Sprint i shkëlqyer- Bruno Kola i Vllaznisë fitues i kupës “Muriqi”
Çiklisti i Vllaznisë Bruno Kola është fitues i kupës "Muriqi" të zhvilluar ditën e sotme. Ai ka konkurruar në kategorinë kadet dhe ka rezultuar më i miri. Kjo grupmoshë e ka nisur garën në Lezhë për ta bërë mbylljen në sheshin kryesor të qytetit të Shkodrës. Gara ka qenë interesante por ka spikatur çiklisti shkodran Bruno Kola. Ai që në Balldre është shkëputur nga grupi dhe bashkë me të ka qenë edhe një çiklist i Teutës. Të dy sëbashku kanë pedaluar të vetëm deri në Xhabije, aty ku shkodrani është shkëputur me një sprint të fuqishëm dhe ka prekur i pari vijën e mbërritjes duke u shpallur fitues i kupës. Në vend të dytë dhe të tretë kanë qenë dy çiklistë të Teutës ndërsa në vend të katërt Rais Ferhati i Vllaznisë.
Të hënën, kupa “familja Muriqi” në çiklizëm. Vllaznia pretendente
Çiklistët e Vllaznisë bëhen gati për një tjetër garë kombëtare. Pasi kanë marrë pjesë pak ditë më parë në kupën “Sali Hima” që u zhvillua në Tiranë dhe ata bënë një paraqitje shumë të mirë, këtë herë do të marrin pjesë në kupën e familjes Muriqi që Federata Shqiptare e Çiklizmit organizon në nderim të pjestarëve të kësaj familje që kanë dhënë shumë për çiklizmin shkodran dhe atë shqiptar. Kjo kupë do të zhvillohet ditën e hënë dhe në të do të marrin pjesë të gjithë ekipet e vendit, mes tyre padyshim edhe Vllaznia e Shkodrës. Itinerari i kësaj etape do jetë me nisjen nga Tirana dhe mbërritjen në Shkodër mesditen e së hënës.
XHUDO: VLLAZNIA SHPALLET KAMPIONE E SHQIPERISE PER TE RRITUR
Dje në Tiranë, pikërisht në sallën sportive "Fahrije Hoti" është zhvilluar kampionati kombëtar në sportin e taekondosë.Në këtë kampionat kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e vendit dhe ndër to edhe Vllaznia e cila është përfaqësuar me 16 sportistë, të drejtuar nga trajneri Elion Puka. Ky ekip ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe për rrjedhojë në fund të kampionatit, në bazë të pikëve të grumbulluara, është shpallur kampion i Shqipërisë për vitin 2015. Sportistët e tij kanë arritur të marrin plot 12 medalje dhe ky është një sukses më vete. Më poshtë po ju japim pikërisht sportistët që kanë hyrë në zonën e medaljeve.
Vllaznia fituese e turneut të 8-të ndërkombëtar të xhudos
Turneu I 8-të ndërkombëtar I xhudos I zhvilluar një ditë më parë në Shkodër është mbyllur me sukses. Pjesmarrja e 200 sportistëve nga ekipe të vendeve të Rajonit ka qenë sigurisht që tregues I rëndësisë së këtij aktiviteti. Konkurrenca për të zënë vendin e parë natyrisht ka qenë e madhe në renditje ekipore pasi pjesmarrës ka qenë një ekip rumun, një ekip bullgar, gjashtë ekipe të Malit të Zi, tetë ekipe të Kosovës dhe tre ekipe të Shqipërisë. Në fund të turneut, në bazë të pikëve të grumbulluara, ekipi I Vllaznisë është renditur I pari duke lënë në të dytin ekipin e Policit të Kosovës dhe në të tretin Akademinë e Nikshiqit të Malit të Zi.
Xhudo. Nesër në Shkodër turneu i 8-të ndërkombëtar “Vllaznia Cup”
Paraditen e nesërme, konkretisht në orën 10.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" do të nisë turneu i VIII ndërkombëtar i xhudos "Vllaznia Cup". Në këtë turne të përvitshëm që zhvillohet nën kujdestarinë e Albania Judo Kodokan, me mbështetjen e Sportklub Vllaznia, do të marrin pjesë shumë sportistë dhe jo vetëm nga Shqipëria.
Bruno Kola i Vllaznisë renditet i dyti në kupën “Sali Hima”
Çiklisti i Vllaznisë Bruno Kola ka bërë një paraqitje shumë të mirë në kupën "Sali Hima" të zhvilluar sot në kryeqytet dhe në fund të saj është renditur në vend të dytë. Në fakt, 14 vjeçari shkodran mund dhe duhej të ishte shpallur fitues por një gabim në tentativën e fundit drejt finishit, ka bërë që i pari ta prekë atë, një çiklist i Teutës. Pavarësisht kësaj, paraqitje e Kolës por edhe e çiklistëve të tjerë të Vllaznisë ka qenë shumë e mirë.
Vllaznia e çiklizmit pjesmarrëse me 8 çiklistë në kupën “Sali Hima”
Presidenti i Qendrave Sportive italiane vizitë në Shkodër
Një delegacion sportiv nga Italia i kryesuar nga Presidenti i Qendrave Sportive italiane, Massimo Achini dhe Mauizio Cadrega më rolin e kordinatorit të aktiviteteve me Shqipërinë zhvilloi paraditen e së premtes një takim me kreun e Qarkut Shkodër, Maxhid Cungu. Pjesë e grupit italian ishin edhe dy sportistët e Vllaznisë, volejbollistja Ana Gjelaj dhe futbollisti Antonio Marku, të cilët janë përzgjedhur nga italianët si trajnerë për organizimin e aktiviteteve sportive për Veriun shqiptar dhe më gjërë.
Pallati i sportit “Qazim Dervishi”, nis heqja e parketit
Ashtu siç ishte paralajmëruar nga ana e Bashkisë Shkodër, në ditët e para të janarit ka nisur heqja e parketit të pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Problemet që ky parket ka shfaqur që në momentin e shtrimit të tij, pat sensibilizuar drejtuesit e institucionit të pushtetit lokal të cilët nuk I kanë fondin firmës që u mor me shtrimin e tij. Në kushte të tilla, është urdhëruar heqja edhe njëherë e të gjithë parketit.