Nesër në Vau Dejës Asambleja e Jashtëzakonshme e Xhudos
Në Vau Dejës do të zhvillohet neser ne oren 10.00 Asambleja e Jashtëzakonshme e Federatës Shqiptare të Xhudos. 3 ekipe të drejtuara nga Anton Shkoza të cilat kanë edhe ato të drejtë vote për të përcaktuar drejtuesit, nuk u...
1 MILIONË KLIKIME, REKORDET E SHKODRA SPORT VAZHDOJNË
Ka qenë fundshtatori i vitit 2011 kur e ndërmora këtë inisiativë. Një gazetë online i duhej Shkodrës dhe sportit shkodran për më tepër që çdo ditë e më tepër tashmë komunikimi dhe çdo gjë tjetër po e bëjnë internetin...
Xhudistët tanë dy medalje ari në turneun “Fuat Gashi” të Prishtinës
Ditën e sotme në Prishtinë është organizuar turneu "Fuat Gashi" në sportin e xhudos. Ky ka qenë një turne ndërkombëtar ku kanë marrë sportistët më të mirë të moshave të të gjithë vendeve të Ballkanit. Në të është përfaqësuar...
Dy medalje nga xhudistët shkodranë në turneun e Kroacisë
Ditën e shtunë është zhvilluar në Kroaci një turne ndërkombëtar i moshave në sportin e xhudos. Bëhet fjalë për edicionin e 13-të të këtij turneu që mban emrin "Mario Zebiç". Krahas sportistëve nga shumë vende të Europës dhe Botës,...
Elion Puka vend të parë në turneun ndërkombëtar të taekondosë
Sportisti Elion Puka i Vllaznisë (mban njëkohësisht edhe postin e trajnerit të këtij ekipi), ka bërë një tjetër paraqitje të mirë. Në takimin ndërkombëtar të zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë, ai ka zënë vendin e parë në peshën 87 kg duke marrë dhe medaljen e artë të dhënë nga organizatorët. Sigurisht që ky është një sukses për taekondonë shkodrane sepse në këtë turne kanë marrë pjesë sportistë nga Mali i Zi, Greqia, Kosova dhe të gjitha ekipet e Shqipërisë. Ai ka mundur në finale një sportist të Kosovës me rezultatin 4-1.
10 ekipe të xhudos kërkojnë Asamble të Jashtëzakonshme
Problemet në sportin shqiptar me dualizmin në mes Federatave përkatëse duket se do vazhdojnë. Pas problemeve të shfaqura në disa Federata, tashmë duket se të njëjtat probleme, do të ketë edhe ajo e mundjes. Problemet e lindura që pas...
Vllaznia me 8 sportistë në takimin ndërkombëtar të taekondosë nesër në Tiranë
Ekipi i Vllaznisë në taekondo do të marrë pjesë me 8 sportistë në takimin ndërkombëtar që do të zhvillohet nesër në Tiranë. Kështu në peshën 45 kg për kadet do konkurrojë Sead Shkreli, në peshën 59 kg për junior do marrë pjesë Samuel Smajli, në peshën 68 kg senior do jetë Ditmir Vodinaj, në peshën 74 kg senior Harmens Kalaja. Ndërkohë në peshën 68 kg senior do konkurrojë Dorad Ulqinaku, në peshën 74 kg senior edhe Ditri Ahmetaj, në peshën 80 kg senior Besmir Qershija dhe në peshën 87 kg për senior do konkurrojë trajneri- sportist Elion Puka.
SHKODRA SPORT mbërrin 900 mijë klikime, rekordet vazhdojnë
Mbrëmë numri i klikimeve në SHKODRA SPORT ka mbërritur në 900 mijë. Sigurisht që është një REKORD. Një numër i tillë është arritur vetëm 19 muaj nga hapja e kësaj gazete online. Moda e të tilla gazetave tashmë është çdo ditë e më tepër në lulëzim prandaj dhe jemi të kënaqur që ideja jonë është përkrahur. Gjatë këtyre 19 muajve, 900 mijë klikimet e faqes sonë tregojnë se tashmë kemi një numër sportdashësisht që na ndjekin rregullisht. Madje për një pjesë të tyre, klikimi i SHKODRA SPORT është kthyer në një "sëmundje të përditshme".
Mundësit shkodranë 4 vende të para në kampionatin e moshave
Në datat 26 dhe 27 prill është zhvilluar kampionati kombëtar i mundjes për paratërinj dhe shkollorë. Vllaznia ka marrë pjesë në këtë kampionat me një përbërje të plotë sportistësh të drejtuar nga trajneri Nazmi Elezi. Në kampionatin e paratërinjve, ekipi shkodran është përfaqësuar me 10 sportistë dhe pikërisht me: Amir Hebovija 42 kg, Ermal Muliu 54 kg, Dashnor Koka 58 kg, Maldin Camaj 63 kg, Engin Krasniqi 63 kg, Emanuel Deda 69 kg, Adnan Guri 76 kg, Ardis Hebovija 85 kg, Eqerem Shega-85 kg, Elton Fusha 96+ kg.
Franc Ashiku i Vllaznisë, shahisti më i mirë i gjysmëfinaleve
Ditët e fundit janë zhvilluar gjysmëfinalet e kampionatit kombëtar individual të shahut. Në këtë tur, ka patur një interesim të madh të shahistëve nga të gjithë ekipet e vendit teksa kanë qenë pjesmarrës plot 56 vetë. Ata kanë luftuar...