Shkodër përcjell çiklistët për në Burrel. Nderohet ekipi i Vllaznisë
Paraditen e sotme çiklistët e 11 ekipeve pjesmarrëse të Rrethit të 71-të Çiklistik të Shqipërisë kanë lënë Shkodrën dhe kanë marrë rrugën drejt Burrelit për të nisur kështu etapën e dytë të tij. Para nisjes është zhvilluar edhe ceremonia e nderimit të fituesve të ditës së parë ku kanë marrë pjesë drejtuesit e Federatës Shqiptare të Çiklizmit si dhe ato të klubit shumësportësh Vllaznia që kanë akorduar edhe shpërblime për tre vendet e para.
Nis Rrethi i 71-të, Bruno Kola i 4-ti në etapën e parë
Me etapën Tiranë- Shkodër ka startuar sot Rrethi I 71-të Çiklistik I Shqipërisë. Në këtë Rreth marrin pjesë çiklistë të 11 ekipeve nga Shqipëria, Kosova, Mali I Zi, Maqedonia dhe Serbia. Ndër ekipet shqiptare natyrisht që merr pjesë edhe Vllaznia e drejtuar nga trajneri Sabetin Hoxha dhe me tre sportistët e rinj Bruno Kola, Riad Ferhati dhe Sabah Alija. Gara e sotme, ndonëse është zhvilluar në kushte atmosferike shumë të vështira me reshje shiu, çiklistët kanë pedaluar me një ritëm të lartë dhe në Shkodër kanë mbërritur për 2 orë e 15 minuta, me nje shpejtesi mesatare prej 41 kilometrash ne ore.
Kryebashkiaku Luka inspekton punimet në pallatin e sportit
Kryetari I Bashkisë Shkodër Lorenc Luka ka inspektuar punimet e bëra në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. I ndjekur edhe nga kryetari I komisionit të sportit në Këshillin Bashkiak Xhemal Bushati, inspektori I Bashkisë për sportin Beniamin Idrizi, ata kanë takuar shefin e klubit shumësportësh Vllaznia Mark Kroqi dhe janë njohur prej tij me punimet e bëra dhe me stadin ku ndodhen punimet e fundit në këtë impiant sportiv. Kryebashkiaku Luka është shprehur I kënaqur me investimin e bërë duke thënë se lojërat me dorë e meriton një gjë të tillë.
Vllaznia fituese e turneut ndërkombëtar “Nënë Tereza” në xhudo
Vllaznia në xhudo ka zënë vendin e parë në turneun ndërkombëtar “Nënë Tereza” që u zhvillua ditën e shtunë në Shkodër me pjesmarrjen e sportistëve nga 6 vende të Rajonit. Pas ndeshjeve shumë të forta, në fund të aktivitetit që ka zgjatur jo pak si pasojë e pjesmarrjes së madhe të sportistëve, janë shpallur edhe xhudistët më të mirë. Ekipi shkodran është vlerësuar si më i miri i këtij turneu sepse në fund të tij, ka marrë 9 medalje të arta me xhudistët e vet në kategoritë e ndryshme. Kështu vend të parë ka zënë Leonis Dushi i Vllaznisë në peshën 24 kilogramë për grupmoshën U-12, Arti Veseli në peshën 34 kilogramë po për këtë grupmoshë e po kështu edhe Luka Lukaj në peshën 38 kilogramë dhe Damian Çuni në peshën 42 kilogramë.
Xhudo, zhvillohet me sukses turneu ndërkombëtar “Nënë Tereza”
Edhe sporti është bashkuar me urimin e mirëseardhjes së Papës në Tiranë. Për këtë arsye, Akademia “Albania Xhudo Kodokan” e drejtuar nga i mirënjohuri Anton Shkoza, në bashkëpunim edhe me sportklub Vllaznia, kanë organizuar sot në Shkodër një turne ndërkombëtar në sportin e xhudos. Ai është emërtuar turneu “Nënë Tereza” dhe në të kanë marrë pjesë sportistë nga 6 vende të Rajonit dhe pikërisht nga Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria.
Nesër në Shkodër turneu ndërkombëtar “Nënë Tereza” në xhudo
Ditën e nesërme do të zhvillohet në Shkodër një turne ndërkombëtar në sportin e xhudos. Ai është emërtuar turneu "Nënë Tereza" dhe zhvillohet edhe në kuadër të vizitës së Papës në vendin tonë. Në këtë turne do të marrin pjesë sportistë nga 6 vende të Rajonit dhe pikërisht nga Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria. Zhvillimi i tij ishte menduar të bëhej në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" por për shkak të mospërfundimit të rikonstruksionit të tij, aktiviteti do të zhvillohet në palestrën e Universitetit "Luigj Gurakuqi". Turneu do të jetë i hapur për shumë mosha, duke filluar nga U-12 dhe duke përfunduar me të rriturit.
Mbaron shtrimi me parket i pallatit të sportit “Qazim Dervishi”
Shtrimi i parketit të pallatit të sportit “Qazim Dervishi” tashmë ka përfunduar. Ka ndodhur kjo që mbrëmë ndërkohë që ditën e sotme punëtorët janë marrë thjesht me rregullimin e pjesës sipërfaqësore të tij. Në pamje të parë duket se punimet e bëra kanë qenë cilësorë dhe parketi do ketë jetëgjatësi. Kjo natyrisht do ndikojë për mirë edhe tek sportistët në procesin stërvitor si dhe në ndeshjet zyrtare. Tashmë fusha e këtij pallati sporti është në përmasa më të mëdha pas shtimit të gjerësisë dhe gjatësisë duke plotësuar edhe kushtet e vendosura nga përfaqësuesit e Ligës Ballkanike, meqë Vllaznia do të marrë pjesë aty këtë sezon.
Dy notaret shkodrane Marku e Borshi, kampione me ekipe të tjera
Noti në Shkodër ka qenë traditë edhe për vetë historinë e këtij qyteti të rrethuar nga të katër anët prej ujërave. Por vitet e fundit nuk ka ndodhur kështu. Për këtë arsye, Vllaznia në këtë sport, pavarësisht shumë përpjekjeve nuk ka arritur asnjëherë të kthehet në elitë. Edhe disa sportistë cilësorë shkodranë që janë në qarkulli, detyrohen të garojnë për ekipet e qyteteve të tjera. Ka ndodhur kështu edhe në kampionatin e fundit kombëtar të zhvilluar dje në Tiranë ku Rovena Marku dhe Noel Borshi janë shpallur kampione të vendit me të rriturat duke mos përfaqësuar ekipin e Vllaznisë por ato të Teuta Swimming dhe të ekipit privat Tornado.
Kupa “Agim Tafili”, zhvillohet edicioni i tretë i saj
Për të tretin vit me rradhë, është zhvilluar kupa me emrin “Agim Tafili”, në nderim të legjendës së çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar. Aktiviteti I organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, edhe këtë vit ka patur mbështetjen e Komunës Berdicë, e cila ka respektuar në maksimum djalin e kësaj zone. Gara ka nisur paraditen e sotme në Tiranë dhe çiklistët kanë mbërritur në Shkodër në orët e mesditës.
Më 6 qershor edicioni i tretë i kupës “Agim Tafili”
Të shtunën e ardhshme do të zhvillohet edicioni I rradhës I kupës “Agim Tafili” në çiklizëm. Ky do të jetë edicioni I tretë I kësaj kupe, që zhvillohet në nderim të legjendës së këtij sporti të ndarë nga jeta pikërisht tre vite më parë. Federata Shqiptare e Çiklizmit nuk ka hequr dorë nga organizimi I saj pavarësisht vështirësive financiare dhe sapo I është hapur fondi nga Ministria përkatëse, menjëherë ka vendosur që më 6 gusht ta zhvillojë atë. Itinerari I kësaj gare do jetë ai Tiranë- Shkodër dhe në të do të marrin pjesë sportistët më të mirë të vendit.