Hysen Dedja, kampioni i Vllaznisë si futbollist dhe si trajner

0

Hysen Dedja është një nga ish-lojtarët më të njohur të futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Ish-mbrojtësi i shquar dhe kapiten i Vllaznisë ka fituar pesë trofe me kuqeblutë: dy kampionate (në sezonet 1982-1983 dhe 1991-1992) dhe tri Kupa të Shqipërisë (1978-1979, 1980-1981 dhe 1986–1987), ndërkohë që si trajner i saj ka dalë kampion në sezonin 1997-1998). Ai ka fituar dhe titullin Kampion Ballkani me Shpresat në vitin 1981, si dhe është Hyseni rrjedh nga një familje me tradita futbollistike, pasi dhe vëllai i tij, Menduh Dedja, ka luajtur për 13 vjet me Vllazninë, duke dalë dy herë kampion.

Astrit Hafizi: Pengu im, asnjehere nuk vesha fanelen e Kombetares

0

Nuk i dihet se si do të kishte shkuar rrjedha e jetës së tij nëse do të kishte zgjedhur muzikën, dëshirë kjo e nënës së tij. Por ai zgjodhi futbollin. Për të qenë edhe sNuk i dihet se si do të kishte shkuar rrjedha e jetës së tij nëse do të kishte zgjedhur muzikën, dëshirë kjo e nënës së tij. Por ai zgjodhi futbollin. Për të qenë edhe sot e kësaj dite një nga emrat që bënë histori në fushën e blertë. Më pas edhe në rolin e trajnerit. Ku suksesin më të madh ai e shënoi në vitet ’96-’99, kohë kur drejtoi Kombëtaren. Astrit Hafizi vjen në këtë intervistë për “Bulevard VIP” në një rrëfim personal. Jeta e tij, fillimet e tij në muzikë, për t’u zhvendour më pas tek futbolli, të cilit i ka dedikua 30 vjet karrierë, familja, bashkëshortja, dy djemtë e tij, njëri prej të cilëve ka ndjekur rrugën e të atit. Por, Hafizi nuk është neglizhent as ndaj ngjarjes më të madhe të futbollit të këtyre ditëve të fundit, siç është ajo e pezullimit nga FIFA. Për më tepër, le të ecim së bashku…

MIRASH VUKSANI, LEGJENDA E MUNDJES SHQIPTARE

0

AVENTURAT MARRAMENDËSE TË MIRASH VUKSANIT
Për Mirash Vuksanin mundja ishte një trimëri romantike. Ai  në sensin sportiv ishte një hero, në sensin njerzor gjithmonë i ndershëm i sinqertë e burrërorë. Djali i Palinës dhe i Vukasanit ka lindur në lagjen Pjolla të Shalës në vitin 1935. Tek e shikoje me sy Mirash Vuksanin shtatlartë me fizikun e tij  të bëshim e harmonik, mendja të shkonte tek kreshnikët e legjendave të veriut me fuqi  mbinjerzore, pjellë e fantazisë së mitologjike të parardhëseve tanë të vjetër. Sikur kreshniket e lashtë  të rrokeshin në një log livadhi me Mirashin e pathyeshëm  shumë nga ata do të kishin mbetë pa lavdinë e tyre shekullore, pasi djaloshi  i kohrave moderne ishte po aq i zoti sa të sfidonte çdo legjendarë. Duke flakur tej epitetet dhe duke qëndruar me këmbë në tokë Mirash Vuksani, për 10 vjet rresht, ka qënë shqiptari më i fuqishëm në peshën vet. Kampion apsolut i mundjes klasike që ka mposhtur çdo kundërshtarë në pedanën e tapetit, aty ku shemben dhe  lartësohen sovranet dhe shkruhet historia, e cila kompioneve u vjen nga pas.

NIKOLL GJERGJI TALENTI I MADH I VITEVE GJASHTEDHJETË

0

Nikoll Gjergji ka lindur në Shkodër në vitin 1941. I ati i tij, Gjergji kishte zbritur në Shkodër kohë më parë nga fshati Lotaj – Shalë. Që në fillimet e para tek Nikolla spikatin aftësitë e tij intelektuale, prirjet për sportin më popullor siç është futbolli dhe prirja për punime artizanale në dru.
Për të bërë realitet prirjet e tij, ai iu përvesh një pune mjaft të gjatë e këmbëngulëse. Përveç prirjeve që u thanë më sipër Nikolla kishte mjaft pasion edhe për sportin e atletikës dhe volejbollin. Nikolla ka mbaruar studimet për fiskulturë, kurs për punimet artistike në dru si dhe kursin e trajnerëve. Në moshën 15 vjeçare është kampion në garën e 110 metrave me pengesa.

Pina Thani, shigjeta fluturuese

0

Pina Thani ka lindur në Shkodër në vitin 1938 në një familje me plot tradita patriotike e histori që kanë në themel atdhetarizmin dhe vendosmërinë për t’i shërbyer atdheut dhe shoqërisë. Pina ishte e bija e Dedë Thanit, këtij nacionalisti të vendosur, këtij njeriu që ishte i burgosuri i parë politik në burgun e sapo hapur të Shkodrës, njëkohësisht Pina ishte mbesa e major Pal Thanit (dekoruar me medalje ari në Universitetin e Modenas) dhe e kolonel Mark Thanit, që të dy të pushkatuar nga regjimi komunist. E ëma, Saveta, e vetëdijshme për horizontet jetësore ndonëse në një ambjent konservator e fanatik u dha liri dhe u krijoi kushte bijve e bijave të saj për të shfaqur prirjet e tyre dhe për të bërë karrierë dhe emër në të ardhmen.

Paulin Ndoja, portieri me një karrierë të mbetur në mes

0

I njohur në mbarë opinionin futbolldashës si legjenda e portës shkodrane, dhe jo vetëm kaq por njeri nga gardianët më të talentuar të portave shqiptare të gjitha kohërave. Lindi në Shkodër 19 dhjetor 1945,në bashtinën e futbollit shqiptar dhe shpërtheu si trëndafilat plot lule e aromë. Paulin Ndoja u bë një portieri madh i futbollit tonë se, i madh ishte talenti i tij natyror, e madhe ishte puna, stërvitja dhe egoja sportive. Ai,  zotëronte cilësi të larta teknike, reflekse dhe intuitë, pritje spektakolar,  dalje të guximshëm dhe  të  përpikta, ishte njohës i shquar i kuadratit dhe zonës përpara tij.

Retrospektivë? Kur Zyhdi Barbullushi fliste për veten dhe për Dodë Tahirin

0

Kush është Zydi Barbullushi?!
Ai ka lindur në Shkodër në vitin 1926, në Lagjen “Garuc” të Shkodrës, e cila pati traditë çiklizmin e futbollin i cili zhvillohej rrugicave dhe potologjeve të Tophanës, ku siç kujton vete, Zydia, tashmë 85- vjeçar, mbas futbollit luhej edhe bixhos (Kumbar) prapa xhamisë së Garucve. Zydiu  ka qenë nxënës i shkollës fillore të Tophanës, të cilën nuk e vazhdoj më tej pasi ishte plotësisht i dhënë pas lojërave sportive.

PAL MIRASHI, ZBULIMI I MADH I BALLKANIADËS

0
Nga Prelë MILANI PAL MIRASHI SKIFTERI I FUSHËS “…Befasia e plotë ishte Mirashi 20-vjeçar i cili la jashtë 11-shit të kuq një tufë emrash të mirënjohur të futbollit tonë…” Besnik Dizdari Dikush i kishte thënë Broçiçit ta zëvendësonte Mirashin me një shok...

Ferid Rragami – ‘Ujku’, Legjenda e Futbollit shqiptar

0

Për një futbollist, te humbesh mundesine per te marre pjese ne nje boteror, është si t'i biesh me shkelm jetës. Kur e meson qe këtë mundësi ta kanë shitur, është sa e dhimbshme dhe absurde. Kjo ka ndodhur për Ferit Ragamin dhe yjet e kombetares se vitit 1985. Keshtu thuhet ne nje interviste te tij dhene per gazeten, dyshimet e tij se dikush nga byroja politike me urdhrat që dha krijoi edhe mundësinë që Shqipëria të humbte dy nga ndeshjet ku vendosej fati i botërorit !!

“Veteranët” kuqeblu zotohen për pikë në ndeshjen e Laçit

0

Elvin Beqiri dhe Amarildo Belisha kërkojnë që ekipi të mos gabojë në takimin e kësaj fundjave me Laçin. Për ta, skuadra i ka të gjitha mundësitë që të marrë një rezultat pozitiv në këtë përballje. “Tani na duhet të marrim vetëm rezultate pozitive. Nuk ka vlerë nëse luan mirë dhe nuk arrihet të merret maksimumi. Tani na duhen pikët maksimale në çdo takim, pavarësisht fushës se ku luajmë. Të gjithë së bashku duhet të bëjmë të pamundurën për ta nxjerrë skuadrën nga kjo krizë, në të cilën gjendet”, është shprehur thuajse njëzëri dyshja Beqiri-Belisha.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI