Berdica përjetëson emrin e Agim Tafilit
Berdica I ka bërë një tjetër nderim birit të saj, mjeshtrit te çiklizmit shqiptar Agim Tafili duke I vënë shkollës së fshatit të tij të lindjes Berdicë e Siperme, emrin e tij. Premtimi I bërë nga kryetari I kësaj komune Besnik Brahimi majin e vitit të kaluar gjatë zhvillimit të kupës “Agim Tafili” është bërë realitet pikërisht ditën e djeshme me rastin e njëvjetorit të vdekjes së tij. Vendimi I këshillit të kësaj komune ka qenë unanim për vënien e emrit shkollës së këtij fshati dhe ceremonia është zhvilluar pikërisht mesditen e djeshmme.
Klubi Shumësportësh Vllaznia, ja sa lekë merr secili sport
Zbardhen shumat e parave që do të përfitojë secili sport gjatë vitit 2013. Kjo është marrë vesh pas miratimit të buxhetit të Bashkisë Shkodër, në të cilën është miratuar edhe buxheti për klubin shumësportësh Vllaznia. Nëse për klubin e futbollit, do kalohen vetëm 200 milionë lekë të vjetra për këtë vit, për shumësportëshin shuma që do subvencionojë Bashkia do jetë 360.056 milionë lekë të vjetra. Nga kjo shumë, 88.890 milionë lekë do shpenzohen për pagat e administratës së këtij klubi, 14.48 milionë për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Shumësportëshi shkodran, viti 2012 rezulton i mbarë për të
Nesër mbyllet një vit. 2012-a lihet pas dhe kuptohet që në këtë periudhë, bëhen edhe analizat. E gjithçkaje që ka ndodhur në 365 ditët e tij. Kuptohet që tek futbolli nuk ke se çfarë analizon por tek klubi shumësportësh Vllaznia gjërat kanë qenë ndryshe. Sukseset nuk kanë munguar. Në disa sporte, ekipet e këtij klubi kanë qenë pararojë. Në kry si gjithnjë është boksi që këtë vit siguroi titullin e 18-të kampion në 20 kampionate të zhvilluara. Përveç titullit si ekip, edhe gjashtë tituj si individ, duke filluar nga Rexhildo Zeneli, Ronildo Piranej, Fatjon Arapi, Kristian Shytani, Kristian Demaj dhe Nelson Hysa.
Maliq Dervishi fitues i turneut të tenisit “Shkodra Indoor 2012”
Tenisi është një sport jo dhe aq shumë i njohur në vendin tonë, por në Shkodër ka jo pak pasionantë të tij. Jo më kot ekziston edhe nje shoqate qe merret me promovimin e tij, pikerisht “Shkodra Tenis”. Ka qenë kjo shoqatë që në bashkëpunim edhe me "Creative City", ka organizuar edicionin e rradhes te turneut “Shkodra Indoor 2012”. Në të kanë marrë pjesë 28 tenistë nga Shkodra por edhe të ardhur nga Ulqini. Madje, keta te fundit jo më kot shpallen shpeshhere edhe fitues pasi kane nivel me te larte ngaqe e ushtrojne kete sport prej vitesh.
Vllaznia shpall “14 sportistët më të mirë të vitit 2012”
Sot pasdite në ambjentet e “Granda Hotel Europa”, në Shkodër klubi shumësportësh dhe klubi I futbollit Vllaznia, kanë organizuar dhënien e çmimeve për lojtarët më të mirë të vitit 2012 në gjithë displinat e sportive. Në fakt nuk kanë qenë 10 sportistë të evidentuar si më të mirët por ky numër ka ardhur duke u zgjeruar dhe janë përzgjedhur 14 më të mirët. Paksa e ekzagjeruar sepse një anketë e tillë humb edhe origjinalitetin e saj sepse gjithmonë ndër vite janë zgjedhur 10 më të mirët.
Shkodra Sport shpall “10 sportistët më të mirë të vitit 2012”
Edmir Frroku, një Kampion Europe në mundjen e krahut
Shkoza: Zgjedhjet e Federatës së Xhudos, duhet të ribëhen
Një nga njerëzit që ka themeluar sportin e xhudos në vendin tonë, një nga aktivistët dhe propoganduesit më të mëdhenj të tij, është shfaqur shumë I shqetësuar dje. Anton Shkoza, njeriu që mban titullin mjeshter 6 Dan, është ndjerë I fyer nga drejtuesit aktualë të Federatës Shqiptare të Xhudos për mosthirrjen në Asamblenë Zgjedhore të zhvilluar tre ditë më parë ndonëse ai mban postin e presidentit të nderit të kësaj Federate.