Dodë Tahiri, portieri i kombëtares së Shqipërisë dhe i Malit të Zi

0

Nga Prelë MILANI

Dodë Tahiri është një personalitet gjurmëlënës i botës së futbollit shqiptar, djaloshi me guxim të pa shoq dhe shpirt atdhetari, sportisti shembullor me të cilin fillon alfabeti i portjerëve të kombëtarës sonë. Njeriu që luftoi për Shqipërinë edhe në grykën e llogorit edhe në qilimin e blertë të futbollit, aty ku këndohet hymni kombëtar dhe fanella sportive ka ngjyrën e flamurit. Ai lindi në Pecaj të Dukagjinit në 27 nëntor 1918.

Qazim Dervishi, si “u shua” sportisti i gjithanshëm

0

I pari që solli basketbollin, atleti, futbollisti dhe i pari gjyqtar ndërkombëtar i futbollit në vend- Në çdo fushë të jetës historia njeh dhe përjetëson ata që i përhapën dhe që i zhvilluan për herë të parë fushat e ndryshme të shkencës, artit kulturës dhe sportit. I tillë ishte edhe Qazim Dervishi. Ky njeri ishte një talent i rrallë dhe i gjithanshëm, një mësues, edukator dhe një ushtrues i pashoq në shumë lloje sporti. Analistët dhe historianët e fushës së sportit ia njohin Qazim Dervishit meritën e sjelljes për herë të parë në Shkodër më 1929 dhe në Gjirokastër më 1946 të lojës së bukur të basketbollit.

Luigj Shala, gjyqtari i parë shqiptar i FIFA-s

0

Kush është gjyqtari i parë shqiptar i FIFA-s? Historianët nuk e kanë patur të vështirë ta gjejnë një gjë të tillë. Ai është një shkodran, Luigj Shala, një njeri me kontribut të madh në shumë fusha të sportit.
Luigj Shala lindi në vitin 1900 në reljevet e larta veriore të Shalës së Dukagjinit.Profesor Luigj Shala studioi në Akademinë e Edukimit Fizik në Romë, punoi mësues në disa shkolla të vëndit sëbashku me dy-tre koleg të tij  është   themelues i  Istitutit të Lartë të Kulturës Fizike të Tiranës. Ka qënë drejtues i larë i sportit shqiptar, gazetar, etnograf, futbollist, atlet, alpinist, dhe gjyqtar futbolli e boksi.Luigj Shala është  bilibili i parë shqiptarë i FIFA-as që në vitin 1937.

GASPËR SHOSHI – kampioni i parë i shahut shqiptar

0

Ka lindur në Cetinë   në vitin 1903.I ati i  i Gasprit quhej  Zef Kolë Ndoka nga Ndergjinajt e Shoshit i larguar në Mal të zi në kërkim të mundësive me të mira për jetesë. Zef Kolë Ndoka në vitin 1902 martohet me Nushën, të bijën e Kolë Simon Jubanit që shërbente në punë pranë  Konsullatës Franceze në Shkodër. Zef Kolë Ndoka pati dy djem, Gasprin dhe Pashkun, babanë e piktorit të Shquar Zef Shoshi dhe Gasprin (nënvizimi P.M)

FSHF nderon Loro Boriçin me titullin “Nderi i futbollit”

0
Figura e madhe e futbollit shkodran dhe atij shqiptar- Loro Boriçi, është nderuar mbrëmë nga Federata Shqiptare e Futbollit me një titull të veçantë. Ai ka marrë titullin "Nderi i futbollit", që është më i larti i cili jepet...

85 vjet sport kombëtar: Shuk Radoja, Rrok Radoja, Luigj Radoja, Renato Radoja, Terezina Radoja!

0

Nga Besnik Dizdari

1.

Edhe kësaj here më del titulli i gjatë. S’kam çka të bëj. Titulli është dritarja e një shkrimi. Dhe një dritare e madhe jep më fort dritë. Më ktheu Renato Radoja, edhe një herë mbas pesë vjetëve tek historia e tij. Më ktheu sot, te 70-vjetori i lindjes së tij, jo thjesht për të rikujtuar një prej historive më të ndritshme të basketbollit shqiptar. Më ktheu edhe te risia befasuese që ka Radoja i madh te ky vit i 70-vjetorit të tij.

Një çiklist në parajsë

0

Nga Bledar Kuka

Në Shkodër ka një shprehje: “nuk vritet as për gjak”. Thuhet për ata djem (pasi femra nuk vritej sipas rregullave të dikurshme) që janë aq të mirë, aq të mrekullueshëm saqë nuk iu shkrep dot armën as kur i ke hasëm. Një nga ata djem ishte edhe Agim Tafili, ndonëse vdekja nuk mendoi kështu dhe e mori në moshën 52-vjeçare.

Loro Boriçi, në 10 figurat më të mëdha në 100 vite sport shqiptar

0

Shkodrani Loro Boriçi është përzgjedhur nga gazeta "Sporti Shqiptar" si një nga "10 sportistët më të mirë të 100 viteve 1912-2012". Anketa është organizuar prej disa ditësh nga redaksia e kësaj gazete dhe ka patur dy lloje vlerësimesh. I pari përmes votave të lexuesve që kanë shkuar përmes letrave dhe e-maileve dhe tjetri, ka qenë ai i gazetarëve të mediave të ndryshme në Shqipëri. Në kushte të tilla, pikërisht sot në ditën e 100 Vjetorit të Shtetit Shqiptar, kjo gazetë ka shpallur edhe fituesit. Njëri prej tyre, madje që ka marrë një numër të madh votash, ka qenë pikërisht Loro Boriçi.

FUTBOLLI I FEMRAVE

Jo vetëm trofeu i Vllaznisë si ekip, Megi Doçi merr edhe...

0
Vllaznia ne futboll per femra mbremjen e sotme ka "rrembyer" nje tjeter trofe, pikerisht ate te turneut nderkombetar te futsalles te zhvilluar ne qytetin...

HISTORI