Sa i pasur është Erkand Qerimaj?

0

Opinion nga Ramadan BIGZA

Më shumë se një pyetje kërkohet një përgjigje nga qeveria për të stimuluar financiarisht sportistët që po i japin famë Shqipërisë. Ka ikur koha kur stimujt ktheheshin në barsoleta, siç ka ngjarë dikur në Shkodër. Kur njërit i thonë për Fletë lavdërimi dhe ai i përgjigjet “Vare në derë të fermentimit”.

Erkand Qerimaj dekorohet “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Topi

0

Kampioni i Europës Erkand Qerimaj, paraditen e sotme është dekoruar nga Presidenti i Republikës, Z. Bamir Topi me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh". Ceremonia është zhvilluar në ambjentet e presidencës dhe përveç peshëngitësit, kanë marrë pjesë edhe familjarë dhe të afërm të tij. Sigurisht që ka qenë një ditë e veçantë për Qerimajn që merr këtë dekoratë të lartë nga numri 1 i shtetit pikërisht për rezultatin e arritur në kampionatin e fundit Europian që u zhvillua në Turqi dhe ku ai zuri vendin e parë duke u shpallur më i miri i kontinentit. Presidenti Topi në momentin e dhënies së titullit të lartë është shprehur:

Erkand Qerimaj të hënën dekorohet “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Topi

0

Kampioni i Europës në peshëngritje, shkodrani Erkand Qerimaj do të marrë një titull shumë të lartë ditën e hënë. Ai do dekorohet nga Presidenti i Republikës, z.Bamir Topi me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh". Motivacioni kuptohet që është arritja e rezultateve shumë të larta sportive dhe pikërisht për titullin e fundit që ai mori në Turqi, edhe Presidenti Topi ka thyer të gjitha barrierat institucionale që duhen për të shkuar deri tek firma e tij. Tashmë çdo gjë duket e përfunduar në këtë mes dhe të hënën në orën 11.00, Erkand Qerimaj do nderohet në Presidencë me këtë titull të lartë. Në këtë ceremoni, peshëngritësin kampion do ta shoqërojnë familjarë dhe miqë të tij. Sigurisht që ky titull ia lartëson edhe më shumë vlerat këtij sportisti që ende nuk i ka mbushur 24 vjeç por ka sjellë në Shqipëri titullin më të lartë sportiv në peshëngritje duke qenë më i miri i kontinentit.

Barkiçi: Erkand Qerimaj dhe Romela Begaj, janë nderi i Shqipërisë

0

Trajneri i kombëtares shqiptare të peshëngritjes Genc Barkiçi është kthyer dje nga Turqia ku ka qenë me ekipin në Kampionatin Europian dhe duke analizuar rezultatet e arritura, shprehet mjaft i kënaqur për mënyrën si shkuan gjërat. Në intervistën e tij për gazetën online www.shkodrasport.com, ai do të shprehej: "Rezultatet e larta të peshëngritjes shqiptare tashmë nuk janë më një risi. Fakti që nga çdo aktvitet ku marrim pjesë, kthehemi me medalje e tregon më së miri këtë gjë. Por rezultatet e fundit në Turqi janë më të lartat që kemi arritur ndonjëherë në historinë e këtij sporti. Titulli Kampion Europe i Erkand Qerimajt, është i pari në historinë e peshëngritjes shqiptare me të rriturit dhe po ashtu mendoj se medalje të artë ka marrë edhe Romela Begaj të cilës iu vodh ky vend nga një gjyqtar. Themi që kemi arrit majën më të lartë të këtij sporti por vetëm për momentin sepse kemi ende të bëjmë.

Erkand Qerimaj merr titullin “Nderi I Akademisë së Shkencave”

0
Titulli Kampion Europe që mori pak ditë më parë në Turqi Erkand Qerimaj, është pasuar nga një titull tjetër, këtë herë jo të fituar. Këtë herë ka qenë Akademia e Shkencave ajo që ka nderuar me titullin e lartë...

Erkand Qerimaj: Medaljet e mia shkojnë për Shkodrën time

0

Kampioni I Europës Erkand Qerimaj është pritur si hero I vërtetë sot në qytetin e tij- Shkodër. Bashkia e këtij qyteti, ashtu siç pritej, kishte marrë të gjitha masat për pritej në mënyrën e duhur të këtij kampioni. Autobuzi me tifozët është nisur në mëngjes herët, në orën 06.00 drejt aeroportit të Rinasit. Bashkë me të, kanë qenë edhe familjarët e Erkandit por nuk ka munguar nënkryetari I Bashkisë Ritvan Troshani, shefi I klubit Vllaznia Gëzim Mema etj. Në fakt nuk është hera e parë, që Shkodra, e në mënyrë të veçantë sportëdashësit dhe mbarë opinion në këtë qytet tregojnë se dinë të vlerësojnë njerëzit me kontribute mjaft të larta, e pikërisht peshëngritësin Erkand Qerimaj. Mbërritja në qytetin e Shkodrës ka qenë rreth orës 11.00, që me gjithë shiun që binte pa pushim, ishin të shumtë, ata që prisnin vargun e gjatë të makinave, ku printe si zakonisht ajo e kampionit Erkand Qerimaj. Të gjitha makinat ishin të mbuluara me flamujt kombëtar, kuq e zi. Kishin dalë për ta pritur edhe prefektja Voltana Ademi, kryetari I Këshillit të Qarkut Maxhid Cungu, kryetari I Bashkisë Lorenc Luka etj.

Mehdi Qerimaj: Për pak na la zemra duke parë Erkandin

0

Triumfi I Erkand Qerimajt në kampionatin Europian që po zhvillohet në Turqi teksa ai ka zënë vendin e parë dhe është shpallur kampion Europe në peshën 77 kg, është pritur me shumë emocione në Shkodër. Më së shumti tek familjarët e tij. Babai I tij- Mehdia duke rrëfyer emocionet që ka përjetuar, njëkohësisht I lutet Zotit që e ka ruajtur nga ndonjë infrakt në ato momente të garës së Erkandit dhe njëkohësisht deklaron se ashtu si gjithë shqiptarët është krenar për djalin e tij. "Ka qenë një gëzim i papërshkrueshëm momenti i garës. Ankth, tension dhe në fund gëzim. Për fat të mirë nuk pësuam ndonjë dramë sepse si unë ashtu edhe gruaja kemi qenë me ilaçet e zemrës në dorë, gati për ndonjë të papritur sepse çfarëdo mund të ndodhte, pse jo edhe ndonjë infrakt në ato momente. Për fat, asgjë e keqe. Gëzuam dhe festuam suksesin e djalit tonë. Sigurisht që ndihem krenar për suksesin e djalit tim ashtu siç besoj ndihen të gjithë shqiptarët"- ka thënë ai.

Bashkia Shkodër, gati të presë si hero Erkand Qerimajn

0

Suksesi i Erkand Qerimajt në kampionatin Europian të Turqisë, nuk mund të kalonte në heshtje nga Bashkia Shkodër. Pikërisht për këtë gjë, dje është ngritur një grup pune për pritjen me të gjitha nderimet e duhura të këtij sportisti. Ky grup kryesohet nga nënkryetari i Bashkisë Ritvan Troshani. Nga sa ka bërë të ditur ai vetë dje për mediat, Qerimaj do mbërrijnë në Shqipëri paraditen e së dielës dhe për këtë arsye, Bashkia ka vënë në dispozicion për tifozët autobuzë që do nisen në orën 06.00 të mëngjesit para teatrit "Migjeni", për të marrë rrugën drejt aeroportit të Rinasit.

Faleminderit Erkand Qerimaj!

0
Opinion nga Senad NIKSHIQI Triumfator. Lotë gëzimi. Rrënqethje trupi. Ndjenja zemre për flamurin kuqezi. Krenar për tingujt e himnit Kombëtar. Ky është djali i Shkodrës, i Shqipërisë. Tempullin e Antalias e flakëroi me shqiponjën dykrenare. Në Turqinë ekzotike Erkand...

Erkand Qerimaj shpallet Kampion Europe në Turqi

0

Peshëngritësi i talentuar shkodran Erkand Qerimaj është shpallur sonte kampion Europe në kampionatin Europian që është duke u zhvilluar në Turqi. Ai ka arritur t'i sfidojë të gjithë rivalët e tij duke treguar një performancë të shkëlqyer. Ka arritur të jetë i suksesshëm në stilin e shkëputjes teksa i ka realizuar të tri ngritjet me 153, 156 dhe 158 kg dhe me 1 kg më pak se rumuni Razvan Martin është renditur i dyti në këtë stil duke merituar medaljen e argjendtë. Por shpërthimi i Erkandit ka ardhur në stilin e shtytjes. Ai ka realizuar me sukses provën e parë me 187 kh duke siguruar zonën e medaljeve dhe me 190 kg në provën tjetër, ka arritur t'i sfidojë të gjithë në këtë peshë duke zënë vendin e parë dhe duke marrë medaljen e artë.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI