Lem Kosova sportisti që shkëlqeu në tre lloje sportesh

0

Në vitet '50- '60 shumica e sportistëve nuk garonin vetëm në një lloj sporti por në disa prej tyre. Kështu ka ndodhur edhe me Eqerem Kosovën ose ndryshe siç e thërrisnin të gjithë- Lemi. Ka lindur në Shkodër në vitin 1935 dhe sportin e nis në moshë të vogël por shpejt do të bëhej i njohur, madje jo vetëm në një disiplinë. Ai ka konkurruar me sukses në tre lloje sporti: boks, mundje dhe peshëngritje. Megjithatë suksesin më të madh e ka patur tek boksi ku dhe ka arritur të shpallet kampion kombëtar. Karriera e tij ka zgjatur nga viti 1952 deri më 1958 dhe ka qenë e suksesshme. Në vitin 1952 Lem Kosova duke përfaqësuar Vllazninë në kampionatin kombëtar të boksit që zhvillohej në Durrës, arriti të shpallej kampion në peshën e lehtë. Po në këtë vit, Lemi do të shpallej kampion edhe në sportin e mundjes klasike, në kampionatin që u zhvillua në Elbasan. Titujt kampion nuk do t'i ndahen sepse edhe në vitin 1953 do të shpallej kampion në boks, sërish në peshën e lehtë por këtë herë duke përfaqësuar ekipin e Spartakut të Shkodrës dhe jo atë të Vllaznisë. Edhe në mundje sërish kampion i vendit këtë vit dhe po me Spartakun.

Gani Muriqi, profesori i madh i çiklizmit

0

Gani Muriqi ka lindur në Shkodër në vitin 1937 dhe që i vogël, ndoshta duke parë edhe vëllanë më të madh- Fadilin tek stërvitej me biçikletë, vendos të ndjekë rrugën e tij. I futet sportit të çiklizmit me të cilin do të ushtrohej për 13-14 vjet duke fituar disa gara dhe të shkonte deri tek vendi i dytë, ai i nënkampionit të Shqipërisë në Rrethet Çiklistike.

Fahri Fani, gjyqtari dhe kuadri sportiv që la gjurmë me karrierën e tij

0

Mbetet një emër i shquar i sportit shkodran dhe atij shqiptar, gjyqtar futbolli ndër më të mirët e vendit dhe po ashtu, një kuadër i nderuar që ka ndihmuar në arritjen e rezultateve të larta sportive si nga ekipet ashtu edhe nga sportistët. Fahri Fani ka lindur në Shkodër më 31.12.1921.
Fahri Fani nuk ka patur aktivitet apo stazh në futboll por që në moshë të re 16-17 vjeç ai ka ngritur skuadrën e futbollit me shokët e lagjes "Rus i Madh" e më vonë me shokët e tij ka ngritur ekipet edhe në lagjet Dudas, Kiras etj, duke u stërvitur në fushën e Lamijes, pranë shkollës së Zooteknikës. Ai strërvitej bashkë me shokët e tij si Muhamet Dibra, Xhevdet Shaqiri, Ahmet Nuti, Tahir Puka, Rami e Isa Basha, Shefqet Halili etj. Në vitin 1942-43, me shokët e mësipërm si dhe me Pjerin Radovanin, Zef Berishën, Injac Gjelucin, Biter Shahinin, Ndue Palin etj (qershor 1942) kanë marrë pjesë në turneun e futbollit në Prizren, Pejë, Prishtinë ku u bë një aktivitet futbolli me sistem rrethi dhe Vllaznia zuri vendin e tretë ndërsa të parin e zuri ekipi i Prizrenit.

Ali Kullolli, futbollisti i talentuar i Vllaznisë së viteve ’50

0

Karriera e tij nuk ka qenë shumë e gjatë megjithatë është pjesë e historisë së futbollit shkodran. Bëhet fjalë për Ali Kullollin.
Ai ka lindur në Shkodër më 24 mars 1930 dhe fillimet e futbollit I ka në lagjen Rus Haslikej ku organizoheshin ndeshje me shokët e fëmijërisë si Xhevat Hajdari, Ethem e Zyhdi Bakalli, Isa Buletini, Vehbi Ademi, Shuajp Cufja, Lutfi Haliti, Xhevat Bilali, Avni Mula, Selah Muka, Shuajp Puka, Ethem Selmani, Xhevat Nehani, Fadil Gogoviq etj. Futbolli për të do të bëhej shumë I dashur.  Ai me shokët e tij madje kanë luajtur futboll edhe gjatë kohës së luftës. Në vitin 1946, në një ndeshje mes qendrave të punës duke luajtur kundër ekipit të Bahri Kavajës e Lutfi Halitit, u dallova dhe për këtë trajneri dhe mësuesi I paharruar Ibrahim Dizdari që ishte dhe gjyqtari I takimit, I afrohet Alisë dhe I thotë: “Ti patjetër duhet të vazhdosh futbollin”. Një fjali që djaloshin e entuziasmoi shumë. Por më pas ai do të shkonte ushtar në Gjirokastër bashkë me shkodranët e tjerë si Shaban Abdija, Ali Tepelija, Buto Smaja, Met Rraboshta, Mujo Dyli, Fadil Halluni, Qemal Spahija, Faik Pelingu etj dhe u aktivizua në ekipin e Divizionit të Gjirokatrës me të cilin zunë vendin e parë.

Ali Tepelija, sulmuesi që s’pati fat të luante shumë me Vllazninë

0

Ka lindur në Shkodër më 01.05.1930 dhe futbollin e ka nisur në moshë shumë të re. Në vitin 1940 stërvitjet e para I ka zhvilluar në fushën “Has Likej” dhe aktiviteti në shkollë mes klasave paralele drejtohej nga drejtori I shkollës së asaj kohe, Rustem Lopçi. Ali Tepelija ka qenë inisiatori I krijimit të skuadrës dhe shoqërisë “Ylli”. Ka qenë vetëm 11 vjeç kur organizonte edhe blerjen e topave si dhe ndeshjet me ekipet e lagjeve të tjera si me ekipin e lagjes “Rus I madh” që drejtohej nga Riza Mani, me ekipin e lagjes “Zdralej”, “Kiras”, me ekipin e Qamil Metës, me skuadrën e jezuitëve apo dhe me skuadrën e fretërve ku luanin Simon Deda e Kol Gjoni.
Me ekipin “Ylli” që drejtohej prej tij, kanë luajtur dhe lojtarë që me kontributin e tyre kanë lënë gjurmë në futbollin shkodran dhe atë shqiptar si Beqir Cungu, Ali Kullolli, Xhevdet Halili, Fejzi Kopliku, Muhamet Duraku (pedagog në Durrës), Xhavit Smaja (në Amerikë) etj. Ndër ekipet më të organizuara ishin ato të jezuitëve dhe të fretërve. Loja luhej 7 nga 7 ose 9 nga 9, në vartësi të fushës. Njohja me lojtarë si Loro Boriçi, Pal Mirashi, Bimo Fakja, Adem Smajli, Muhamet Dibra, Prek Gjeloshi, Dodë Tahiri etj, bëri që ndeshjet të ndiqeshin nga shumë tifozë, të cilët rrethonin vijat anësore të fushave.

Shuajp Keraj, një pjesë e historisë të Vllaznisë së viteve ’50

0

Historia e futbollit shkodran natyrisht që ka patur brenda shumë emra të njohur. Dikush më shumë dhe dikush më pak, kanë ndihmuar në rritjen e emrit të kësaj skuadre dhe jo më kot, ajo sot është një emër i nderuar në futbollin shqiptar. Një nga emrat e nderuar të saj ka qenë padiskutim Shuajp Keraj i cili ka luajtur për Vllazninë e viteve '50. Karriera e këtij sportisti do të niste në moshën 15 vjeçare si pjesë e shoqërisë së ekipit së lagjes Rus Maxhar sëbashku me Shaban Avdinë, Medo Cuciqin dhe Bahri Kavajën. Ndeshjen e parë zyrtare me ekipin e Vllaznia Keraj e ka luajtur ndaj Partizanit, ndeshje kjo e vlefshme për Kupën e Republikës ku shkodranët fituan 3-2. Formacioni i tyre në këtë ndeshje ishte ky: portier Ahmet Nuti, beg Beqir Osmani e Muhamet Dibra, alf Shuajp Keraj, Latif Alibali dhe Adem Smajli ndërsa sulmues ishin Bimo Fakja, Loro Boriçi, Xhelal Juka, Ernest Halepjani e Zyhdi Barbullushi. Trajner dhe kapiten i ekipit ishte Loro Boriçi. Pas kësaj ndeshje, Vllaznia do të merrte pjesë në turneun e Zagrebit ku do të mundej thellë 8-0 nga Dinamo e Zagrebit por në fakt për shkodranët ishte një problem i madh zhvillimi i ndeshjes në temperaturën -10 gradë celcius. Megjithatë në gazetat kroate atëherë shkruhej: "Dinamo fitoi me Kampionen e Ballkanit", ngaqë në rradhët e Vllaznisë në atë periudhë bënin pjesë plot 7 futbollistë që ishin pjesë e kombëtares Shqiptare në vitin 1946 kur ajo u shpall Kampione Ballkani.

Historia e madhe e Sabah Bizit

0
Nga BESNIK DIZDARIKapitulli 1Mbi 12 vjet më parë, më 26 janar 2003, Klubi Vllaznia i ka festuar Sabah Bizit në një mënyrë shembullore 55-vjetorin e lindjes. Kështu, mbas shumë vitesh heshtjeje, papritmas për disa çaste Sabahu qe ndier si...

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme kampioni i mundjes Isa Vejuka

0

Paraditen e së hënës është përcjellë për në banesën e fundit ish- mundësi dhe ish- trajneri I Vllaznisë Isa Vejuka. Ai është ndarë nga jeta në mënyrë të parakoshme në moshën 66 vjeçare duke mos I rezistuar dot sëmundjes dhe duke lënë pas një hidhërim të madh tek familja e tij por edhe tek shokët dhe kolegët e sportit. Shumë prej tyre kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e varrimit të tij dhe për gazetën shkodrasport.com kanë shprehur konsideratat më të larta për Isa Vejukën si sportist dhe si njeri I shkëlqyer. Me superlativa kanë folur Besnik Pirani, Tasim Rexha, Pal Marku etj të cilët kanë vlerësuar lart figurën e kolegut të tyre dhe njëkohësisht kanë shprehur keqardhjen për humbjen e parakohshme të tij.

Shuhet Zyhdi Barbullushi, i fundit i Vllaznisë kampione në vitet ’45-’46

0

Deri mbrëmë jemi krenuar me të. Zyhdi Barbullushi ishte i vetmi pjestar i skuadrës së Vllaznisë që u pat shpallur kampione në vitet 1945- 46, që ishte gjallë. Deri mbrëmë, atëherë kur ai mbylli sytë për herë të fundit dhe për të mos i hapur më. "I fundit i mohikanënëve" të fituesve të trofeve të futbollit shkodran tashmë nuk jeton më. Ka lindur në Shkodër më 1 shtator 1926 dhe shpejt tek ai do vërehej pasionin për futbollin. Ka luajtur në sulm dhe ka qenë  një lojtar me shumë të ardhme. Futbollin filloi ta luajë që në moshën 13 vjeçare me skuadrën e lagjes së tij përkrah Bahri Kavajës dhe futbollistëve të tjerë. Kulmin e karrierës së tij natyrisht që do ta kishte në vitet 1945-46 kur Vllaznia do shpallej kampione e vendit dy herë rresht dhe ai do jepte kontributin e tij ndonëse në moshë të re, madje duke u shquar edhe si golashënues.

Flamur Agolli, sportisti, trajneri dhe mësuesi i dalluar

0

Pak ditë më parë është ndarë nga jeta në moshën 77 vjeçare një emër i njohur i sportit shkodran- Flamur Agolli. Një sportist polivalent i cili në rininë e tij është marrë me futboll, basketboll, volejboll ndërsa më pas karrierën kryesore do ta kishte si trajner i volejbollit të femrave. Njëkohësisht ka qenë për disa kohë edhe gjyqtar atletike. Një figurë e cila ka gëzuar respekt tek të gjithë respekt dhe kjo u duk qartë edhe në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit teksa ishin prezent për t'i dhënë lamtumirën e fundit shumë prej kolegëve të tij sportistë, shumë prej sportistëve të dalë nga duart e tij.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI