Sabah Bizi: Humbja e Din Zhegës e madhe për të gjithë ne

sporti aq të dashur për ne.
Ndahet nga jeta Mjeshtri i futbollit shqiptar Medin Zhega

Nderohen nga FSHA-ja atletët Arben Mlloja dhe Gëzim Dimnaku

Esat Zogaj, 78 vjeçari që vetëm vrapon dhe s’di të ndalet

Agim Tafili nderohet nga vendlindja me titullin “Qytetar Nderi”

S'kishte si të ndodhte ndryshe. Nëse Shkodra e ka marrë pak shtruar çështjen e nderimit të kësaj figure të madhe, Berdica- vendlindja e tij, do ta bëntë më shpejt. Për rrjedhojë, këshilli i Komunës Berdicë në mbledhjen e tij të fundit, ka vendosur për t'i dhënë titullin e lartë "Qytetar Nderi" Agim Tafilit (pas vdekjes). Pikërisht për kontributin e tij të madh në sport, për lartësimin e emrit të Berdicës dhe për shumë merita të tjera. Ceremonia për dhënien e këtij titulli është zhvilluar ditën e djeshme në ambjentet e komunës. Kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni përveç drejtuesve të Komunës, edhe drejtuesit e lartë të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, ish-kolegë të Tafilit, familjarë miq e të ftuar të tjerë.
Panajot Pano- “mbreti i futbollit shqiptar”, që nuk vdes kurrë
Nga Mejdan ZHIVANI
Ka tre vjet që është ndarë nga jeta legjenda apo “mbreti” i futbollit shqiptar, si të doni quajeni, Panajot Pano, e pikërisht sot ai ka ditëlindjen, që nëse do të ishte fizikisht mes nesh, do të festonte 74-vjetorin e lindjes, pasi pikërisht sot është ditëlindja e tij. Por në fakt duket se “mbreti” Pano është ndarë vetëm fizikisht nga kjo botë, pasi ai vazhdon të mbetet i gjallë në zemrat dhe mendjet e gjithë shqiptarëve, të të gjithë sportdashëve, njerëzve të thjeshtë, bashkëkohës të tij, njerëzve të medias, e të kujtdo tjetër që ka arritur ta shohë nga afër të luajë futboll këtë gjeni, apo kushdo që e ka parë përmes televizionit apo ka dëgjuar dhe lexuar për të. “Nderi i Kombit”, i ndjeri Panajot Pano, realisht ka tre vet, që është ndarë nga jeta, por ai përkujtohet dhe nderohet çdo vit, me organizimin e një kupe me emrin e tij, e cila tashmë është kthyer në një aktivitet të përvitshëm, e do të vazhdojë kështu dhe në të ardhmen.Tonin Dema: Ndjehem krenar që kam kontribuar për mundjen shkodrane
Nikoll Gjergji: Xhelal Juka është një legjendë e futbollit

Rauf Çanga: Profesor Xhelali ka qenë i veçantë

Ndahet nga jeta kampioni i parë i Vllaznisë Xhelal Juka
Mbrëmë është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare një nga emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit shkodran: Xhelal Juka. Ai është kampioni i parë në historinë e Vllaznisë në vitet 1945 e 46, teksa përkrah Loro Boriçit, Muhamet Dibrës, Dodë Tahirit, Prek Gjeloshi, Latif Alibali, Bimo Fakja, Muc Koxhjes, Ernest Halepjanit, Zyhdi Barbullushi, Met Vasija, Adem Smajli etj. Xhelal Juka është madje edhe autor i njërit prej autorëve të golave në finalen e parë të kampionatit të vitit 1945, atë ndaj Tiranës të fituar 2-1 nga Vllaznia. Ai është kampion pra edhe një vit më pas me fanellën e skuadrës shkodrane dhe po në vitin 1946, Xhelali është pjesë e ekipit kombëtar shqiptar, që fiton Kampionatin Ballkanik.