Vasia e Dushi, dy medalje ari nga xhudistët në “Mladost Cup 2014”

0
Dy xhudistë shkodranë, pikërisht Reoland Vasia e Leonis Dushi, kanë zënë vende të para dhe kanë marrë medalje të arta në turneun ndërkombëtar të moshave të zhvilluar ditët e fundit në Podgoricë të Malit të Zi. I emërtuar "Mladost...

Ruzhdi Muriqi- trajneri i madh i çiklizmit “In Memoriam”

0
Shkodra dhe shkodranët I kanë dhënë lamtumirën e fundit sot Ruzhdi Muriqit, ish- çiklistit dhe ish-trajnerit të njohur të Vllaznisë të ndarë nga jeta një ditë më parë në moshën 68 vjeçare. Ruzhdi Muriqi kishte 2-3 vite që vuante...

Palestra e mundjes gati. Mungon tapeti por ai premtohet nga Federata

0
Sporti i mundjes në Shkodër ka qenë një ndër më elitarët në vite. Ai na ka dhuruar shumë kampionë të mëdhenj, madje nga rradhët e këtij sporti ka dalë edhe një kampion bote. Prej vitesh, sportistë e trajnerë kanë...

Shumësportëshi i Vllaznisë bën 40 milionë firo për vitin 2014

0

Katër milionë lekë më pak do të ketë “Sport Klub Vllaznia” për vitin 2014. 31.9 milionë lekë do të ketë shumësportëshi në Shkodër për këtë vit. Në 2013-ën shuma totale ishte 36 milionë lekë. Ky është buxheti i miratuar nga Këshilli i Bashkisë së Shkodrës. Basketbolli është sporti që ka buxhetin më të madh, për të cilin janë përcaktuar 5.1 milionë lekë. Më tej renditet volejbolli me 4.1 milionë lekë dhe në vendin e tretë është boksi me 2.9 milionë lekë. Të tria këto sporte janë në Grupin A, bashkë me atletikën që ka 2.7 milionë lekë dhe peshëngritjen që ka 2.1 milionë lekë, si dhe gjimnastika me 600 mijë lekë.

Nis puna për aspirimin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”

0

Pas shumë pritjesh, më në fund ka nisur puna për të kryer procesin e aspirimit dhe kondisionimit të pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Klubi shumësportësh Vllaznia ka shpallur fituesin e tenderit dhe firma fituese e tij ka nisur menjëherë nga puna për zbatimin e këtij projekti. Thuajse është kryer gjysma e punës deri tani teksa janë vënë tubat e aspirimit në njërën anë të fushës dhe tashmë do bëhet edhe në anën tjetër. Ajo që mbetet është edhe vënia në punë e gjeneratorëve që do thithin ajrin e ambjentit Brenda. Gjërat duket se po shkojnë mbarë dhe mendohet që për një periudhë 10 ditore, I gjithë ky proces të mbyllet dhe më pas gjërat do jenë në rregull.

Komiteti Olimpik, mbledhja e parë e kryesisë zhvillohet në Shkodër

0

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar sot në Shkodër mbledhjen e parë të Komitetit Ekzekutiv për vitin 2014. Ka qenë insistimi I anëtarit të kësaj kryesie, Gjergj Leqejza, që e ka mundësuar këtë mbledhje në qytetin tonë. kanë marrë pjesë në këtë mbledhje të gjithë anëtarët e kryesisë të cilët kanë diskutuar në lidhje me pikat e rendit të ditës. Ai që ka hapur mbledhjen, ka qenë presidenti I Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, I cili ka shpjeguar se olimpizmi shqiptar do t’I hedhë sytë në mbështetje të sportistëve cilësorë shkodranë.

Klubi Vllaznia shpall “10 sportistët më të mirë të vitit 2013”

0

Klubi sportiv Vllaznia ka shfrytëzuar finalet e Kupës së Shqipërisë në basketboll për të shpallur 10 sportistët dhe 3 trajnerët më të mirë të tij për vitin 2013. Atmosfera ka qenë shumë entuziaste teksa ceremonia në fjalë është zhvilluar pikërisht para nisjes të finales së meshkujve. Sipas vleresimit të bërë nga trajnerë dhe sportistë, fitues të kësaj ankete për këtë vit kanë qenë basketbollistët Gjon Ndoja dhe Ingrid Dashja, volejbollistët Nikolin Qafarena dhe Ana Gjelaj, atleti Izmir Smajlaj, xhudisti Luigj Shkoza, gjimnastja Abeliana Bregu, boksierët Asmer Bilali dhe Nelson Hysa si dhe peshëngritësi Erkand Qerimaj.

Ceremonia e “10 sportistëve më të mirë 2013 ” më 21 dhjetor

0

Pas emocioneve të provuara mbrëmjen e së shtunës në ndeshjen e basketbollit Vllaznia- Kamza Basket, sportdashësit shkodranë do të kenë mundësi të provojnë të njëjtat emocione edhe në datat 19-21 dhjetor. Kjo ngaqë Federata Shqiptare e Basketbollit siç dihet ka vendosur që gjysmëfinalet dhe finalet e Kupës së Shqipërisë në basketboll si për meshkuj ashtu edhe për femra, do të luhen pikërisht në Shkodër. Kështu, më datë 19 do të zhvillohen gjysmëfinalet e meshkujve. Vllaznia do të luajë ndaj Apolonisë ndërsa ndeshja tjetër është Kamza Basket- Tirana.

Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë në taekondo për të rritur

0

Ekipi i Vllaznisë në taekondo për të rritur, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në garat e Kupës së Shqipërisë të zhvilluar dy ditë më parë në Tiranë.Një sukses i merituar i këtij ekipi që tregon për punën shumë të mirë që sportistat e tij kanë bërë nën drejtimin e trajnerit Elion Puka. Ekipi shkodran mori pjesë në këto gara me 17 sportistë të kategorive të ndryshme dhe thuajse të gjithë kanë arritur rezultate shumë të mira. Në total janë zënë katër vende të para, gjashtë vende të dyta dhe shtatë vende të treta. Kështu, në kategorinë senior (17-35 vjeç) morën pjese Ditmar Hamja -68 kg që zuri vendin e 2-te ,Ditmir Vodinaj -74 kg që zurivend i 1-re, Florian Qallija -80 kg vend i 2-te, Gezim Ferhati + 87 kg vend i 1-re.

Të shtunën Kupa e Shqipërisë në taekondo. Është edhe Vllaznia

0

Ditën e shtunë në Tiranë do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë në sportin e taekondos. Siç dihet, prej disa kohësh ekziston edhe në Shkodër një ekip i tillë dhe kjo falë punës shumë të mirë që ka bërë trajneri Elion Puka. Pikërisht ky ekip ka kohë që përgatitet për aktivitetin e rradhës dhe Vllazninë do ta përfaqësojnë plot 16 sportistë, të kategorisë së rritur dhe të vegjël. Kështu, ne kategorinë senior (17-35 vjeç)do marrin pjese: Ditmar Hamja -68 kg, Ditmir Vodinaj -74 kg, Florian Qallija -80 kg, Gezim Ferhati + 87 kg. Nga kategoria e junior (14-17 vjeç) do marrin pjese Dea Terbuni -55kg dhe Samuel Smajli -55 kg.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI