Sportklub Vllaznia shpall “10 sportistët më të mirë” të vitit

0

Sportklub Vllaznia ka shpallur paraditen e së enjtes 10 sportistët më të mirë të tij për vitin 2014 në një ceremoni shumë interesante. Më të mirët e këtij klubi janë shpallur pikërisht para këshilltarëve Bashkiak, përpara fillimit të mbledhjes së rradhës të këtij Këshilli. Një gjetje shumë interesante e drejtuesve të këtij klubi dhe veçanërisht e drejtorit Mark Kroqi, për ta bërë këtë ceremoni, pikërisht para njerëzve që votojnë për financat e këtij klubi dhe këtyre sportistëve.

Bashkia Shkodër nderon 10 personalitete të sportit

0

Një ceremoni shumë interesante është zhvilluar mbrëmjen e së martës në pushimin e ndeshjes së basketbollit Vllaznia- Sigal Prishtina. Sportklub Vllaznia ka shfrytëzuar interesimin e madh të kësaj ndeshje për të nderuar 10 figura të shquara të sportit shkodran me titullin e lartë “Mirënjohja e Qytetit”, akorduar pak ditë më parë nga Këshilli Bashkiak Shkodër. Kuptohet që nuk ishte shumë e nevojshme për prezantim sepse emrat e tyre flisnin vetë.

Gara me biçikleta mes shkollave. Miraxh Aleti i pari

0

Një aktivitet shumë interesant ka qenë ai I garave me biçikleta për nxënësit e klasave të 9-ta dhe të 10-ta të shkollave të qytetit dhe të fshatrave përreth, organizuar paraditen e sotme nga Drejtoria Rajonale Arsimore në bashkëpunim me shoqatën e çiklizmit Vllaznia. Aktiviteti është organizuar me rastin e festimeve të 70 Vjetorit të Çiklizmit të vendit por edhe për përzgjedhjen e çiklistëve të ardhëm të Vllaznisë.

Qamil Bajrami kampion i Shqipërisë dhe mundësi më i mirë

0

Për herë të parë pas shumë vitesh, një mundës I Vllaznisë arrin të shpallet kampion kombëtar. Ka ndodhur kështu me mundësin Qamil Bajrami I cili në peshën 74 kilogramë ka sfiduar të gjithë kundërshtarët e tij duke zënë vendin e parë në këtë peshë. Kampionati kombëtar I mundjes së lirë është zhvilluar ditën e shtunë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit dhe ka patur një pjesmarrje të madhe sportistësh nga të gjithë ekipet e vendit.

Shefi Kroqi: Pallati i sportit gati për këtë ndeshje

0

Dita e djeshme ka qenë shumë intensive për punonjësit e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Ata janë marrë me rregullimet e fundit të ambjentit në mënyrë që gjithçka të ishte gati për takimin e sotëm. Përpos kësaj, ka mbërritur edhe tabela e re elektronike si dhe është kompletuar edhe njëra tribunë me stolat  e duhur. Për shefin e klubit shumësportësh Vllaznia Mark Kroqi, tashmë çdo gjë është gati për ndeshjen por ai nuk ka “harruar” të lërë disa porosi për tifozët shkodranë.

Prokuroria nis hetimin për parketin e pallatit të sportit

0

Prokuroria e Shkodrës do të merret edhe me një çështje që ka të bëjë me sportin dhe konkretisht me pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Parketi i këtij të fundit, i përfunduar vetëm dy javë më parë, ka filluar të çahet dhe vetëm brenda pak ditësh sipas punonjësve të pallatit, pritet të dalë krejtësisht jashtë përdorimit. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit shumësportësh Vllaznia kanë sinjalizuar Bashkinë Shkodër për këtë çështje dhe kjo ka njoftuar firmën ndërtuese që është marrë me shtrimin e tij.

Rikthehet hendbolli në Shkodër. Vllaznia merr pjesë në kampionat

0

Pas dy vitesh ndërprerje, sot ka rinisur sërish kampionati kombëtar i hendbollit. Këtë herë me pjesmarrjen e katër ekipeve, pikërisht Vllaznisë, Elbasanit, Tiranës dhe Flamurtarit. Java  e parë ka dhuruar sfidën e parë, atë në mes Vllaznisë dhe Elbasanit. Kjo ndeshje është zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është shoqëruar me mjaft rivalitet por në fund kanë qenë miqtë ata që kanë fituar me rezultatin e ngushtë 24-23.

Përfundon rikonstruksioni i “Qazim Dervishit”. Ekipet nisin stërvitjen

0

Rikonstruksioni I pallatit të sportit “Qazim Dervishi” më në fund ka përfunduar dhe nga dita e djeshme ekipet e lojërave me dorë kanë nisur stërvitjen në të. I pari që ka shkeluar në parketin e saposhtruar të tij, ka qenë ekipi I basketbollit të meshkujve të Vllaznisë. Trajneri Bledar Gjeçaj bashkë me sportistët e tij kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore duke u munduar të përshtaten sa më shpejt me ambjentin e ri ku do të luajnë ndeshjet zyrtare të Ligës Ballkanike. Pas ekipit të basketbollit të meshkujve, aty kanë zhvilluar seancat stërvitore edhe ai I femrave si dhe dy ekipet e volejbollit.

Tre taekondistë të Vllaznisë në kombëtare për Ballkaniadën

0

Javën e ardhshme në Maribor të Sllovenisë do të zhvillohet Kampionati Ballkanik i taekondosë për të gjitha grupmoshat. Në mes ekipeve të tjera pjesmarrëse, do të jetë edhe Shqipëria e cila do të marrë pjesë me një ekip të plotë. Në rradhët e kësaj kombëtareje do të jenë edhe tre sportistë të Vllaznisë si dhe trajneri i saj Elion Puka. Kështu, Jordi Gërçari do të marrë pjesë në garat e kadetëve (mosha 12-14 vjeç) në peshën +65 kg, Dea Tërbuni do të marrë pjesë në kategorinë junior (14-17 vjeç) në peshën -59 kg si dhe Ditmir Vodinaj do të marrë pjesë në kategorinë senior (të rritur) në kategorinë -74 kg.

Oneda Reçi dhe Eralda Zemanaj, fituese të Kupës në gjimnastikë

0

Dy gjimnaste të Vllaznisë kanë zënë vendet e para dhe janë shpallur fituese të Kupës së Shqipërisë në garat e zhvilluara dy ditë më parë në Tiranë. Bëhet fjalë për Oneda Reçin dhe Eralda Zemanajn. Njëra ka zënë vendin e parë me të rriturat dhe tjetra  me të reja. Në këtë Kupë kanë qenë disa gara që janë zhvilluar dhe fund sigurisht që janë shpallur edhe fituesit për shumëgarëshin ku Reçi ka arritur të grumbullojë 49.60 pikë me të rriturat duke i sfiduar të gjitha kundërshtaret e saj dhe ka merituar diplomën e vendit të parë.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI