Intervista e fundit e Agim Tafilit

0

Kjo është intervista e fundit që kollosi Agim Tafili ka dhënë për një media shqiptare, pikërisht për gazetat "Intervista" dhe "Emigranti". Ka ndodhur në vitin 2007. Agimi nuk kishte shumë dëshirë të fliste për veten, nuk kishte dëshirë "të shiste mend" për çka ka arritur në karrierën e tij. Ka dashur të mbeste gjithnjë ai modesti i zakonshëm dhe për rrjedhojë, ia vlen ta lexojmë se gati 5 vjet më parë ky kampion duke folur mbi jetën e tij mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ndahet nga jeta gazetari Lec Zadeja

0
Në moshën 82 vjeçare është ndarë nga jeta gazetari i njohur Lec Zadeja. Ai ka shkruar dhe punuar për vite të tëra me Radio Shkodrën por edhe organe të tjera të shtypit duke qenë një pasionant i madh i...

Ndahet nga jeta ish-mundësi Marash Pali

0

Ndahet nga jeta në moshën 67 vjeçare ish-mundësi i njohur shqiptar Marash Pali. Ai që në 10 vitet e karrierës së tij numëron disa suksese. I lindur në vitin 1944 në qytetin e Pukës që heret nis të merret me sport. Aktivizohet me sportin e mundjes dhe shumë shpejt kalon me skuadrën e Partizanit. Pali gjatë viteve 60-70 kur ka garuar në Kampionatet e mundjes do të lintë edhe ai një shenjë pozitive në historinë e këtij sporti.

Ndahet nga jeta ish-futbollisti I Vllaznisë Bep Çefa

0

Është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare ish-futbollisti I Vllaznisë së viteve ’60 Bep Çefa. Ai është përcjellë sot për në banesën e fundit nga familjarët, miqtë dhe të afërmit e tij por nuk kanë munguar edhe njerëzit e sportit me të cilët ai ka kaluar shumë vite.

Pesë ish-sportistë dekorohen nga presidenti Topi

0

Mbrëmjen e së shtunës në Shkodër është zhvilluar një ceremoni shumë interesante për nderimin dhe dekorimin e 8 figurave të njohura të sportit dhe artit shkodran. Ka qenë presidenti I Republikës, z. Bamir Topi ai që ka dekoruar këto personalitete ndër të cilët pesë kanë qenë të fushës së sportit dhe pikërisht ata të futbollit, Sabah Bizi e Paulin Ndoja, I basketbollit Petrit Osmani, I boksit Zef Gjoni dhe I mundjes Dedë Bregu.

6 Mjeshtra shkodranë nderohen nesër nga presidenti Topi

0

Pasditen e nesërme në orën 18.00 në sallën e hotel “Colosseu” do të zhvillohet një ceremoni shumë e rëndësishme për nderimin e disa prej figurave më të njohura të sportit shkodran. Do jetë pikërisht presidenti i Republikës, z. Bamir Topi ai që do të dekorojë 6 figura të njohura sportive të qytetit tonë dhe emrat janë të gjithë të bujshëm. Duke filluar nga i madhi i futbollit Sabah Bizi, portieri i mirënjohur Paulin Ndoja, futbollisti tjetër Lin Shllaku, trajneri i boksit Zef Gjoni, ai i basketbollit Petrit Osmani dhe i mundjes Dedë Bregu.

Ymer Striniqi: Ardian Arra futbollin e ktheu në art

0

Në komentet e bëra për largimin e parakohshëm nga jeta të ish-futbollistit të Vllaznisë Ardian Arra, ka spikatur edhe tregimi që ka bërë komentatori i mirënjohur sportiv Ymer Striniqi që duke vlerësuar vetitë dhe dhuntitë e këtij futbollisti, do evidentonte edhe dy momente kur Arra ka treguar klasin e lartë të tij por njëkohësisht janë fakte që tregojnë se futbolli për të ishte mbi të gjitha zbavitje.

Sabah Bizi: Ardian Arra ishte dhuntia e Zotit në futboll!

0

Të gjithëve u kanë bërë përshtypje fjalët e të madhit Sabah Bizi në ceremoninë e sotme të varrimit të Ardian Arrës. Më shumë se ato, lotët që ai ka nxjerrë nga sytë kur ka folur për televizionet e pranishme në këtë ceremoni. “Me sinqeritetin ma të madh u tham se Ardian Arra ishte dhuntia e Zotit në futboll. Një futboll i përkryer në fushë, me të gjitha të dhanat për të luajtur futboll. Një mrekulli e Zotit. Kurrë nuk do më hiqet mendja nga një ndeshje që më ka mbetur edhe sot në mendje.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI