Hoxha: Po mundohem të rikthej Vllazninë e madhe në çiklizëm

0

Çiklizmi shkodran po kalon një moment aspak të mirë megjithatë në këto momente, një ish-sportist I Vllaznisë së viteve ’80, Sabaudin Hoxha, ka marrë përsipër një mision të ëvshtirë për ringritjen e tij. Në një intervistë për gazeten shkodrasport.com, ai ka bërë publike edhe vështirësitë që po hap për ringritjen e këtij ekipi. Pengesat janë të mëdha, që nga mungesat e bazës materiale, trafiku I rënduar në të cilin stërviten sportistët e shumë gjëra të tjera, thotë trajneri Hoxha për gazetën.

Franc Ashiku zë vendin e dytë në kampionat, është nënkampion

0

Shahisti i talentuar shkodran Franc Ashiku ka zënë vendin e dytë dhe është shpallur nënkampion i Shqipërisë në garat e kampionatit kombëtar individual të zhvilluar ditët e fundit dhe në të cilin kanë marrë pjesë shahistët më të mirë të vendit. Rivaliteti ka qenë i madh megjithatë Ashiku ia ka dalë me sukses të lërë pas disa emra të njohur të këtij sporti si Aleksander Paci, Shkëlqim Çela, Eglantina Shabanaj, Lorenc Rama, Rozana Gjergji etj.

Elsajed Guri, edhe sporti i mundjes nxjerr kampionë në Shkodër

0

Përveç basketbollit, në Shkodër ka edhe të tjerë kampionë. Një ndër ta është edhe mundësi 17 vjeçar Elsaed Guri I cili pak ditë më parë, në kampionatin e moshës së tij përveçse ka dalë kampionë, është vlerësuar edhe si sportisti më I mirë I Shqipërisë. Në një intervistë për gazetën www.shkodrasport.com, Guri që është pjestar I familjes së njohur që ka nxjerrë kampionë të mëdhenj në këtë sport, shpreh ëndërrat e tij për karrierën në vazhdim. "Suksesi në kampionatin e fundit ku u shpalla kampion në peshën time dhe u vlerësova si sportisti më i mirë i aktivitetit, ma kanë shtuar dëshirën për të bërë gjëra të mira edhe në të ardhmen. Kuptohet që ëndërra ka shumë por unë kam një dëshirë të madhe: të bëhem kampion bote si kushëriri im- Elis Guri"- ka thënë Elsaedi.

Xhovani Shkoza medalje ari në turneun ndërkombëtar të Kroacisë

0

Xhudisti i Vllaznisë Xhovani Shkoza ka zënë vend të parë dhe ka marrë medalje ari në turneun ndërkombëtar të xhudos të zhvilluar sot në Split të Kroacisë. Turneu i emërtuar "Mario Zebiç" ka shënuar një pjesmarrje të madhe sportistësh nga shumë shtete të Ballkanit por edhe ekipe të tjera europiane. Shqipëria është përfaqësuar në të me tre sportistë. Kështu Reoland Vasija duke konkurruar në peshën 46 kg ka zënë vend të dytë me tre ndeshje të fituar dhe një të humbur në finale. Damian Çuni ndërkohë në peshën 38 kg ka zënë vend të tretë me dy ndeshje të fituar dhe një të humbur duke marrë kështu medalje bronzi.

Rama premtim para Erkandit: Do ndërtojmë Parkun Olimpik

0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me sportistët në Kryeministri, ku u prezantua edhe mjedisi i ri stërvitor për peshëngritësit dhe mundësit si dhe Parku Olimpik i Tiranës.Keshtu raporton ATSH ne nje lajm te dites se sotme.“Dyert e kësaj godine u hapën sot për kampionë të mëdhenj, për talente që do të jenë kampionë në të ardhmen, dhe për të gjithë ata që në rolin e drejtuesve të Federatave, në rolin e mësuesve të tyre, të prindërve, janë këtu sot bashkë me ne drejtuesit e sotëm të këtij vendi që kemi vendosur ta bëjmë sportin një nga instrumentat e rëndësishëm të rilindjes së vendit dhe ripërtëritjes së shoqërisë.

Vllaznia fituese e turneut ndërkombëtar të xhudos

0

Vllaznia është shpallur fituese e turneut të gjashtë ndërkombëtar të xhudos, zhvilluar ditën e shtunë në Shkodër. Ky ka qenë turneu më I madh I zhvilluar ndonjëherë, me pjesmarrjen e sportistëve nga Kroacia, Mali I Zi, Maqedonia, Kosova si dhe të ekipeve të Vllaznisë dhe Vau Dejësit. Të pranishëm në këto ndeshje kanë qenë plot 220 sportistë e kjo tregon për konkurrencën e madhe që ka patur në ndeshjet e zhvilluara.

Më 19 prill turne i gjashtë ndërkombëtar i xhudos në Shkodër

0
Edhe këtë vit në Shkodër do të zhvillohet turneu ndërkombëtar në sportin e xhudos, I emërtuar kupa “Vllaznia”. Ky do të jetë edicioni I gjashtë I kësaj kupe që nga viti në vit, po njeh pjesmarrje gjithnjë e më...

Taekondoja nesër kampionatin. Vllaznia hyn me pretendime

0

Ditën e nesërme në Tiranë do të zhvillohet kampionati kombëtar i taekondosë. Krahas ekipeve të tjerë, në të do të marrë pjesë edhe Vllaznia taekondo, madje me një ekip shumë të kompletuar, në përbërje të të cilit do të jenë plot 27 sportistë nën drejtimin e trajnerit Elion Puka. Madje ky i fundit do të konkurojë edhe si sportist me objektiv shpalljen kampion. Edhe si ekip shkodranët do kenë pretendime aq më tepër pas fitimit të Kupës së Shqipërisë pak muaj më parë. Pas atij suksesi, puna ka vazhduar me intensitet dhe prandaj trajneri Puka është i bindur se paraqitja e Vllaznisë do jetë e një shkalle të lartë pavarësisht konkurrencës së fortë që pritet të ketë në këtë kampionat.

Bashkia Shkodër 70 milionë lekë për pallatin e sportit “Qazim Dervishi”

0

Bashkia Shkodër do të investojë plot 70 milionë lekë të vjetra për rikonstruksionin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” gjatë vitit 2014. Një shifër kjo e konsiderueshme kur kemi parasysh se I gjithë buxheti I shtetit shqiptar për investimet në sport për këtë vit, do jetë vetëm 200 milionë lekë. Lajmi konfirmohet nga drejtori I klubit shumësportësh Vllaznia Mark Kroqi, në një intervistë për gazetën www.shkodrasport.com kur thotë:

Klubit Vllaznia i shtohet edhe ekipi i taekondosë

0

Shkodrës dhe Klubit Shumësportësh Vllaznia I shtohet edhe një sport tjetër. Bëhet fjalë për sportin e taekondosë që futet në artet marciale. Disa shkodranë kishin kohë që ushtronin këtë sport por vetëm në Tiranë sepse në qytetin e tyre nuk kishte një ekip. Megjithatë tashmë kjo është bërë realitet. Për të bërë prezantimin e trajnerit të ri të Vllaznisë dhe të prioriteteve të punës së tij, kishte mbërritur nga Tirana drejtori teknik I Federatës Shqido taekondosë, Bujar Caushi. Në një prononcim për gazetën www.shkodrasport.com, ai është shprehur:

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI