“Albania Judo Kodokan” fituese e turneut “Nënë Tereza”

0

Ekipi shkodran i “Albania Xhudo Kodokan” i drejtuar nga mjeshtri Anton Shkoza, është shpallur fitues i turneut ndërkombëtar “Nënë Tereza” që u zhvillua ditën e djeshme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Xhudistët shkodranë kanë arritur të zënë plot 9 vende të para në pesha dhe disiplina të ndryshme duke grumbulluar më shumë pikë se ekipi kroat i Dalmacisë që zuri vendin e dytë me 7 vende të para ndërsa në vend të tretë u rendit ekipi i Pejës së Kosovës me 5 vende të para.

Xhudo, zhvillohet turneu ndërkombëtar “Nënë Tereza”

0

Është zhvilluar në Shkodër sot turneu I 10-të ndërkombëtar I xhudos, turne I cili prej 5 vitesh mban emrin e Nënë Terezës. Ashtu si dhe në vitet e tjera, edhe sivjet, numri I sportistëve pjesmarrës ka ardhur duke u rritur, çka tregon se është një aktivitet që vlerësohet shumë nga ekipet e Ballkanit të cilët nga viti në vit, shtohen në këtë pjesmarrje. Organizatori kryesor I këtij aktiviteti, mjeshtri Anton Shkoza është shumë I kënaqur me këtë pjesmarrje dhe këtë e shpreh edhe në prononcimin e tij për gazetën shkodrasport.com do të shprehej:

Tiranë- Shkodër, etapa e dytë e Rrethit. Bruno Kola mes më të mirëve

0

Rrethi I 72-të Çiklistik I Shqipërisë sot ka zhvilluar etapën e tij të dytë, atë me itinerar Tiranë- Shkodër ku kanë marrë pjesë çiklistët më të mirë të vendit por edhe kombëtarja e Kosovës, Maqedonisë dhe ekipi I Novi Pazarit të Serbisë. Mes pjesmarrësve është edhe ekipi I Vllaznisë me 4 sportistë, por njëri prej tyre, ëill Hunther ka qenë I pafat sepse gjatë garës së sotme është rrëzuar duke pësuar një dëmtim të rëndë. Etapa e sotme është zhvilluar me një ritëm të lartë dhe sidomos nga Lezha e deri në Shkodër tempi I garës ka qenë shumë i lartë dhe në mbërritje në mes 9 çiklistëve më të mirë ka qenë edhe sportisti I Vllaznisë Bruno Kola i cili është renditur në vendin e pestë në këtë etapë. Një rezultat ky i shkëlqyer i këtij sporti që ende nuk i ka mbushur 15 vjeç.

Mundësit e Vllaznisë, vende të tretë në kampionatin e moshave

0

Mundësit e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në kampionatin kombëtar të 15 dh 17 vjeçarëve të zhvilluar këto ditë në Tiranë. Në këto kampionate kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë. Mes tyre ka qenë padyshim edhe ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga Mjeshtri i Madh Dedë Bregu dhe trajneri i palodhur Nazmi Elezi, në përbërje të të cilit kanë qenë 12 mundës.

Franc Ashiku shpallet kampion i Shqipërisë për vitin 2015

0

Shahisti shkodran Franc Ashiku është shpallur kampion i Shqipërisë, pas një dueli “kokë më kokë” me Ilir Seitaj. Gjithçka u vendos pas ndeshjeve shtesë që dy shahistët zhvilluan mes tyre, pasi 11 raundet e kampionatit sollën barazim mes tyre. Të dy shahistët e mbyllën në kuotën e 8.5 pikëve, ndaj dhe zhvilluan dy ndeshje rapid me nga 15 minuta secili. Këto dy sfida sollën avantazhin e Ashikut, që fitoi sfidën e parë dhe barazoi sfidën e dytë me Seitajn, duke grumbulluar 1.5 pikë kundrejt 0.5 pikëve të rivalit.

Tre medalje nga xhudistët shkodranë në një turne në Rumani

0

Xhudistët shkodranë të Vllaznisë dhe Vau Dejësit kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në turneun ndërkombëtare "Judo Cup Drobeta" të zhvilluar sot në Rumani. Ata kanë arritur të marrin 3 medalje, dy argjendi dhe një bronzi ndonëse pjesmarrës kanë qenë rreth 1 mijë sportistë nga Mali i Zi, Rusia, Bosnja, Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Maqedonia dhe Serbia. Kështu, Lurian Kaçi ka konkurruar në peshën 66 kg dhe ka arritur të zërë vendin e dytë pas 2 ndeshjeve të fituar dhe vetëm ndeshjes finale të humbur pas një faulle të dhënë nga ana e gjyqtarit.

Katër sportistë shkodranë pjesmarrës në Lojërat Europiane

0

Në rradhët e delegacionit shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat e I-ra Europiane që do të zhvillohen në datat 12-28 qershor në Baku të Azerbajxhanit, natyrisht që nuk mund të mungonin edhe sportistët shkodranë. Janë jo pak por katër të tillë dhe për koinçidencë, të katër ato i takojnë atletikës. Bëhet fjalë për kampionin dhe rekordmenin e garës së kërcimit së gjati Izmir Smajlaj si dhe për Ardit Rashin, Mario Shestanin dhe Gledis Hallunin.Pjesë e kësaj liste është edhe boksieri vlonjat që konkurron për Vllazninë Rexhildo Zeneli ndërkohë që ka qenë i planifikuar edhe boksieri shkodran Kristian Demaj por ai për arsye dëmtimi, e ka patur të pamundur për të qenë pjesë e këtyre Lojërave.

Zhvillohet kupa “Agim Tafili”. Reis Ferhati i Vllaznisë renditet i treti

0

Paraditen e sotme është zhvilluar edicioni i tretë i kupës "Agim Tafili". Një edicion që sivjet ka përkuar me ditën e 55-vjetorit të lindjes së një prej figurave legjendare të biçikletës shqiptare. Ajo është organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Sportklub Vllazninë. Gara dhuroi emocione të mëdha e rivalitet mes garuesve. Garat e këtij edicioni u zhvilluan në dy kategori: Kadetë dhe junior/Elitë (U-23). Distanca e përshkuar nga kadetët ishte më e shkurtër, Lezhë-Shkodër, ndërsa çiklistët e kategorisë U-23 u nisën nga Tirana dhe e mbyllën garë në Shkodër.

Më 20 maj do të zhvillohet kupa “Agim Tafili” në çiklizëm

0

Javën e ardhshme, pikërisht më 20 maj, do të zhvillohet edicioni i rradhës i kupës "Agim Tafili" në çiklizëm. Edicioni i sivjetëm është lënë enkas nga organizatorët për t'u zhvilluar në këtë datë ngaqë ajo përkon me 55 vjetorin e lindjes së këtij kampioni të madh të këtij sporti. Sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, kjo kupë do të zhvillohet me një etapë të vetme dhe itinerari i saj do jetë ai Lezhë- Shkodër. Në të do të marrin pjesë të gjithë çiklistët e ekipeve të vendit, ndër të cilët padyshim edhe ata të Vllaznisë.

Çertifikate mirenjohje per çiklistin Bruno Kola

0

Rezultatet pozitive të arritura në garat çiklistike nga 14 vjeçari i talentuar Bruno Kola, kanë nxitur drejtorinë e shklollës 9 vjeçare “Agim Tafili” të Berdices për të nderuar kampionin Kola i cili është nxënës i klases së nëntë në shkollen e tyre. Për këtë, gjatë një takimi festiv të organizuar me nxënësit e kësaj shkolle, drejtorja e kësaj shkolle, Violeta Hoxha i ka dorëzuar çiklistit Bruno Kola një çertifikatë mirënjohje në shenjë respekti për sukseset e arritura por edhe pr emrin e mirë që ai ka dhënë kësaj shkolle me tradita sportive.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI