Të hënën zhvillohet në Durrës kampionati kombëtar i të rriturve

0

Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka njoftuar se ditën e hënë do të zhvillohet kampionati kombëtar për të rritur. Ky kampionati sivjet do të zhvillohet në qytetin e Durrësit. Në të do të marrin pjesë sportistët e të gjithë klubeve të vendit megjithatë ende nuk dihet numri i saktë i pjesmarrësve. Pikërisht në varësi të këtij numri, do të jetë edhe kohëzgjatja e kampionatit. Nëse nuk ka numër shumë të madh atëherë kampionati do të zhvillohet vetëm të hënën por nëse numri është i madh, ai do të vazhdojë edhe të martën. Vllaznia shkon në këtë kampionat me pretendime serioze.

Kombëtarja e peshëngritjes gati përzgjedhja për Europianin

0

Evropiani i peshëngritjes që këtë vit zhvillohet në Tiranë është në prag. Më datat 5-15 prill, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” zhvillohet edicioni i radhës së veprimtarisë më të rëndësishme kontinentale në sportin e shtangës, ndaj dhe vëmendja e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për këtë eveniment është e madhe.Drejtuesit e FSHP-së po punojnë si në drejtim të organizimit të këtij aktiviteti ashtu dhe në drejtim të përgatitjes së një ekipi kombëtar cilësor, që të pretendojë medalje në evenimentin e shtëpisë.

Grumbullohet Kombëtarja për Kampionatin Europian të Tiranës

0

Ka nisur prej disa ditësh në qytetit e Durrësit grumbullimi dhe seleksionimi i ekipit kombëtar të peshëngritjes, që më datat 5-14 prill do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Shtangës, që këtë vit zhvillohet në Tiranë. Për t’i paraprirë këtij eventi madhështor që zhvillohet në Shqipëri ka nisur menjëherë puna me seleksionimin e peshëngritësve më të mirë, kandidatë për në ekipin kombëtar.

Kampionati Europian zhvillohet në Tiranë prillin e ardhshëm

0

Një lajm i mirë për sportin e peshëngritjes. Kampionati i ardhshëm Europian i peshëngritjes për të rritur, do të zhvillohet në Tiranë në datat 5-14 prill të vitit të ardhshëm. Vendimi është marrë nga Federata Europiane ditët e fundit gjatë Kongresit Botëror që u zhvillua në Azerbajxhan këto ditë. Lajmi është konfirmuar nga sekretari i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, shkodrani Ilir Kraja. Në fakt, ky kampionat ka qenë i planifikuar të zhvillohej në Varna të Bullgarisë por bullgarët janë tërhequr.

Asim Belinova zgjidhet z/president i Federatës së Peshëngritjes

0

Një emër i madh i peshëngritjes shkodrane dhe asaj shqiptare, pikërisht Asim Belinova është zgjedhur në postin e zëvendëspresidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Vendimi është marrë në mbledhjen e parë të kryesisë së re të dalë nga Asambleja Zgjedhore e kësaj Federate zhvilluar pak ditë më parë. Belinova në këto zgjedhje, mori shumë vota nga njerëzit me mandat duke qenë një nga më të votuarit për kryesinë e re dhe ndërkohë zgjedhja e tij në postin e zëvendëspresidentit të kësaj Federate, është një vlerësim për figurën e tij. Po në mbledhjen e parë të kësaj kryesie, është vendosur që në postin e sekretarit të mbetet sërish shkodrani Ilir Kraja.

Federata Botërore i kërkon Erkand Qerimajt të kthejë medaljet

0

Erkand Qerimaj duhet të dorëzojë pranë Federatës Europiane të Peshëngritjes medaljen e artë të fituar në Kampionatin Europian të zhvilluar në prill të këtij viti në Antalia të Turqisë, ku dhe fitoi titullin e kampionit të kontinentit. Në një letër që ka dërguar dje Federata Ndërkombëtare ka bërë me dije drejtuesit e shtangës shqiptare për ndryshimet në renditjen e sportistëve pas rasteve të dopingut të evidentuara në vitin e fundit, që kanë sjellë edhe ndryshimet përkatëse.

Esat Ademi zgjidhet president nderi i Federatës së Peshëngritjes

0

Njeriu që ka drejtuar peshëngritjen shqiptare prej 12 vitesh, shkodrani Esat Ademi është zgjedhur të mbajë postin e presidentit të nderit të kësaj Federate. Vendimi është marrë në Asamblenë Zgjedhore të kësaj Federate zhvilluar sot në Tiranë. Presidenti Esat Ademi falënderoi të pranishmit dhe konfirmoi edhe një herë largimin e tij nga drejtimi i Federatës. “Për mua ka qenë nder që kam drejtuar peshëngritjen për 3 mandate. Tani shpresoj që në krye të Federatës të vijë një njeri me vizion dhe të ardhme, ndërkohë që unë do të vijoj detyrat e mia në bordin ekzekutiv të Federatës Botërore dhe asaj Europiane të Peshëngritjes”, - tha Ademi.

Esat Ademi, gati të heqë dorë si president i peshëngritjes

0

Shkodrani Esat Ademi mund të mos jetë më në krye të peshëngritjes shqiptare. Vendimi është thuajse zyrtar dhe bëhet i ditur nga njerëz pranë presidentit aktual të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Më 16 nëntor do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore e kësaj federate. Klubet anëtare të saj, kanë bërë edhe propozimet përkatëse deri tani për postin e presidentit dhe kandidaturat duket se do jenë dy: shkodrani Esat Ademi dhe biznesmeni tiranas Theovori Masllavica. Por në fakt, Ademi pritet të tërhiqet nga kjo garë edhe sepse duket i lodhur nga problemet e shfaqura së fundi tek ky sport dhe që kanë të bëjnë kryesisht me problemet e dopingut.

Emanuel Lushi renditet i 17-ti në Botërorin e Sllovakisë

0

Peshëngritësi shkodran Emanuel Lushi ka konkurruar paraditen e sotme në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve që është duke u zhvilluar në Sllovaki. Ai ka marrë pjesë në peshën 62 kg dhe në fund të garës ka zënë vendin e 7-të në baterinë B dhe të 17-tin në renditjen e përgjithshme të kësaj peshe. Mosha e tij ka qenë ndër më të rejat e pjesmarrësve ndërsa në peshën trupore ka qenë më i lehti nga të gjithë (60.39 kg). Në stilin e shkëputje ka arritur të ngrejë 91 kg dhe në shtytje 11 kg ndërsa në dygarësh 202 kg.

Emanuel Lushi merr pjesë në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve

0

Ka mjaftuar heqja e pezullimit nga Federata Botërore e Peshëngritjes për Federatën tonë dhe ajo i është kthyer menjëherë pjesmarrjeve të saj në aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare. Mëngjesin e djeshëm është nisur drejt Sllovakisë peshëngritësi 16 vjeçar shkodran Emanuel Lushi i shoqëruar nga trajneri i kombëtares shqiptare Genc Barkiçi. Ata do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve. Sigurisht që ky nuk është momenti më i mirë për të garuar për pshëngritësin e talentuar të Vllaznisë ngaqë ai vjen pas një dëmtimi të vogël që e ka lënë atë dy javë pa stërvitje të plotë megjithatë Lushi ka premtuar se do të bëjë më të mirën në këtë kompeticioni shumë të rëndësishëm.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI