Hamdi Salihi firmos në Amerikë me DC United

Merr fund "telenovela" pwr sulmuesin shkodran Hamdi Salihi. Ai do ta vazhdojë karrierën e tij si futbollist profesionist në bregun lindor të SHBA. Mbrëmjen e së enjtes ai i ka fiksuar një fund të lumtur për telenovelën e merkatos së janarit, teksa ka arritur akordin përkatës për t’iu bashkuar “D.C. United”. Gazeta austriake “Kurier” thotë se sulmuesi shqiptar ka anashkaluar ofertën shumë të mirë finaciare, të mbërritur nga Kina, më saktësisht nga skuadra Changchun, për të shkuar në Amerikë. Një shtysë pozitive për 28-vjeçarin duket se ka qenë e dashura e tij, Rosela, që jeton në afërsi të Nju Jorkut.

Hamdi Salihi refuzon Kinën. Mbetet tek Rapidi

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi ka refuzuar të kalojë tek skuadra kineze Changchun Yatai Fc sepse nuk i ka pëlqyer oferta financiare që ata i kanë bërë. Duke qenë kështu, ai ka vendosur të qëndrojë në Austri edhe njëherë tjetër, gjithnjë nëse kinezët nuk e rrisin ofertën e tyre financiare. Sipas një prononcimi të bërë nga 28 vjeçari shkodran për gazetën austriake "Courier", ai ka thënë se "u kam kërkuar drejtuesve të klubit kinez të rrisin ofertën e tyre sepse me atë çfarë ofronin ata, unë nuk isha dakord të lëvizja drejt Kinës. Për momentin nuk kam marrë asnjë përgjigje prej tyre dhe ndoshta ata janë duke menduar për një sulmues tjetër.

“Porosia” e Vajushit: Fanella me nr.14 është e imja, mos ia jepni kujt!

Tek Vllaznia ai ka luajtur me numrin 14. Pikërisht këtë numër ka kërkuar dhe po mban edhe tek skuadra e tij aktuale, ajo bullgare e Liteksit. Armando Vajushi duket I fiksuar pas këtij numri por ajo çfarë është interesante ka të bëjë me faktin se në momentin e largimit nga Vllaznia, ai u ka lënë një “porosi” drejtuesve të Vllaznisë. “Ju lutem, mos ia jepni kujt fanellën me numrin 14”-mësohet t’u ketë thënë ai. Po për çfarë mund të ketë menduar kështu? Ndoshta është thjesht nostalgji, ndoshta mendon të kthehet shpejt tek skuadra shkodrane dhe atë numër kërkon ta marrë prapë.

Shturm Grac kërkon Salihin. Rapidi thotë “jo”

Zhurma në lidhje me të ardhmen e futbollistit shkodran Hamdi Salihi vazhdon. Çdo ditë publikohet nga një emër i ri skuadre se ku mund të përfundojë ai. Për momentin, shpresat më të mëdha janë që ai të shkojë në Kinë tek skuadra Changchun Yatai FC. Por ndërkohë, mediat austriake kanë bërë të ditur sot se e interesuar për sulmuesin 28 vjeçar ka qenë edhe skuadra austriake e Shturm të Gracit. Por përballë kësaj oferte, ka qenë Rapidi i Vjenës ai që ka thënë "jo" sepse ata duan që lojtari të mos shkojë tek ndonjë skuadër tjetër e këtij kampionati për t'i forcuar ata. Në këtë mënyrë, Salihi mund të firmosë vetëm për një skuadër jashtë Austrisë.

Hamdi Salihi shumë pranë kalimit në Kinë

Po t'i thoshin pak kohë më parë se do të shkonte në Kinë për të luajtur futboll, me shumë mundësi që edhe vetë Hamdi Salihi do të ishte habitur së tepërmi. Por në fakt, duket se një gjë e tillë tashmë është shumë pranë realitetit. Ai ka marrë një ofertë shumë të mirë nga njëra prej skuadrave të këtij kampionati pikërisht Changchun Yatai FC. Kjo skuadër i ka ofruar sulmuesit shkodran një kontratë trevjeçare nga e cila ai do të përfitojë 1.8 milionë dollarë ndërsa klubi i Rapidit të Vjenës do të përfitojë 450 mijë euro për ta lënë të lirë atë. Me këtë lëvizje është duke u marrë menaxheri shkodran Uliks Kotrri sëbashku me menaxherin tjetër Kosta Grillo. Vetë Kotrri duke folur për gazetën online www.shkodrasport.com, do të thoshte:

Feliks Tota nga Ada kalon tek Liria e Prizrenit

Përveç Alsid Tafilit, tek skuadra Liria e Prizrenit ka kaluar edhe një tjetër futbollist shkodran. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Adës së Velipojës Feliks Tota. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare në internet e klubit kosovar që e quan këtë lojtar, prurjen më interesante dhe njëherësh më kualitative që ka sjelluar Liria në këtë merkato janari. Tota që aktualisht është ende lojtar ( me letra) i skuadrës Ada, të dielën që shkoi, e ka kaluar në shoqëri të drejtueve të skuadrës nga qyteti i lashtë.Ai ka rënë dakord me gjithçka sa i takon kontratës me drejtuesit bardhezinj.

Alsid Tafili gati kalimi tek Liria e Prizrenit

Pavarësisht fatkeqësisë familjare (vdekjes së parakohshme të të atit) Alsid Tafili nuk ka ndër mend të heqë dorë nga futbolli. Ai ka shkëputur të gjitha marëdhëniet me ekipin Patraikos të Patras në Greqi dhe së fundi ka rënë dakord për t'u rikthyer në kampionatin kosovar të futbollit. Pikërisht tek Liria e Prizrenit, aty ku ka luajtur edhe dy sezone më parë. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e klubit kosovar e cila e bën fakt të kryer tashmë këtë gjë. Tafili e ka ndihmuar Lirinë në sezonin 2008/2009 për t'u rikthye në elitë. Pas kësaj, ishte kthyer sërish në Shqipëri tek Laçi ndërsa herën e fundit ai luajti në fazën e dytë të sezonit 2009-10, kur shkodrani ndihmoi Lirinë për të fituar Kupën e Kosovës.

Xhevahir Sukaj, ja kontrata 350 mijë dollarëshe në Iran

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj më në fund është futbollist i klubit Sepahan të Iranit. Ai mbrëmjen e së hënës ka marrë leje-kalimin nga klubi shkodran pikërisht në limitet e mbylljes së merkatos në këtë vend. Nëse tek ne është data 31 janar si e fundit e lëvizjes së futbollistave, në Iran ka qenë data 23 por disa pengesa dokumentacioni, kryesisht për faj të klubit iranian, çuan ndoshta në dështimin e kësaj lëvizje megjithatë në fund është mbyllur me sukses. Për të zgjidhur këtë ngërç, në Shkodër për dy ditë me rradhë ka qenë edhe menaxheri që ka çuar Sukajn tek kjo skuadër, shqiptaro-maqedonasi Rexhepi. Ka qenë pikërisht ai që për gazetën online "shkodrasport.com" do të bënte të ditur edhe disa nga kushtet e kontratës së sulmuesit shkodran me këtë skuadër.

Xhevahir Sukaj firmos në Iran për 18 muaj

Xhevahir Sukaj zyrtarisht firmos kontratën e tij të re. Më në fund është bërë realitet firmosja e kontratës e sulmuesit shkodran me klubi Iranian Sepahan. Ajo është konkretizuar ditën e djeshme dhe 24 vjeçari bën të ditur se ka firmosur për 1 vit e gjysëm me këtë skuadër. “jam shumë I lumtur që arrita të bëhem pjesë e këtij klubi shumë të njohur në Azi. Natyrisht do mundohem të jap më të mirën time për të, për t’ia shpërblyer besimin që treguan ndaj meje. Me Vllazninë kam mbyllur gjithçka dhe tashmë do filloj të mendoj vetëm për skuadrën e Sepahan”- është shprehur sot ai.

Armando Vajushi, gol që në miqësoren e parë me Liteksin

Ditën e sotme, ekipi i LIteksit, ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj kundërshtarëve modest të Hebros. Ndeshja, siç bëhet e ditur edhe në faqen zyrtare të klubit http://pfclitex.com/site/bg/, është luajtur në Svilengrad dhe ka përfunduar me rezultatin 6-0 për ekipin e Liteks Lovech. Ndonëse miqësore, kjo ndeshje ka shënuar edhe të parin takim të futbollistit shkodran Armando Vajushi me këtë skuadër.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI