Elion Puka i Vllaznisë kampion i Shqipërisë në taekondo
Elion Puka: Edhe në Shkodër e duan sportin e taekondosë
Ardit Vorfa: Kthehem për të ringritur ekipin e Vllaznisë
“U riktheva dhe një herë me objektiva të qarta për veten dhe për skuadrën time të zemrës, Vllazninë, - ka deklaruar ai për mediat sportive të ditës. - Si ish-kapiten i kësaj skuadre them se kemi forca të ia rikthejmë dhe një herë emrin e madh që ka Vllaznia në këtë sport.
Xhudistët shkodranë 5 medalje në turneun ndërkombëtar ë Mitrovicës
Gëzim Mema: Kthimi i klubit në shoqata, do jetë “vdekje-prurës”
Për 12 vjet me rradhë ka drejtuar klubin shumësportësh Vllaznia. Gëzim Mema, ish-shefi i tij ndjehet krenar për sukseset që ka patur. Flet me shumë respekt edhe për pasardhësin e tij- Mark Kroqin dhe ka bindjen e plotë se do ta çojë edhe më përpara atë. Megjithatë, duke folur në një intervistë ekskluzive për gazetën online shkodrasport.com, Mema ka folur edhe për momentet e lumtura të punës së tij por edhe ato më të vështirat. Ja intervista e plotë e tij:
Xhovan Shkoza medalje ari në turneun e Podgoricës
Xhudisti shkodran Xhovan Shkoza është nderuar me medalje të artë në Turneun Ndërkombëtar të zhvilluar sot në Podgoricë të Malit të Zi. Ai ka zënë vendin e parë në peshën e tij, atë 55 kilogramë duke zhvilluar 4 ndeshje dhe duke i fituar të gjitha. Ky ka qenë një sukses i veçantë për xhudistët e klubit Vllaznia të cilët u përfaqësuan denjësisht në këtë turne shumë të rëndësishëm ku kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e shteteve të Ballkanit dhe më gjerë. Sipas informacionit që jep për gazetën online www.shkodrasport.com trajneri i ekipit tonë kombëtar Anton Shkoza, paraqitja e sportistëve tanë ka qenë shumë e mirë.
“Shkodra në ski” por garat bëhen në Kolashin
Opinion nga Dr. Leonidha Pepo
Sa herë ka ngjarje të rëndësishme të sportit të mrekullueshëm të skive, më shtyn në mënyrë të vetvetishme dhe më vonë më rritet dëshira të shkruaj diçka, aq më tepër për entuziazmin që krijoi gara e skive, nën slloganin “Shkodra, në ski”. Veprimtaria ishte organizuar nga klubi “Vllaznia”, në bashkëpunim me Federatën e Skive të Shqipërisë, si dhe nga shoqata “Shkodra-Ski”.
Mark Kroqi emërohet shef i klubit shumësportësh Vllaznia
Klubi shumësportësh Vllaznia tashmë e ka një drejtues. Ai është Mark Kroqi, ish-volejbollisti I njohur I tij dhe I ekipit kombëtar. Gazeta jonë e kishte publikuar prej disa ditësh këtë gjë por në fakt vetëm sot është zyrtarizuar. Ka qenë nënkryetari I Bashkisë Shkodër Ritvan Troshani ai që ka mbledhur administratën e klubit dhe ka prezantuar para tyre shefin e ri të tyre. Një emërim I tillë sigurisht që është mirëpritur nga të gjithë sepse Kroqi është një figurë shumë e njohur dhe me reputacion. Duke folur për gazetën “Shkodra Sport” në të parin prononcim në detyrën e tij të re, ai ka thënë: