Ndahet nga jeta ish-mundësi Marash Pali
Ndahet nga jeta ish-futbollisti I Vllaznisë Bep Çefa
Pesë ish-sportistë dekorohen nga presidenti Topi
Mbrëmjen e së shtunës në Shkodër është zhvilluar një ceremoni shumë interesante për nderimin dhe dekorimin e 8 figurave të njohura të sportit dhe artit shkodran. Ka qenë presidenti I Republikës, z. Bamir Topi ai që ka dekoruar këto personalitete ndër të cilët pesë kanë qenë të fushës së sportit dhe pikërisht ata të futbollit, Sabah Bizi e Paulin Ndoja, I basketbollit Petrit Osmani, I boksit Zef Gjoni dhe I mundjes Dedë Bregu.
6 Mjeshtra shkodranë nderohen nesër nga presidenti Topi

Pasditen e nesërme në orën 18.00 në sallën e hotel “Colosseu” do të zhvillohet një ceremoni shumë e rëndësishme për nderimin e disa prej figurave më të njohura të sportit shkodran. Do jetë pikërisht presidenti i Republikës, z. Bamir Topi ai që do të dekorojë 6 figura të njohura sportive të qytetit tonë dhe emrat janë të gjithë të bujshëm. Duke filluar nga i madhi i futbollit Sabah Bizi, portieri i mirënjohur Paulin Ndoja, futbollisti tjetër Lin Shllaku, trajneri i boksit Zef Gjoni, ai i basketbollit Petrit Osmani dhe i mundjes Dedë Bregu.
Ymer Striniqi: Ardian Arra futbollin e ktheu në art

Në komentet e bëra për largimin e parakohshëm nga jeta të ish-futbollistit të Vllaznisë Ardian Arra, ka spikatur edhe tregimi që ka bërë komentatori i mirënjohur sportiv Ymer Striniqi që duke vlerësuar vetitë dhe dhuntitë e këtij futbollisti, do evidentonte edhe dy momente kur Arra ka treguar klasin e lartë të tij por njëkohësisht janë fakte që tregojnë se futbolli për të ishte mbi të gjitha zbavitje.
Sabah Bizi: Ardian Arra ishte dhuntia e Zotit në futboll!

Bledar Mesi, atleti kampion i Vllaznisë

Përcillet për në banesën e fundit Ardian Arra!
Është përcjellur sot paradite për në banesën e fundit ish-futbollisti i Vllaznisë Ardian Arra, i ndarë nga jeta një ditë më parë në moshën 55 vjeçare. Me qindra e qindra qytetarë të Shkodrës kanë marrë pjesë në këtë ritual për të respektuar këtë emër të madh të futbollit, por tashmë jo për të duartorkitur klasin e tij në fushat e blerta por për t’i dhënë lamtumirën.