Shënon Hamdi Salihi në fitoren e thellë të Rapidit

Ka shënuar shkodrani Hamdi Salihi këtë rradhë me skuadrën e tij të Rapidit të Vjenës. Ai nuk e ka nisur si titullar ndeshjen por është aktivizuar në pjesën e dytë dhe më pas, ka shënuar në minutën e 90-të golin e fundit të ndeshjes, atë që vulosi rezultatin përfundimtar 5-1 në favor të Rapidit ndaj Kapfenbergut. Për Salihin kishte disa javë që goli nuk i dilte në dritë dhe ky gol mund t’i japë sërish zemër
Elvin Beqiri mund Admir Telin në Azerbajxhan

Të shtunën është luajtur ndeshja e rradhës e kampionatit azerbajxhanas të futbollit e cila këtë herë ka përballur me njëri-tjetrin dy futbollistët shkodranë që luajnë atje, pikërisht Elvin Beqirin dhe Admir Telin. Ky i fundit me ekipin e tij Karabak ka luajtur në shtëpi ndërkohë që Beqiri me