Vera Bregu, kampionia dhe rekordmenia e madhe e kërcimeve

0

Mjeshtri Dedë Bregu kampioni i sportit burrëror të mundjes së lirë ka të drejtë të ndihet krenar ndoshta më tepër se për vete, për vajzën e tij Vera, Mjeshtrën e Merituar të Sportit Shqiptar, 10 herë kampione kombëtare e Shqipërisë në kërcimin së gjati, përmirësuese 7 herë e rekordit kombëtar të kësaj gare, 4 herë fituese e 3 hapshit.

Ndahet nga jeta Marije Rranzi, pionerja e sportit shkodran

0
Atletika shkodrane dhe ajo shqiptare, dje ka humbur një nga pioneret e saj. Bëhet fjalë për të madhen Marije Rranxi e cila është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare. Ajo do të mbahet mend gjatë për suksesin e...

Marije Rranzi, pionerja e sportit shkodran

0

Atletika në Shkodër i ka fillimet që herët por ajo kishte diçka mangut- elementin femër. Kjo ngaqë mentaliteti e prapambetja bëheshin pengesë për vajzat në ushtrimin e sportit. Por do vinte një ditë dhe kjo pengesë do binte poshtë.
Ka qenë gushti i vitit 1946 kur filloi jeta sportive e femrës në kampionatin kombëtar të atletikës. Krahas meshkujve, për herë të parë do merrnin pjesë edhe pak vajza dhe emrat e parë që gjenden janë ato të Marije Rranzit, Gjyltere Pipës etj, të cilat thyen akullin e fanatizmit shkodran, shkelmuan konceptet negative të kohës ndonëse u ndeshën dhe me ofesa të ndryshme.

Luke Zefi, atletja kampione dhe rekordmene e Vllaznisë

0

Luke Zefi, atletja e shquar e Vllaznisë, jeton prej vitesh në Itali. Dhe tashmë ka ardhur tek të afërmit e saj dhe ne kemi përfituar për të bërë një shkrim, teksa atletja e shquar shkodrane ka treguar karrierën e saj.
E pamë këtë femër, me një trup elegante dhe me një ecje simpatike, e cila ka treguar karrierën e saj, edhe sepse është një atlete e cila ka hyrë në historinë e Vllaznisë dhe të Shqipërisë. Ajo ka marrë tituj dhe medalje, ndërsa ka dhënë për “Gazeta e Sportit” këtë intervistë:

75 vjetori i Renato Radojës harrohet nga klubi e Bashkia

0

Dita e sotme ka shënuar 75 vjetorin e lindjes së legjendës së basketbollit shkodran dhe atij shqiptar- Renato Radojës. Ai vetë në fakt ka dashur që në këtë ditë të shënuar të mblidhte shokët e miqtë e tij por si pensionist që është, e ka patur të pamundur një gjë të tillë. Nga ana tjetër, as klubit shumësportësh Vllaznia dhe as Bashkisë Shkodër nuk I ka rënë ndër mend për një përvjetor të tillë. Vetë mjeshtri Radoja, në një intervistë për gazetën www.shkodrasport.com ka shprehur keqardhjen që askush nuk kujtohet për t’I nderuar njerëzit që kanë kontribuar për të në vite.

Ali Kullolli, futbollisti i përjetshëm

0

“E kam dashur shumë futbollin. Nuk të plak, madje të bën të jesh kurdoherë futbollist pavarësisht nga mosha”. Ky është lejtmotivi që e ka shoqëruar gjithë jetën e Ali Kullollit, një ish-sportisti shumëplanësh të Vllaznisë të viteve 1950, sot 80 vjeç, por gjithmonë një “futbollist” që edhe pse nuk luan në tapetin jeshil “virtualisht” në të. Herë përmes kujtimeve, herë përmes medias.

Uliks Kotrri: Ja karriera ime futbollistike nëpër botë

0

Ish-lojtari i Vllaznisë, Uliks Kotrri, sot agjent i FIFA-s dhe një njohës i mirë i futbollit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, tha për gazeten, se Shqipëria e futbollit duhet të ndjekë modelin e Sllovenisë, me zhvillim të akademisë së moshave, rroga të pakta për lojtarët dhe përfitime nga shitjet. Kotrri, i cili ka luajtur në Austri (Klagenfurt), Gjermani (Energi Kotbus), Ukrainë (Tavria Simferopol), madje deri në Zelandën e Re (Otago Junaitid), tha se edhe një shtet i vogël i Mali i Zi, me një popullsi sa Tirana, ka futboll më cilësor dhe se klubet janë plotësisht profesioniste.

Shyqyri Ballgjini: Ndeshja me Vllazninë ndaj Austrisë së Vjenës, më e bukura e karrierës...

0

Shyqyri Ballgjini është një ndër të paktët futbollistë që është nderuar me titullin më të lartë për kontributin e tij në fushën e futbollit. Ai është nderuar me titullin “Legjenda e futbollit shqiptar”, titull të cilin e kanë marrë vetëm 5-6 futbollistë gjithsej. Ai është në listën e 100 futbollistëve më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave. Duke qenë një nga sulmuesit më të mirë të viteve '70, Vllaznia e mori si përforcim për ndeshjet e Kupës së Kampioneve që ajo do të zhvillonte ndaj Austrisë së Vjenës, madje në ndeshjen e parë të fituar 2-0 në Shkodër, ai ka qenë autor i njërit prej dy golave të shkodranëve. Kjo ndeshje mbahet mend edhe sot nga Ballgjini dhe jo më kot e vlerëson si më të bukurën e karrierës së tij.

Loro Boriçi, kollosi i futbollit shqiptar

0

Nga Bledar KUKA
Loro Boriçi, ishte një personazh përtej këtij kompleksi inferioriteti. E tillë pati qenë përvoja e tij e jetës. Ai u lind me emrin Lorenco, shkurt Loro, në një familje të fortë katolike shkodrane me jo pak fëmijë. Kjo, në 4 gusht 1922. Kreu shkollën në kolegjin Saverian në Shkodër, një institucion arsimor tepër tradicional që i përkiste kishës katolike, themeluar më 1874, por që kishte arsimim të përgjithshëm normal.

Anton Shkoza: Për xhudon “ia vlen” edhe karroca e invalidit

0

Emocionet e asaj paraditje të këtij shkurti të lagësht do të mbahen mend gjatë. Një pallat i tërë sporti i ngritur në këmbë duke duartokitur atë, me siguri që është një eveniment i veëantë. Anton Shkoza i ulur aty në karrocën e tij të invalidit gjysëm i përlotur ka përcjellë një ndjesi të veçantë. Korab Llazani, përfaqësues i Ministrisë i ka dhënë atij Medaljen e Artë akorduar nga ky institucion. Motivacioni ka qenë i thjeshtë: për merita të shquara në zhvillimin e sportit të xhudos në vendin tonë. Më pas një aktivitet i zhvilluar e që do të jetë i përvitshëm me emrin e tij. I ngazëllyer normalisht Antoni ka premtuar se një nderim i tillë do ta bëjë atë të punojë deri në pikën e fundit për këtë sport. Aktualisht 36 vjeçar ai mendon se ka shumë për të bërë për xhudon. Pse jo duke e menduar veten sërish larg karrocës që kërkon ta mbajë për vete.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI