Ymer Striniqi: Ardian Arra futbollin e ktheu në art

0

Në komentet e bëra për largimin e parakohshëm nga jeta të ish-futbollistit të Vllaznisë Ardian Arra, ka spikatur edhe tregimi që ka bërë komentatori i mirënjohur sportiv Ymer Striniqi që duke vlerësuar vetitë dhe dhuntitë e këtij futbollisti, do evidentonte edhe dy momente kur Arra ka treguar klasin e lartë të tij por njëkohësisht janë fakte që tregojnë se futbolli për të ishte mbi të gjitha zbavitje.

Sabah Bizi: Ardian Arra ishte dhuntia e Zotit në futboll!

0

Të gjithëve u kanë bërë përshtypje fjalët e të madhit Sabah Bizi në ceremoninë e sotme të varrimit të Ardian Arrës. Më shumë se ato, lotët që ai ka nxjerrë nga sytë kur ka folur për televizionet e pranishme në këtë ceremoni. “Me sinqeritetin ma të madh u tham se Ardian Arra ishte dhuntia e Zotit në futboll. Një futboll i përkryer në fushë, me të gjitha të dhanat për të luajtur futboll. Një mrekulli e Zotit. Kurrë nuk do më hiqet mendja nga një ndeshje që më ka mbetur edhe sot në mendje.

Bledar Mesi, atleti kampion i Vllaznisë

0

Emri i tij spikat më shpesh ndoshta çdo javë që luhen ndeshjet e kampionateve të futbollit, ato të Superligës apo të Kategorisë së Parë. Bledar Mesi është gjyqtar anësor dhe përfaqëson kolegjiumin e gjyqtarëve të Tiranës ngaqë prej vitesh jeton në kryeqytet. Ai nuk është vetëm gjyqtar futbolli por edhe një atlet jo dosido por një kampion i vërtetë. Në këtë rast, ai nuk ka zgjedhur kryeqytetin. Lidhjet me Shkodrën, qytetin e tij të lindjes i ka mbajtur shumë të ngushta dhe këtë e tregon më së miri edhe fakti që ai vazhdon të përfaqësojë Vllazninë. Mesi prej shumë vitesh garon në garat e gjatë, ata që njihen ndryshe si të gjysmëthellësisë teksa është ndër sportistët më të mirë të vendit në këtë disiplinë.

Përcillet për në banesën e fundit Ardian Arra!

0

 

Është përcjellur sot paradite për në banesën e fundit ish-futbollisti i Vllaznisë Ardian Arra, i ndarë nga jeta një ditë më parë në moshën 55 vjeçare. Me qindra e qindra qytetarë të Shkodrës kanë marrë pjesë në këtë ritual për të respektuar këtë emër të madh të futbollit, por tashmë jo për të duartorkitur klasin e tij në fushat e blerta por për t’i dhënë lamtumirën.

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Vllaznisë Ardian Arra!

0

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare ish-futbollisti i Vllaznisë së viteve 70’-80’ Ardian Arra. Arra nuk ka mundur t’i rezistojë dot një sëmundje të gjatë dhe si pasojë mëngjesin e sotëm na ka dhënë lamtumirën. Ai do të mbahet mend gjatë si një nga emrat më të talentuar të Vllaznisë së fundviteve ’70 dhe fillimit të viteve ’80.

Frederik Çapaliku: Si ma mohoi Partia Kombëtaren

0

Karriera e tij ka qenë e veçantë. E mbushur me ndeshje e suksese jo të pakta. Më së shumti, ka marrë duartrokitjet e publikut shkodran, aq sa edhe sot ai konsiderohet futbollisti më popullor në gjithë historinë e futbollit shkodran. Por karriera e tij do kishte qenë shumë më e ndritur nëse “kleçkat” e biografisë së bashkëshortes së tij, do ta ndiqnin gjatë gjithë jetës së tij.

Paulin Ndoja: Si më hoqën nga porta

0

Karriera e tij nuk është se ka qenë shumë brilante sepse nuk e lanë të ishte e tillë. E ndërprerë në mes, pa ndeshje ndërkombëtare, pa shkëlqimin e munguar megjithatë mbetet “I madh”. E kemi fjalën për Paulin Ndojën, emrin më të madh të portës shkodrane në vite.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI