Veteranët e mundjes takim brezash për të kujtuar të kaluarën

0
Veteranët e mundjes janë mbledhur sëbashku për të takuar njëri- tjetrin por edhe për kujtuar historitë e ndeshjeve të shumta që kanë zhvilluar vite më parë. Për të kujtuar kohën e kaluar sëbashku. Ideja e veteranit të njohur Tonin...

PUSHOFSH NE PAQE ZAMIR SHPUZA!

0

Per te gjithe ne, eshte nje humbje e madhe. Jo vetem per familjen e tij. Zamir Shpuza eshte pjese e rendesishme e historise se Vllaznise, e futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

Përcillet për në banesën e fundit veterani i atletikës Ruzhdi Piraniqi

0

Mesditen e se shtunes eshte percjelle per ne banesen e fundit veterani i atletikes shkodrane Ruzhdi Piraniqi, i ndarë nga jeta ditët e fundit në moshën 83 vjeçare. Trupi i tij kishte mbërritur nga Italia një ditë më parë, pikërisht nga vendi ku mbylli sytë për herë të fundit. Në ceremoninë e varrimit merrnin pjesë pjestarë të klubit Vllaznia, veteranë të sportit dhe në veçanti të atletikës, madje kishin mbërritur shumë prej tyre nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë sepse Ruzhdi Piraniqi kishte patur shokë dhe miq kudo.

Atletika shkodrane humbet një emër të shquar- Ruzhdi Piraniqin

0
Atletika shkodrane dhe ajo shqiptare ka humbur një emër të nderuar të saj, Ruzhdi Piraniqin. Ish- kampioni dhe rekordmeni i ecjes sportive, është ndarë nga jeta ditët e fundit në Itali dhe sot trupi i tij është sjellë në...

Faruk Kalleshi nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Berdicës

0

Faruk Kalleshi është vlerësuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi” I Komunës Berdicë. Ceremonia e dorëzimit të këtij titulli është zhvilluar pak dite me pare në ambjentet e komunës. Ka qenë kryetari Besnik Brahimi ai që ka vlerësuar rolin dhe kontributin e Kalleshit në sport por edhe si mësues në shkollën e Berdicës vite më parë. "Ne si Komunë po vazhdojmë punën për nderimin e figurave të shquara që kanë dhënë një kontribut për komunitetin e kësaj zone. Pas të madhit Agim Tafili që kemi nderuar më parë, menduam se edhe Faruk Kalleshi e meriton të jetë "Qytetar Nderi" i Berdicës për atë kontribut të dhënë në ndërtimin e terreneve sportive gjatë periudhës që ka qenë mësues këtu".

Genc Barkiçi, njeriu i madh i peshëngritjes shkodrane dhe asaj shqiptare

0

Ai vetë nuk është në gjendje të bëjë një bilanc të sukseseve të tij. Madje sa herë që të rrish me të, ai do të kujtojë diçka që nuk e ka thënë në bisedën e mëparshme. E kemi fjalën për Genc Barkiçin, njeriun shtatëshkurtër por të madh të peshëngritjes shkodrane dhe asaj shqiptare. Mjafton t'i referohesh CV-së së tij dhe do të kuptosh qartë se vështirë të ketë ndonjë njeri tjetër në Shqipëri me këto suksese si ai. Si sportist dhe si trajner. Një gjë e rrallë megjithatë ai është shumë modest. Thotë që ka ende për të bërë. Madje, na jep që tani emrin e një sportisti 11 vjeçar që ai e ka programuar si kampionin e ardhshëm të Europës dhe Botës. Genci nuk ka dëshirë t'i japë vetes më shumë merita sesa ato që i takojnë e kjo hyn tek thjeshtësia e tij si njeri. Për gazetën shkodrasport.com ai ka pranuar të rrëfejë gjerë e gjatë të gjithë karrierën e tij. Ka shpjeguar  si ka hyrë rastësisht në peshëngritje kur ishte nisur për t'u bërë mundës dhe shumë gjëra të tjera të karrierës së mëvonshme. Ja intervista e tij e plotë dhënë për gazetën tonë:

Esat Bushati, mbrojtësi i pakalueshëm i Vllaznisë, Partizanit dhe Kombëtares

0

Historia e futbollit shkodran sigurisht që ka vend edhe për të. Ka lindur në Shkodër më 5.9.1929. Të 17 vitet e karrierës së tij natyrisht që kanë lënë gjurmë tek të gjithë. Esat Bushati, mbrojtësi i njohur i Vllaznisë së viteve '50, ka dhënë jo pak për futbollin. Këtë lojë shumë të dashur për të, ai e nis që herët. E ndihmojnë për t'u marrë me futboll karakteristikat e tij fizike. Esati do të fillonte të luante me ekipin e parë të Vllaznisë në vitin 1947, menjëherë pasi ajo kishte fituar dy tituj rradhazi në vitet 1945 dhe 1946.

Heshtja që nderoi Hysni Bebeziqin e madh…

0

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare një ndër sportistët më të mëdhenj të historisë kombëtare, atleti epokal për Shqipërinë, njeriu që modernizoi garat e kërcimeve: Hysni Bebeziqi! Në lamtumirën e tij të fundit, ai është përcjellë me dhimbje nga shkodranët e tij, prej familjarëve, shokëve e miqve të tij të vjetër, pa një bujë ceremoniale, pa asnjë lloj pompoziteti, me vetëm një nderim gazetarie nga TV1 Channel i Shkodrës, me ndonjë fjalë të shkurtër të çastit të fundit, krejt në thjeshtësinë e tij sublime që e shoqëroi gjithë jetën.

Rrok Bardeli, kampioni i madh i Vllaznisë në mundjen e lirë

0

Konsiderohet një nga mundësit më të mëdhenj shkodranë në gjithë historinë e këtij sporti. Një vlerësim që e ka marrë nga sukseset e tij të shumta shoqëruar me tituj kampion, fitore kupash, anketash të sportistëve më të mira, medalje të arta në Spartakiada etj. E kemi fjalën për Rrok Bardelin. Ai ka lindur në Shkodër më 1 shtator të vitit 1957. Sportin e mundjes e ka nisur herët, në vitin 1973 teksa pozicionet tek mundja e lirë. Në vitin 1975 dhe 1976 renditet i dyti në kampionatet e të rinjve për të shpërthyer dy vite më vonë dhe për të mos u ndalur më deri në fund të karrierës.

Elvin Beqiri, një shkodran rreth e qark globit

0

Kapiteni i Vllaznisë, Elvin Beqiri, i përket plejadës së shquar të futbollistëve modernë të Shkodrës. Ish-mbrojtësi i Kombëtares, 47 ndeshje, ka veshur fanellat e gjashtë ekipeve në pesë vende të ndryshme, por ajo që e bën edhe më interesante karrierën e tij 13-vjeçare është fakti se ka luajtur në Ukrainë, Rusi, Izrael dhe Azerbajxhan. Beqiri, i cili  ka mbushur 32 vjeç më 27 shtator te vitit te kaluar, rrëfen për gazetën “Telegraf” eksperiencën e tij ndërkombëtare, stacionet e karrierës së tij me Maturg Dontesk dhe Arsenalin e Kievit në Ukainë; Alania Vladikavkazin në Rusi; Makabi-Tel Avivin në Izrael dhe Khazar Lankaranin në Azerbajxhan. Elvini flet për traditat sportive, vështirësitë e gjuhës, por dhe kulturën e pasur të atyre vendeve, ku një përshtypje të veçantë i ka bërë Izraeli dhe kryeqyteti i tij, Tel Avivi.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI