Xhovani Shkoza medalje ari në turneun të Podgoricës
Xhudisti Xhovani Shkoza ka zënë vendin e parë në peshën e tij dhe ka merituar medalje ari në turneun ndërkombëtar të moshave të zhvilluar sot në Podgoricë të Malit të Zi. Njëkohësisht ky sportist është vlerësuar me një kupë të veçantë edhe si sportisti më i mirë i kategorisë U-15. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë sportistë nga shumë vende të Rajonit. Ka patur një konkurrencë të fortë dhe nivel të lartë pjesmarrje.
Franc Ashiku shpallet kampion me Butrintin e Sarandës
Shahisti i talentuar shkodran Franc Ashiku dy ditë më parë është shpallur kampion i Shqipërisë duke qenë pjesë e ekipit të Butrintit të Sarandës. Ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke i dhuruar këtij ekipi maksimumin e pikëve. Mjafton këtu të themi se në 11 turet e kampionatit, ai ka marrë 10.5 pikë, pra 10 fitore dhe vetëm 1 barazim duke qenë sportisti me numrin më të madh të pikëve të grumbulluara. Ashiku ka përfaqësuar Butrintin pas ofertës së bërë nga drejtuesit e këtij klubi, edhe për atë se Vllaznia këtë vit nuk ka marrë fare pjesë në kampionatin kombëtar ekipor.
Xhovani Shkoza medalje ari në turneun ndërkombëtar të Cetinjës
Shumë e suksesshme ka rezultuar pjesmarrja e xhudistëve të Albania Judo Kodokan në një turne shumë të rëndësishëm ndërkombëtar të zhvilluar ditën e shtunë në Cetinjë të Malit të Zi. Xhudistët shkodranë kanë marrë pjesë me ftesë të klubit "Crnogorac" në turneun e 7-të ndërkombëtar të zhvilluar në këtë qytet.
Paraqitje e mirë e xhudistëve shkodranë në Kroaci
Iltjan Nika, 18 vjeçari nga Puka, i treti në Botë në çiklizëm
Një grup i madh çiklistësh ndodheshin pas vendit të dytë të fituar, Mads Pedersen por garën e forcës në sekondat e fundit e fitoi shqiptari.Ky natyrisht që është një sukses i madh për këtë sportist por edhe për çiklizmin shqiptar sepse Nika ka përfaqësuar vendin tonë në këtë Botëror duke e nderuar atë.