REKORDI i ri i Erkand Qerimajt! Ja pesha më e madhe që po mban...

0

Erkandi, ky sportist që ka rrokur zemrat e cdo shqiptari me emocione dhe me krenari rrëfehet për familjen e tij të re dhe për sportin e peshëngritjes. Me dhjetëra medalje dhe fitore të numëruara, Qerimaj ka pranuar të rrëfehet për gazetën "Shkodra Sport".

Erkand Qerimaj, stërvitje në kushte të vështira para botërorit

0

Rreth një muaj nga starti i botërorit të peshngritjes që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dyshja e pandarë prej shumë vitesh tashmë, Erkand Qerimaj dhe trajneri i tij Zef Kovaçi vazhdojnë përgatitjet. “Kemi 3 muaj që stërvitemi. Jam në gjendje shumë  të mirë dhe pretendoj të përsëris rezultatin që më dha dy medalje në kampionatin europian”, thotë Qerimaj.

Erkand Qerimaj “lë” peshëngritjen. Nis një tjetër punë

0

Kampioni dhe nënkampioni i Europës në peshëngritje Erkand Qerimaj, nga sot ka nisur një punë të re. Në fakt ajo nuk ka të bëjë me sportin direkt por padyshim që ka lidhje me të. Ai ka nisur punë si pedagod pranë Universitetit "Marin Barleti" teksa do të japë lëndën e peshëngritjes për studentët që do të studiojnë në degën e sportit në këtë Universitet.

Lajmi i hidhur: Kampioni i Europës Erkand Qerimaj humbet të atin

0

Pasditja e sotme ka qenë shumë e vështirë për kampionin e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimajn. Ai ka humbur babain e tij, Mehdinë. Një vdekje e parakohshme që sigurisht ka hidhëruar jo vetëm familjen e peshëngritesit por edhe më gjerë. Kjo eshte një humbje edhe për sportin sepse Mehdi Qerimaj prej gati 20 vitesh ka qenë "trajneri" i Erkandit.

Memoriali “Lumturi Sylaj”, Lagja i pari, Tivari i dyti

0

Pak ditë më parë është zhvilluar në Durrës Memoriali në nderim të njërës prej sportisteve të shquara të peshëngritjes Lumturi Sylaj. Në Memorialin “Lumturi Sylaj” kanë marrë pjesë 65 ekipe, teksa ishin 50 ekipe meshkujsh dhe 15 ekipe femrash. Për femra, si për moshën deri në 15 vjeç, ashtu dhe në atë deri në 17 vjeç, ky trofe u dominua nga skuadrat e kryeqytetit.

Një peshëngritës shkodran shpallet fitues i kupës së Amerikës

0

Një peshëngritës shkodran është shpallur këto ditë fitues i Kupës së Amerikës. Garat janë zhvilluar para pak ditësh dhe ish- sportisti i Vllaznisë Emanuel Lushi ka dominuar mbi të tjerët duke zënë vendin e parë në peshën e tij dhe duke merituar tre medalje të arta.

Peshëngritësit e Vllaznisë paraqitje të mire në kampionatin e moshave

0

Këto ditë në Durrës është zhvilluar kampionati kombëtar i moshave për të rinj dhe paratërinj. Në të përveç sportistëve të ekipeve të tjera të vendit, kanë marrë pjesë edhe 6 sportistë të Vllaznisë të drejtuar nga trajnerët Artur Lagja dhe Muhamet Tuzi dhe konkretisht Sheuqet Tivari, Dean Tula, Stiven Krahi, Fatjon Sokoli, Esamed Bajraktari dhe Lagja.

Qerimaj i emocionuar pas Europianit: Ky është fillimi i një cikli të ri

0
Erkand Qerimaj është shprehur i emocionuar pas një tjetër suksesi të arritur në Europianin e rradhës. Pas kthimit në Shkodër, peshëngritësi fitues i dy...

Erkand Qerimaj renditet i treti në Europianin e Kroacisë

0

Peshëngritësi i talentuar shkodran Erkand Qerimaj sërish lë gjurmë në Europë. Në Kampionatin e rradhës që po zhvillohet në Split të Kroacisë, ai ka arritur të marrë dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë duke qenë kësisoj sportisti më i mirë i kombëtares tonë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm. Gara ka qenë shumë e bukur. Qerimaj e nis mirë në stilin e shkëputjes duke ngritur 155 kg që në provën e parë por dështon në dy të tjerat e kjo i kushtëzon renditjennë vendin e gjashtë në këtë stil.

Qerimaj: Objektivi im në Kroaci, është titulli Kampion Europe

0

Javën e ardhshme në Kroaci do të zhvillohet kampionati europian i peshëngritjes dhe i vetmi shqiptar që ka arritur të shpallet kampion i këtij kontinenti – Erkand Qerimaj, do të synojë të shpallet sërish më i miri i Europës.  Shtangisti shkodran ka kohë që stërvitet për këtë eveniment bashkë me trajnerin e tij Zef Kovaçi dhe forma sportive që gëzon, e bë atë të besojë se do të dalë të shpallet sërish Kampion. Një besim që ai e mbështet tek forma që gëzon dhe tek puna e bërë. Këtë gjë ai e ka bërë të ditur edhe në një prononcim për "SHKODRA SPORT" kur deklaron:

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI