Vajushi debuton zyrtarisht me Liteks. Asist në ndeshjen e parë
Futbollisti shkodran Armando Vajushi ka debutuar sot zyrtarisht në ndeshjen e parë me fanellën e Liteksit në Bullgari. Në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit, atë që Liteks ka zhvilluar në shtëpi ndaj ekipit Vidima Rakovski. Liteksi e ka fituar këtë ndeshje me rezultatin e pastër 3-0. Armando Vajushi nuk e ka nisur ndeshjen si titullar por trajneri Stoiçkov e ka futur në lojë në minutën e 72-të.Siç bëhet e ditur nga faqja zyrtare e klubit të Liteksit në internet, në 18 minutat që ka luajtur, mësohet se është paraqitur shumë mirë teksa ka qenë protagonist në shënimin e golit të tretë për skuadrën e tij.
Hamdi Salihi e nis me gol debutimin e tij në Amerikë
Vajushi shënon ndaj Apollon. Liteks fiton 4-0
Pasditen e sotme është zhvilluar në Greqi ndeshja miqësore në mes ekipit vendas Apollon Kallamarias dhe Liteksit të Bullgarisë. Në rradhët e të dy këtyre ekipeve ka patur futbollistë shqiptarë pasi tek Apollon luan i mirënjohuri Altin Haxhi, ish-lojtari i kombëtares shqiptare ndërsa tek Liteks siç dihet luan shkodran Armando Vajushi. Skuadra e këtij të fundit ka luajtur më mirë dhe ka fituar me rezultatin 4-0. Njërin nga këta gola, pikërisht atë të tretin e ka shënuar Vajushi i cili është aktivizuar nga ana e trajnerit Hristo Stoiçkov në 45 minutat e dyta të ndeshjes. Në këtë mënyrë, ai e ka fituar "betejën" me Haxhin si në aspektin personal ashtu edhe me ekipet.
Admir Teli s’grumbullohet për miqësoren me Gjeorgjinë
Mbrojtësi i njohur shkodran Admir Teli nuk do të grumbullohet për ndeshjen miqësore që ekipi jonë kombëtar do të zhvillojë në Gjeorgji më 29 shkurt. Lajmi bëhet i ditur në të përditshmet sportive, sipas së cilës, lojtari aktual i Karabakut nuk është preferuar nga ana e trajnerit Xhani De Biazi. Ndoshta kjo është zgjedhje taktike e këtij trajneri por në media ky veprim i tij është kritikuar ngaqë për momentin Shqipërisë i mungojnë për arsye dëmtimesh dy lojtarët që kanë luajtur në qendër të mbrojtjes si Cana dhe Curri. Për rrjedhojë, Teli ishte i vetmi lojtar me përvojë që ofronte garanci në qendër të mbrojtjes megjithatë ai sërish nuk është preferuar nga ana e De Biazit.
Xhevahir Sukaj: Në Iran gjithçka po më ecën mirë
Në të gjitha ndeshjet që kur ka mbërritur tek kjo skuadër, ai ka luajtur. Ndonëse ende jo si titullar, sërish ka dhënë kontributin e tij për skuadrën Sepahan. E kemi fjalën për sulmuesin shkodran Xhevahir Sukaj i cili edhe në ndeshjen e fundit ndaj ekipit Saipa, një nga më të mirat e kampionatit iranian, ka luajtur rreth 20 minuta duke dhënë kontributin e tij në fitoren 2-1 të skuadrës ku luan ai- Sepahan. Ndonëse ende nuk ka shënuar, që me ardhjen e Sukajt në rradhët e saj, Sepahan ka patur një ecuri shumë të mirë në kampionat teksa nga vendi i tretë ka kaluar tashmë në të parin, madje është shkëputur 5 pikë nga ndjekësja e saj më të e afërt.
Vajushi luan 45 minuta në miqësoren e sotme ndaj danezëve
Armando Vajushi ka luajtur edhe në miqësoren e sotme që ekipi i tij ka zhvilluar ndaj ekipit danez Sonderjyske. Ai është aktivizuar në pjesën e dytë nga ana e trajnerit Stoiçkov dhe pikërisht në këtë pjesë është shënuar edhe goli i vetëm për ekipin e Liteksit që ka fituar 1-0. Nga sa bëhet e ditur, edhe në këtë ndeshje shkodrani 20 vjeçar është aktivizuar në rolin e mesfushorit të majtë dhe ka qenë ndër më të mirët në fushë. Ai ka qenë protagonist në shumë aksione të nisura prej këmbëve të tij, madje në një moment ka qenë pranë shënimit të golit por ka qenë i pafat. Me ndeshjen e sotme, Liteks i jep fund serisë së ndeshjeve miqësore që ka zhvilluar në Antalia të Turqisë dhe nesër do kthehen në Bullgari.
Eugent Zeka, një trajner shkodran me liçensë “Pro” në Itali
Në Shqipëri janë të pakët ata që e kanë liçensën “Pro” të trajnimit, më e larta si nivel që njihet nga UEFA dhe FIFA. Për më shumë, numri e trajnerëve që e kanë atë në Shkodër, është edhe më i vogël. Por ajo çfarë kemi “zbuluar” është se një shkodran e ka këtë liçensë por jo në vendin e tij. Ai është Eugent Zeka, shkodrani 38 vjeçar që jeton, punon dhe drejton një ekip sportiv në Itali. Zeka është larguar nga Shqipëria në moshën 24 vjeçare pasi ka kryer studimet e larta në Tiranë dhe duke mos patur ndonjë karrierë të suksesshme si futbollist, vendos të emigrojë në Itali. Atje ku ka kryer të gjitha kurset e specializimit. Sot punon tek skuadra Sestri Levante, që për koinçidencë ndoshta ka ngjyrat kuq e blu dhe vitin e themelimit- 1919, njëlloj si Vllaznia, skuadra e zemrës për Eugentin.
Vajushi luan dhe humbet 1-2 ndaj Crvena Zvezdës
Skuadra bullgare e Liteksit ku aktivizohet futbollisti shkodran Armando Vajushi ka zhvilluar pasditen e sotme edhe miqësoren e dytë në përgatitoren që ajo është duke bërë në Antali të Turqisë. Kundërshtari i rradhës për bullgarët ka qenë skuadra e mirënjohur e Serbisë- Crvena Zvezda. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 2-1 për serbët. Edhe në këtë ndeshje, Vajushi ka luajtur me formacionin e parë të LIteksit që është aktivizuar vetëm në pjesën e parë të ndeshjes.
Liteks i Vajushit humb 0-1 në miqësoren ndaj rumunëve të Cluj
Pasditen e sotme, skuadra bullgare Liteks Lovech ku luan futbollisti shkodran Armando Vajushi ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj rumunëve të Clujit. Edhe kjo skuadër si Liteksi, është duke zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë dhe ndeshja është zhvilluar në një nga fushat e kompleksit ku janë sistemuar këto ekipe. Nga sa bëhet e ditur, rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 1-0 për Cluj. Vajushi ka luajtur 45 minutat e parë bashkë me titullarët e tjerë ndërsa në të dytën trajneri Stoiçkov i ka zëvendësuar të gjithë. "Ka qenë një ndeshje e mirë për ne pavarësisht se humbëm.
Sukaj debuton me shans në Iran. Sepahan ngjitet në vend të parë
Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj e ka patur këmbën e mbarë në debutimin e tij me skuadrën iraniane të Sepahanit. Ndonëse nuk ka shënuar, ai ka dhënë kontributin e tij në fitoren shumë të rëndësishme që Sepahan ka arritur jashtë fushe me skuadrën e Damash Gilan me rezultatin 1-0. Goli i fitores është shënuar pikërisht në minutën e 90-të pas një goditje këndi dhe me këtë fitore, Sepahan tashmë është ngjitur në vendin e parë të renditjes. Sukaj është futuar në lojë në fillimin e pjesës së dytë dhe nuk ka zhgënjyer. Ai ka qenë një rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen kundërshtare ndërkohë që në fund të ndeshjes, gëzimi ka qenë shumë i madh për gjithë futbollistët dhe trajnerin kroat Kranjçar.