin me Adën e Velipojës, ndërsa Kinostudio ka fituar thellësisht 7-0 ndaj The Door.

Juban Danja mund Adën 3-2. Siguron finalen e Kupës

0

Një ndeshje me shumë emocione ka qenë ajo e luajtur në mes ekipeve të Juban Danjës dhe Adës së Velipojës mesditën e së sotme në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz. Juban Danja ka fituar 3-2 duke siguruar kështu të drejtë për të shkuar në finale të Kupës së Shqipërisë për këtë edicion. Vajzat e presidentit Ferdinand Jaku dhe të trajnerit Kreshnik Krepi kanë udhëhequr rezultatin që në pjesën e parë që e kanë mbyllur me fitoren e tyre 2-0 me dy golat e Vishkullit dhe Veliut. Në të dytën, Ada është munduar të ngushtojë shifrat teksa ka shënuar me anë të Tulës por vetëm kaq sepse Rrotani do shënonte edhe golin e tretë për Juban Danjën.

Sot gjysmëfinalet e Kupës: Juban-Danja, The-Door, Ada dhe Kinostudio në garë

0

Prej një jave janë përcaktuar katër ekipet gjysmë-finaliste të Kupës së Shqipërisë, në futbollin e femrave. Këto ekipe, ku tre prej tyre i përkasin rrethit të Shkodrës dhe vetëm një kryeqytetit, një javë më parë kanë eleminuar kundërshtarët e tyre në çerefinale, ndeshje të cilat janë zhvilluar në kompleksin sportiv të ekipeve kombëtare në Kamëz, me një takim.

Ada- Juban Danja s’luhet në Shkodër. Nesër në Kamëz

0

U mendua dhe u ra dakord që ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra në mes dy ekipeve shkodrane, Adës dhe Juban Danjës, të luhej këtë të shtunë në Shkodër. Edhe drejtuesit e FSHF-së ishin dakord për këtë gjë ngaqë sfidat mes këtyre ekipeve kanë ngjallur jo pak interes tek tifozëritë e dy skuadrave. Por bora e rënë prej dy ditësh në Shkodër, ka bërë që ky plan të dështojë dhe për rrjedhojë, ndeshja mes këtyre dy skuadrave do luhet në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz.

Genc Barkiçi, kampioni i padiskutueshëm shtangës

0

Ne foto, nje nga emrat me te njohur te peshengritjes shkodrane dhe asaj shqiptare-- Genc Barkiçi.

Eljaz Ahmeti, “Mirënjohja e Qytetit”

0

Eljaz Ahmeti eshte nderuar me titullin e larte "Mirenjohja e Qytetit" nga Keshilli Bashkiak Shkoder.

Petrit Hoxha- Sokol Bishanaku- dy mjeshtra të shtangës

0

I pari një trajner i mirënjohur nga duart e të cilit kanë dalë kampionë dhe rekordmenë të shquar. I dyti një kampion i padiskutueshëm i peshëngritjes shqiptare për shumë vite me rradhë.

Shyqyri Halili e Zef Gjoni në Korçë- Viti 1991

0

Ne foto, dy emra te shquar te boksit shkodran, Shyqyri Halili dhe Zef Gjoni duke bere gati nje boksier per ring pikerisht ne nje aktivitet te organizuar ne Korçe ne vitin 1991.

Sokoli-Mlloja-Hila, nga historia e atletikës

0

Në foto, dy nga kampionët e Vllaznisë së viteve '80 në atletikë, Tonin Sokoli dhe Arben Mlloja duke u udhëzuar nga trajneri Rrok Hila.

Vllaznia- kampione në vaterpol. Viti 1963

0

Në foton e mësipërme kemi disa nga emrat e shquar të sportit të notit dhe njëkohësisht edhe të vaterpolit të Vllaznisë në vite. Shumë prej tyre, kampionë dhe rekordmenë absolutë të vendit.

FUTBOLLI I FEMRAVE

SUKSESI/ Kombëtarja shqiptare e femrave fiton edhe në Kroaci

0
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke mposhtur për herë të dytë radhazi Kroacinë, këtë herë në transfertë. Shqipëria...

HISTORI