Palokë Nika- personazhi historik i sportit shqiptar

0

Shkodra është krenuar dhe krenohet si qyteti ku për herë të parë janë luajtur disa sporte në vendin tonë. Nëse krenohemi me këtë gjë, ajo që duhet të dimë është se një ndër njerëzit më të veçantë të kësaj historie, është padyshim Palokë Nika. Me emrin e tij janë të lidhura shumë ngjarje dhe episode historike që fillojnë në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të kaluar. Një figurë poliedrike sportive. Sportist, trajner, organizator, gjyqtar dhe gazetar. Të gjitha këto i ka bërë Palokë Nika. Ai ka lindur në Shkodër më 1892 dhe sporti do të shoqëronte gjithë jetën e tij.
-Ndeshja e parë ndërkombëtare në Shqipëri, iniciativë e Palokë Nikës. Skuadra "Indipendenca" ishte formuar në Shkodër që në vitin 1912. Luhej futboll në atë kohë dhe në krye të kësaj skuadre ishte pikërisht Palok Nika. Ushtritë okupuese në Shkodër kishin edhe ato skuadrën e tyre. Paloka i kishte vënë detyrë vetes dhe ishte angazhuar para skuadrave të qytetit se do të përfaqësonte Shkodrën me një skuadër përballë asaj të ushtrive okupuese.

Rifat Uruçi, ‘pioneri’ i gazetarisë sportive në Shkodër

0

Brezi i sotëm i shumë prej gazetarëve sportivë që ushtrojnë profesionin e tyre në Shkodër, natyrisht që mësimet e para i ka marrë prej një njeriu- Rifat Uruçi. Ai ka qenë ndër pionerët e këtij zhanri në qytetin tonë duke dhënë një kontribut të madh në pasqyrimin dhe propagandimin e këtyre sporteve dhe sportistëve.Një figurë e dashur për të gjithë ne sepse na ka ndihmuar jo pak në rrugën tonë në këtë profesion. Pasionin për propagandimin dhe organizimin e sportit ai e merr që në gjimnaz. Nëse shokët e tij të klasës merren me futboll, basketboll, atletikë etj, Rifat Uruçi nis të merret me gazetarinë. Ai do të jetë edhe një nga pionerët e gazetës "Sporti" (sot "Sporti Shqiptar" si bashkëkohës dhe bashkëqytetar i të mirënjohurit Anton Mazreku dhe me penën e tij do të rregjistronte të gjitha ngjarjet sportive të qytetit të tij, duke mbetur një gazetar i përkushtuar me fanatizëm i Vllaznisë në të gjitha veprimtaritë kombëtare të saj.

Muhamet Dibra, historia e një mbrojtësi të madh

0

Nëse flet për historinë e Vllaznisë në futboll, natyrisht që në asnjë mënyrë nuk mund të anashkalosh një emër si ai i Muhamet Dibrës. Njeriu që ka luajtur gjithnjë në mbrojtje, është vlerësuar edhe si pjestar i formacionit më të mirë të 90 viteve të klubit shkodran. Një vlerësim që ka ardhur nga të gjithë nisur edhe nga karriera shumë e suksesshmë që ai ka patur si me Vllazninë ashtu edhe me kombëtaren shqiptare.

Anton Mazreku, mikrofoni, gazetari, pena dhe futbolli

0

Nga Skifter KELLICI

Një mesditë fillim shkurti të vitit 1966, kur po dilja nga ngrehina e Radio-Tiranës, ku punoja prej thuajse shtatë vitesh, siç ndodhte jo rrallë, në Rrugën e Kavajës u takova me kolegun tim, Anton Mazreku, që kishte dalë nga Ministria e Arsimit, ku ndodheshin zyrat e Komitetit Shtetëror të Kulturës Fizike, shtëpia e tij e dytë. Megjithëse përpiqej të mbahej, një hije mallëngjimi kishte mbuluar fytyrën e tij fisnike. E pyeta se mos ishte sëmurë.

Prekë Gjeloshi, kapiteni legjendar i Vllaznisë

0

Tifozlleku është ndjenjë si dashuria, dashuria e tifozlleku të dehin si rakia. Skuadra e zemrës është si gruaja dashnore e vërtetë, sportistët idhuj janë si fëmijët që i ke sjellë vetë në jetë, dhe sa më shumë kalojnë vitet aq më tepër rritet nostalgjia për të shkuarën që i përket historisë, prandaj historia është libri më interesant i jetës, prandaj vetë jeta është histori.

Ernest Halepjani, kampioni i viteve të para me Vllazninë

0

Nëse flasim për historinë e Vllaznisë në vite, sigurisht që nuk mund të lësh pa përmendur edhe një emër shumë të nderuar dhe të respektuar. Bëhet fjalë për Ernest Halepjanin. Ai ka patur një karrierë të shkëlqyer si futbollist por edhe si trajner dhe edukator duke krijuar imazhin e një njeriu të shkëlqyer. Ai ka lindur në vitin 1912 në Shkodër dhe ka vdekur më 19 dhjetor 1996, pra në moshën 84 vjeçare duke lënë pas një emër shumë të mirë dhe një karrierë për t'u admiruar dhe për t'u marrë shembull nga shumëkush.

Gazetarët sportivë të Shkodrës organizojnë kupën “Xhelal Juka”

0

Gazetarët sportivë të Shkodrës në kuadër të punës së tyre për nderimin e figurave të shquara të sportit të këtij qyteti, do të organizojnë nesër një aktivitet shumë të bukur në nderim të Xhelal Jukës. Do bëhet kupa me emrin e tij, pikërisht me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta e kësaj figure të shquar të futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Në këtë aktivitet, do ketë një ndeshje futbolli në mes gazetarëve shkodranë dhe atyre të Televizionit Publik Shqiptar që do vijnë enkas nga Tirana për të nderuar Xhelal Jukën. Ndeshja do të zhvillohet në kompleksin sportiv "Memçaj" në orën 11.00.

FUTBOLLI I FEMRAVE

Jo vetëm trofeu i Vllaznisë si ekip, Megi Doçi merr edhe...

0
Vllaznia ne futboll per femra mbremjen e sotme ka "rrembyer" nje tjeter trofe, pikerisht ate te turneut nderkombetar te futsalles te zhvilluar ne qytetin...

HISTORI